Pengesa kryesore që po frenon aktivitetin e biznesit është mungesa akute e fuqisë punëtore me aftësi, sipas gjetjeve të fundit nga Anketa e Ndërmarrjeve nga Banka Botërore në 2025.
Sipas raportit, ky fenomen prek të gjitha kategoritë e bizneseve, por është më shqetësues te ndërmarrjet e mëdha, ku pothuajse gjysma e tyre e identifikojnë si barrierën kryesore.
Rezultatet tregojnë se për bizneset e vogla, që operojnë me një numër të reduktuar punonjësish (5 deri në 19 vetë), vështirësia për të gjetur staf të kualifikuar prek rreth një të tretën e tyre.
Megjithatë, kjo krizë bëhet akoma më akute për korporatat e mëdha, ku pothuajse një në dy biznese (47%) e identifikon mungesën e aftësive si faktorin kryesor që pengon zgjerimin e tyre.
Ky trend tregon se, ndërkohë që kërkesat teknike të industrisë rriten, oferta nga sistemi arsimor nuk po mban dot të njëjtin ritëm.
Në vitin 2019 bizneset shqiptare e renditnin nivelin e taksave si pengesën e tyre më të madhe. Sipërmarrësit ankoheshin se barra fiskale ishte e lartë dhe pengonte ri-investimin e fitimeve.
Në anketën e vitit 2025 shqetësimi i dytë më i madh i bizneseve ishte informaliteti. Rreth 26% e bizneseve të vogla dhe 27 % ato të mëdha e konsiderojnë sfidë informalitetin, i cili krijon një mjedis të pabarabartë loje, ku bizneset që zgjedhin të jenë transparente përballen me një konkurrencë të egër nga ato që operojnë jashtë rregullave.
Shqetësimi i tretë më i rëndësishëm është barra e lartë taksave. Ndërkohë, bizneset e mesme dhe ato të mëdha duken më pak të shqetësuara nga vlera monetare e taksës dhe më shumë nga burokracia e rregulloreve të punës.
Kjo tregon se për ndërmarrjet me mbi 100 punonjës, pengesa nuk është vetëm kostoja financiare, por ngurtësia e ligjeve dhe procedurave që vështirësojnë menaxhimin e burimeve njerëzore në një treg që kërkon fleksibilitet.
Në mesin çështjeve shqetësuese vjen energjia me 7%, e ndjekur nga rregulloret tatimore me 5%. Aksesi në financa, korrupsioni dhe rregulloret doganore dhe tregtare ndajnë të njëjtin nivel shqetësimi prej 3%.
Kjo sugjeron se për bizneset shqiptare, burokracia kufitare apo vështirësitë për kredi nuk janë pengesa kritike në krahasim me rajonin, ku për shembull aksesi në financim është tre herë më problematike.
Në fund të listës së shqetësimeve për biznesin renditen paqëndrueshmëria politike dhe transporti. Destabiliteti politik paraqitet si një faktor minimal me vetëm 2%, me një kontrast të fortë me mesataren rajonale ku ky faktor është rreth pesë herë më i lartë. Teksa transporti konsiderohet pengesa më pak e rëndësishme për mjedisin e biznesit.
NE SHQIPERI KA NJEREZ TE AFTE SA TE DUASH, THJASHT KOMPANITE SHQIPTARE JANE MBUSHUR ME DREJTUES QE NUK DINE TE LIDHIN AS BREKET E JO ME TE DREJTONE NJE KOMPANI APO TE DINE TE MBAJNE NJEREZIT E AFTE
Po pse ata nga Bangladeshi jane me te afte se Shqiptaret? Nuk vjen te punoje i afti per nje cope buke!
Bravo, perralle e degjuar e sterdegjuar!! I bien dritares te degjoje dera!! Po pergatisin terrenin per ndonje dundje Indianesh e Bengaleze!!
Bravooooooo kokes i ke rene ti pronar lokali! Ne Shqiperi nota mesatare e biznesmeneve 6.2 ne Maqedoni 8.2 ne serbi 8.4 dhe Mali i zi 8.7. Qarte diferencat! Ne ekonomine e dijes ne Shqiperi udheheq hiper injoranca!!!! DHE DICKA TJETER: KUSHTET E PUNES JANE JO TE RENDA, POR KRIMINALE. NUK KA SINDIKATE E GJYKATE NDAJ...!
Kjo temë është shumë e gjërë. Problemi kryesor është se nuk prodhohet në mënyrë shkencore. Shikoni se çfarë eksportohet! Shqipëria do të futet në BE me fasonë, që është veçori e firmave të vogla Aziatike dhe nuk kërkon kualifikim drejtimi dhe prodhimi! Pra shkurt, problemi kryesor është që ata që drejtojnë prodhimin janë të prapambetur, jo konkurues në një treg të gjërë si BE dhe duke patur të ardhura të pakta edhe pagat janë të ulëta. Nxiret konkluzion i gabuar që nuk gjejnë punëtorë të kualifikuar, në një kohë që drejtuesit janë të pakualifikuar!
E vetmja arsye qe zyra jone nuk po zgjerohet eshte se nuk gjejme dot inxhiniere te afte. Ata qe jane, jane te paafte dhe kerkojne rroga qe as inxhinieret italiane nuk marrin!
Nie pyetje me vjen natyrshem: ti me ç'baze flet qe nuk gjen inxhinere te afte? Ti a je i afte me shume se ata qe pretendon te jene si ti? E kush e ka provuar kete? Na nxirr ndonje statistike per kete te kuptojme me shume edhe faktin se si zotrote do te gjesh nje inxhinjer te afte jo shqiptar me rroge sipas metros sate te arsyeshme, e ku bazohet siguria jote mbi aftesite e jo shqiptareve??!! Te shkruash qe inxhinieret tane jane te pa afte, dhe se ata qe jane kerkojne te paguhen me shume se ata italjane, vlen ne te njejte kohe edhe e kunderta, po nuk u mbeshtet me shembuj konkrete e fakte, e pse jo, e mos duket me shume si nje pjese e korit te te atyre qe nuk duan te lene asnje kacidhe ne Shqiperi, por fitim sa me shume me skllever sa me shume.
Sa te duash ka puntore.ka mosvlersim ne pagese dhe servilizem