
Emigrimi i shqiptarëve në Angli është kthyer në qendër të politikës britanike dhe shqiptare gjatë këtyre ditëve.
Sot, prestigjiozja britanike “The Telegraph” ka publikuar një artikull për shqiptarët që punojnë në Britani të Madhe dhe paratë e fituara aty ua dërgojnë familjarëve në Shqipëri.
“Shqiptarët shijojnë paratë nga Britania e Madhe, por ekziston një anë e errët”, është titulli i “Telegraph”.
“I pyetur përse shqiptarët duan të vijnë në Britani të Madhe, Besnik Cahani qesh dhe tregon me gisht nga xhepat e tij. 58-vjeçari i di shumë mirë përfitimet e asaj që djali i tij bëri 7 vite më parë duke u fshehur në një kamion”, shkruan Telegraph.
“Ai po dërgon 100 Paund këtu dhe xhepi im po “fryhet” me para shqiptare. Ndonjëherë për Krishtlindje ose Vit të Ri ai dërgon 200 Paund”, Cahani për Telegraph.
“Teksa qëndronte në rrugët me gropa të Kukësit, një qytet i vogël në veri të Shqipërisë, shumë nga BMË-të dhe Mercedesët që kalonin ishin me targa të Britanisë së Madhe.
Makinat luksoze të importuara, disa prej të cilave vidhen ose blihen dhe importohen me para kriminale”, janë kthyer në një simbol në të gjithë këtë rajon. Dhe nuk janë vetëm makinat. Kamza, në periferi të kryeqytetit, është një nga zonat me rritjen më të shpejtë.
Aty ku 25 vite më parë kishte arra, sot ka qindra shtëpi 3-katëshe që rrallë shihen në vend, të gjitha të ndërtuara me para që punëtorët e huaj u kanë dërguar familjarëve të tyre. Joshja është kaq e madhe saqë në shumë nga zonat më të varfra të veriut të Shqipërisë nuk ka mbetur asnjë djalë i ri dhe po largohen çdo ditë.
Ata tundohen nga bandat që promovojnë një mënyrë jetese fiktive dhe reklamojnë në TikTok mënyra të lira kalimi drejt Britanisë”, shkruan Telegraph në artikullin e saj.
Telegraph sjell në vëmendje vizitën në Kukës të ambasadorit të Britanisë në Shqipëri, Alastair King-Smith, i cili u kërkoi prindërve që të mos lejojnë fëmijët të shfrytëzohen nga trafikantët, si dhe premtoi investime në këtë zonë.
“Por qytetarët në Kukës nuk kanë dëgjuar për këtë investim”, shkruan Telegraph.
“Nuk ka mbetur asgjë këtu. Ne kemi mbaruar”, tha Fabiani, një 35-vjeçar që punon kamarier për 150 Euro dhe shpreh shqetësimin se e ka të pamundur të mbajë familjen.
“Çdo ditë njerëzit largohen. Nëse dhe unë do të mundesha, do largohesha menjëherë”, shtoi ai për Telegraph.
Prestigjiozja britanike ka intervistuar edhe ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Panariti.
“Rrënjët e problemit janë në Shqipëri. Nëse pyesni të rinjtë se çfarë mendojnë për të ardhmen e tyre, ata do t’ju thonë se këtu nuk kanë të ardhme dhe se duhet të largohen. Pagat janë të ulëta, kostot e jetesës po rritet.
Njerëzit nuk mund të gjejnë punë, nuk mund të përballojnë arsimin ose kujdesin shëndetësor. Ndërkohë, përfitimet nga emigracioni i paligjshme ose krimi pritet të amnistohen. Çdo shtetas shqiptar që jeton brenda ose jashtë vendit mund të investojë 2 milionë Euro në sistemin bankar, sipas asaj që planifikon qeveria në Tiranë.
Ata mund të mbajnë paratë në këmbim të tatimit deri në 10%. Në një vend që merret me çështje të tilla si pastrimi i parave dhe korrupsioni, kjo nuk e dekurajon emigracionin e paligjshëm dhe as veprimtarinë e paligjshme. Ne duhet të ofrojmë shpresë për njerëzit që ata të qëndrojnë këtu. Vendi ynë po kthehet në një shkretëtirë, duhet ta ndalojmë këtë valë”, deklaroi Panariti për The Telegraph.
“Kur kontaktuam Ministrinë shqiptare për Europën dhe Punët e Jashtme nuk ju përgjigj pyetjeve në lidhje me korrupsionin dhe planeve për amnisti fiskale. Por për mijëra njerëz si z.Cahani, jeta e të cilit është transformuar, do të duhet më shumë se një premtim për vende të reja pune për ta bindur atë se nuk ka një të ardhme më të mirë në Angli”, shkruan Telegraph në artikull.
Artikull kot , Shqiperia eshte vendi qe ka me shume pune ne europe ku shikone vetem pankarta te ngjitura kerkojme puntore kerkojme puntore .Njerzit ikin e pse mos te ikin kur fiton me shume , spiuni Meta ishte president dhe tre femijet ne Londre sa Portugez sa Rumen e Bullgare sa Polone ka ne europe , ky gazetare paska pare vetem bmw dhe benz makina me mbi 1 milione km te bera vetem karroserin kane bmw e benz paska pare dhe rruget me gropa ka takuar nje katundare qe i tregoje 100 paund dhe u be artikulli .Bravo ministrise qe nuk ka pranuar te intervistohesh nga ky nul
Paska pyt Etmondin Veteriner Lopesh.Po mire mo Etmondi,po ti sa ke Vjedh kur ishe Minister.Ju qe flisni ne Gazetat e huaja,beni si te zgjuar,por sa te paster jeni ju qe flisni keshtu.Prandaj ikin thote Qerosi:Po ti pse nuk iken Legen,po Kryetari yt pse nuk iken ne Emigrim si te gjithe.A e ke pyetur ndonjehere Spiunin Kryetar sa dite pune ka bere ne jeten e tij ne Shqipni,me cfare i mbajti per 5 vjet ,3 koketule ne Angli?Funderrima politikane:Te rinjte ikin,sic kam ikur dhe une qysh mbas 97,sepse politikanet si ju jane shtyrja per te ikur.
sakte. Ka pyetur anetarin e bandes se Berisha-Meta qe jane ata qe nuk lane gje pa vjedhur dhe sot therrasin me shume se te tjeret "kapeni hajdutin". Fenomeni i emigracionit nuk eshte fenomen vetem shqiptar. Njerezit ikin ne vendet me te pasura ne kerkim te nje jetese me te mire. E njejta gje ndodh edhe ne vende me te medha se sa Shqiperia, si Greqi, Serbi, Kroaci, Rumani, Bullgari, Portugali e deri ne Itali, ku ka shume emigrim drejt vendeve te Amerikes Veriore apo Gjermani, Angli e France. Nga ana tjeter, ka shume boshlleqe neper bizneset,pasi te rinjte tane e kerkojne fatin e tyre jasht vendit dhe jo duke kerkuar pune ne Shqiperi.
Pa ngritje roge nuk ka per te ngelur njeri ne SHqiperi, prandaj vrisni mendjen dhe i gjeni leket ku te doni,largohen se nuk pagohen ,prandaj ka kerkesa ne te gjitha fushat e ekonomise per forca pune , dhe INDJANET te vine par pune do e shikojne kontraditen e roges me çmimet dhe sdo mbushin 6 muaj.
Te lexosh komentet e atyre idioteve qe e lexojne kete gazeten duket sikur gjithe makinat qe jane ne Shqiperi jane te vjedhura, se si erdhen ketu pa u kapur asgjekundi si te vjedhura eshte mister.Njeri shkruante 99% e makinave qe pashe ishin makina me targa gjermane, te vjedhura se pu i pa dhe se ku e gjeti informacionin...mesa duket ishte nen efektin e mallit qe i kane dhene shqiptaret ne Angli akoma. Iu duket se Shqiperia eshte ndertuar me parate e tyre jo te atyre qe kane shkuar dhe punuan e punojne akoma pune te ndershme, me siguri ka edhe qe jane ndertuar me para droge por sic eshte fajtore qeveria shqiptare jane edhe ata qe nuk i kapin kriminelet ti fusin ne burg dhe ti debojne, Gjithsesi fajin me se shumti na e kane keta idiotet si Panariti por edhe shqiptaret leshko qe e kane mendjen te ankihen tek gazetaret e huaj sikur do iu japin ata para per te jetuar jo qe thjesht na nxjerrin namin me keq se e kemi pasur. Brezat me pare te shqiptareve kishin me pak te mira materiale por me shume mencuri dhe respekt per veten, degjoj nje pjese te mire te te rinjve dhe prinderve te tyre dhe tyrperohem me nivelin qe kane.
Komenti me i mire ne kete forum. Mos fol me se te tera i ke thene ashtu sic duhet. Nje bravo e madhe.
Ikni ne Angli se karin tim keni per te gjetur...eshte shprehje figurative idiote se karin e kam dhe me sukses bile...degjove Panarit vasali i hajdut spiunit