Reuters: Lumi Drin shpëton Shqipërinë nga kriza globale

28 Prill 2026, 17:50Sociale TEMA
Reuters: Lumi Drin shpëton Shqipërinë nga kriza globale

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme ka tronditur tregjet globale të energjisë dhe ka çuar çmimet në nivele rekord, mbrojtja e Shqipërisë po vjen nga malet në veri të vendit.

Lumi Drin, i fryrë nga shirat e dimrit dhe shkrirja e borës, po shërben si një mburojë natyrore.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Shqipëria është një shembull se si vendet me prodhim më të lartë të energjisë së rinovueshme janë mbrojtur nga rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë elektrike që kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan Iranin më 28 shkurt.

Ekspertët e shohin këtë si një trashëgimi që duhet mbrojtur. Gjergji Simaku ekspert energjie dhe ish-zv.ministër i Energjisë shprehet për “Reuters” se e ardhmja e energjisë duhet parë të energjia e rinovueshme.

“Unë e shoh të ardhmen e Shqipërisë te burimet e rinovueshme. Ne duhet të zhvillohemi në këtë mënyrë, vetëm përmes burimeve të rinovueshme, sepse ka shumë përfitime, rritim sigurinë e furnizimit dhe, mbi të gjitha, reduktojmë koston e prodhimit të energjisë elektrike, ndërkohë që pjesa tjetër e botës është e ekspozuar ndaj rritjes së kostove për shkak të krizës me Iranin”, tha eksperti Gjergji Simaku.

Ministria e Energjisë, në një deklaratë për Reuters thotë se mbështetja e madhe e Shqipërisë te energjia e rinovueshme ka luajtur një rol vendimtar në zbutjen e efekteve më të rënda të krizës, dhe  pothuajse 90% e prodhimit vendas vjen nga hidrocentralet dhe 10% nga impiantet fotovoltaike, si ai i Karavastasë.

Kjo do të thotë se Shqipëria nuk është drejtpërdrejt e ekspozuar ndaj rritjes së çmimeve të fosileve si vendet që varen nga gazi ose qymyri.

Por, medalja ka edhe një anë tjetër. Kur nevojat rriten, vendi detyrohet të importojë energji të shtrenjtë fosile ose të mbështetet te projektet e debatueshme, siç janë anijet prodhuese të energjisë në Vlorë, por ato kanë hasur në rezistencën e fortë të banorëve vendas.

“Ne protestuam sepse nuk ishim dakord me ato anije në portin tonë. Kostoja e prodhimit ishte e lartë dhe ndotja që ato shkaktonin ishte e papranueshme për qytetin”, tha Vangjel Dako, një banor i Vlorës.

Analistët ndërkombëtarë thonë se energjia e rinovueshme ka shpëtuar Shqipërinë nga ‘gropa’ ku ranë Gjermania apo Italia, por varësia e plotë nga moti mbetet pika më e dobët në afatgjatë nëse nëse vjen një vit i thatë.

Ky shqetësim ngrihet edhe në Planin Kombëtar të Përshtatjes 2026-2036, ku sektori i Energjisë, mban 20% të totalit të faturës financiare të përshtatjes ndaj klimës, me një vlerë prej 1.9 miliardë dollarë, nga 9.8 miliardë dollarë që duhet të investojë Shqipëria në total për të përballuar përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Ky sektor mbetet jetik për sigurinë kombëtare, duke pasur parasysh varësinë tonë nga burimet ujore.

INVESTIMET PËR PERSHTATJEN NDAJ KLIMËS

TOTALI                 9.8 MILIARDE USD

ENERGJIA            1.9 MILIARDE USD

21 Komente

  1. B
    Banori qe iu mor toka pa e pyetur dhe pa pagese

    Kjo eshte e vertete, po ashtu sic eshte e vertete qe shumica e atyre banoreve qe bene kurban tokat, shtepite, e varret e te pareve ne basenet e ujembledhesve te atyre hidrocentraleve sot paguajne kamate dysfish se nuk kane pasur mundesi te paguajne dritat ne vend qe te ishin aksionere. Kjo eshte nje shembull se si pasuria e tyre u be mallkimi i tyre ndesa pushtetaret majmen e vene miliona edhe fale vleres qe ato hirdocentraleve prodhojne.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Sikur kemi edhe ca naftë ne apo është harruar?

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Ajo lloj nafte duhet rafinuar, e nuk ke asnje mundesi te tille. Tjetra ane eshte se Sali efendiu ka bere kontrata mbi keto lloj pasurish ne emer te shqiptareve, e ne rasti konkret, ç'fare do lloj kompanie te jete mbi puset e kontraktuar, shqiptareve nuk u ngelet asnje kacidhe, e po veprove ndryshe, do paguash qimet e kokes ne arbirtrazh.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edi

          Sa i zgjuar je mor aman ! Gjith kjo zgjuarsi te vjen ngaqe e mban koken ne byth te Rama hajdutit, prandaj. Kontrata mund te prishet cdo monent se ka mbaruar si konttate , dhe plus qe kompania Banjers thote we del me humbje . Mirepo ne Kalitalizem po dole me humbje kakon ne faliment dhe te mbyllet buznrdi Ndaj ajo kontrate mund te mbyllet ne cdo kohe , por nuk do Rama hajduti Dhe ate kontrate e ka bere Nano hajduti , jo Saliu. Dhe sa per naften qe do rafinuar esht e thjesht fare te ndertohet nje rafineti ne Shqipeti dhe cdo gje zgjitdhry

          Përgjigjjuni
          1. p
            pjeter

            Mua me rrun topet ti e Rama bashke me ty,prishen kontratat sipas asaj rradakes sate, se ne arbitrazh jane paguar qindra miliona euro nga xhepat e shqiptareve pikerisht per ato lloj prishje kontrate prej idioti, dhe jane akoma qindra pezull me procese akoma aktive. Ti dukesh qe te shperthejne nga poret dijet, sidomos se si jane raportet e funksionet aktuale te shtetit, prandaj shprehesh me kaq kompetence. Paçavuret qe ka bere rtumpallizmi berishjan jane pasoja miljarda dollaresh per xhepat e shiptareve per shume vite ne vazhdim , e jane te denoncuara publikisht. Rama hajdut eshte shprehje per papagallet si ty, kur te dali dikush ta provoje ate qe thote , atehere nuk besoj se gjen shqiptare te ndershem qe nuk jane dakord qe ai te shkoje ti beje shoqeri Likes ne Kafaz, por deri atehere, vetem nje idiot e krahason me rrumpallizmin e Saliut, dhe vjedhjet kriminale te faktuara te familjareve te tij nga pasurite publike te shqiptareve.

            Përgjigjjuni
      2. F
        Fshatari

        Temen e semes, e te mendosh se ato hidrocentrale u ndertuan ne kohen e komunizmit ( bashke me bunkeret) me parate e kinezeve. Te mendosh se edhe nje sistem aq i keq sa komunizmi, qe vrau e persekutoj Shqiptaret ndertoj ato hidrocentrale ( shfrytezoj te huajt per hidrocentrale) dhe jo vetem ato por kriijoj nje ushtri te forte, nje mbrojtje nen parulen " I gjithe populli ushtar" Te vjen te pyesesh po ky sistemi qe kemi sot? Cfare ka bere ky sistem me ndihmat e parate e mara nga te huajt? Pervec skllaverise ndaj te huajve, shkaterimin e ushtrise, mbrotje, shkaterimin e kultures e tradites shqitpare me LQBTIRA Edhe hidrocentralet nuk u prishen se nuk mund te prishendigat e boshatisen liqenet pa shkateruar fshatrat rreth e qark e me gjere. ( ishte lehte te shkaterosh ushtrine e bunkeret). Nuk them se komunizmi ishte sistem i mire qe duhet riktheyer por ne bashke me uji e qelbur te komunizmit ne hodhem edhe beben ( te mirat qe mund te shfrytezoehshin)

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mire qe nuk i prishi saliu hidrocentralet komunist

          Nuk e shikon ti cka ber ky sistem,shiko liken ne kafaz,shiko saliun si bredh neper kazanet e rrugeve duke djegur se do te vij ne pushtet se nuk po vjedh dot,dhe eshte ber xheloz pse po ja kalojne keta ne vjefhje

          Përgjigjjuni
        2. G
          Gjergji

          Permendeni nje fakt te pakten qe keto Hidrocentrale jane te epokes para viteve 90…Jo per nostalgji, por per mundin, dijet dhe dinjitetin e atyre shqipetareve qe dhane kontributin e paperseritshem????

          Përgjigjjuni
          1. B
            BS

            Lumi Drin ka qene atje prej mira vjetesh.Jane hidrocentralet e ndertuar pas clirimit qe e bejne Drinin faktor stabiliteti energetici che Jo lumi ne vetvete.E keni veshtire te pohoni te verteten.

            Përgjigjjuni
            1. t
              tetovari2

              Ahhh fajin e ka xhaxhi Enver që i ndërtoie i shfrytëzojnë të pa munduarit,hazër llokma!E mbi të gjitha hudhin gurë e dru mbi Xhaxhin.

              Përgjigjjuni
            2. E
              Emigrant

              Keto vepra i udhehoqi xhaxhi enver me popullin Sepse po te ngelte ne duart e ketyre te sotmit medek damokratucet ja hanit mutin dhe si benit dote

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qytetare

                Prandaj na ka shpronesuar qeveria, edhe pse kemi lene cdo prone qe eshte permbytur me siguru kte energji ku te gjithe e kane lakmi. Nderkohe ske shanse me shku ne plazh me vu nje cader diku aty afer, se eshte zaptuar nga vendas si te ishte prone private,

                Përgjigjjuni
                1. N
                  NK

                  Nuk eshte zaptuar nga vendasit por nga halete e betonit qe u bene zoter te ujit e reres me pare trafiqesh e bekim zuzaresh me pushtet! Po na merr malli per kohen kur na fusnin prinderit nga dritarja e trenit per me zene vend, shkoje ne plazh dhe e ngulje cadren ku te te donte trapi!

                  Përgjigjjuni
                2. Rroftë Enver Hoxha (diktatori)me demek vrau e preu shqiptarët gjithsej 5000 të të vrarë të burgosur apo të internuar të marrë së bashku në 45 vjet që për nga numri i popullsisë të njësuar janë më pak sa çdo vend i lindjes qoftë dhe Franca pas luftës,pyes sa janë vrarë në demokraci,pa llogaritur të ikurit jashtë që nuk kthehen më,demokraci leshi.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sa te burgosur ka sote me shume se para 90tes

                    Rrnofte e qofte sali vuku qe vrau ne 97 ,3000 veta,zhduku nje fshat me bombe atomike,vrau ne bulevard pa gjyq,ka mbushur burgjet sa nuk ka me vend si ketu edhe jashte shtetit.... Rrnofshin hajdutet e drogaxhinjte

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Joni

                      O te lumte goja, fatkeqesisht ne harrojme shpejt dhe nuk mendojme me afat te gjate , xhaxhi i beri te githa me plan e beri te birin e bujkut doktor, te naftetarit - inxhinier dhe na beri me drita ne cdo shtepi dhe ne maje te malit, dhe ja akoma po rrojme me ato te asaj kohe dhe pastaj shajme a grijme njeri tjetrin ah moj e mjera Shqypni qe nuk mendojme pak me shume per ty qe dmth per femijet tane dhe plus kesaj kemi dhe nje fatkeqesi te madhe Saliun qe na denigroi ne moral le pastaj ne te tjerat.

                      Përgjigjjuni
                    2. F
                      Fshatari

                      Nuk mohoen krimet e komunizmit, por dhe fillimi nga zero ne ekonomi e ushtri eshte krim po aq i madh sa edhe ato te komunizmit. Se ne fund te dy krimet vrane Shqiptare ( me plumb apo me mergim e shkaterim moral) I vrane fizikisht, moralisht e ekonomiksht.

                      Përgjigjjuni
                    3. q
                      qezari

                      Qesharake por e vertete!Kur flitet per luften thuhet e beri populli(EH anashkalohet paturpesisht)kur flitet per vepra gjigande si Hidrocentralet thuhet "bravo lumi drin" ose vodhem kinezet.O tempora o mores pse keni kaq frike nga e verteta!Jepini Qezarit ate qe eshte e Qezarit!

                      Përgjigjjuni
                      1. 7
                        777

                        Shqipërinë e shpëtojnë hidrocentralet e Enver Hoxhës, se drini nuk i bëri hidrocentralet, por i bëri mendja e ndritur që bënte për këtë vend ai që ju e quani diktator. Ndërsa këto diktatorët e sotëm nuk bënen asnjë hidrocentral vetem disa zhgarravina që sakatuan lumejt dhe përrejt dhe tash ca si sera që po mbulojnë të gjith sipërfaqen e tokës dhe nuk po lënë tokë për drithra. Këto as bujqësinë as industri asgjë nuk po bëjnë vetëm pallate dhe vila për vehte.

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Celia

                          "Më vjen keq që nuk aritën ti shkatërronin" këto hidrocentrale të poshtër kamunistë. Dha tashti udhëheqësit " e mëdhenj" shqiptarë jetojnë vetëm në sajën e tyre.Duke ritur koleksionet e brekëve për putanat e ture,e duke vaxhduar e xhvatur ata që i ndërtuan,me 200000 lek pension

                          Përgjigjjuni
                          1. Z
                            Zakk

                            Kriza qe perjeton europa sot , ka shkak edhe krizen ne gjirin persik . Por mbi te gjitha ka shkak politikat veteasgjesuese te green and net zero co2 qe kane zbatuar politika europiane ! Me mbylljen dhe shkaterrimin e termocentraleve modern berthamore , ose me qymyr , pa ofruar ndonji zgjidhje tjeter po aq te sigurte dhe te besueshme per industrine e rende dhe ekonomine ne prgjithesi !

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje