CNN reportazh për të kaluarën e errët të Shqipërisë: Paranoja e Luftës së Ftohtë e la të mbushur me bunkerë, tani ata po kthehen në jetë

12 Nëntor 2024, 09:51Sociale TEMA
CNN reportazh për të kaluarën e errët të

“Ecni pranë shtëpisë së ish-diktatorit komunist Enver Hoxha në qendër të Tiranës dhe mund të mos e mos e njihni. Nuk ka asnjë shenjë për të shënuar rëndësinë e saj historike. Rezidenca dykatëshe po rimodelohet.

Gjendja aktuale e rezidencës së Hoxhës përmbledh atë çfarë ndjejnë shumë shqiptarë për vitet e komunizmit. Duke pësuar një traumë kolektive të mizorisë, shumë do të preferonin të harronin se ai ka ekzistuar ndonjëherë”, kështu e nis artikullin për të shkuarën dhe të tashmen e Shqipërisë media prestigjioze CNN.

Më tej, në shkrimin e CNN theksohet se gjatë sundimit komunist, Hoxha mbylli kufijtë e Shqipërisë dhe brutaliteti i stilit Stalinist i dhanë Shqipërisë pesudonimin “Koreja e Veriut e Europës”.

Në fokus i veçantë i kushtohet trashëgimisë që sundimi komunist i la Shqipërisë – deri në 221,143 bunkerë dhe objekte ushtarake, të cilat për dekada kanë shpërbyer si kujtime të ditëve të errëta.

Mirëpo, CNN thotë se tanimë, Shqipëria po përjeton një rilindje turistike, e mbështetur nga sipërmarrës dhe emigrantë të kthyer që po i japin një jetë të dytë strukturave ushtarake komuniste që dikur përdoreshin për të vendosur armët e luftës.

“Për të rikthyer traditat e vjedhura dikur prej tyre, shqiptarët tani po ripërdorin bunkerët dhe ish-kazermat ushtarake si restorante që shërbejnë ushqim dhe verë tradicionale, ambiente interesante unike për bujtina, muzetë e artit dhe historisë, madje edhe studio tatuazhesh.

Ndërkohë që Shqipëria ende po mbledh pjesët nga pasojat e saj të epokës komuniste, disa janë të vendosur të rimarrin kontrollin e narrativës dhe të mos lejojnë që e kaluara e errët e vendit të tyre t’i përcaktojë ato”, shkruan CNN.

Në artikull përshkruhet edhe bunkeri ushtarak i epokës së Hoxhës, i kthyer tanimë në një muze në qendër të Tiranës.

“Pak hapa larg xhamisë së Et’hem Beut të epokës osmane në sheshin Skënderbej të Tiranës është një tjetër bunker ushtarak i epokës së Hoxhës. Bunk’Art 2 është muzeu më i rëndësishëm i vendit që dëshmon mizoritë e kryera nën sundimin komunist në Shqipëri.”

Më tej, CNN nuk lë pa përmenduar dhe vendlindjen e diktatorit Enver Hoxha, Gjirokastrën dhe atë që ka mbetur nga kujtimi i tij në qytetin e gurtë.

“Qyteti i Gjirokastrës në Shqipërinë e Jugut ka lidhjen e tij me trashëgiminë e Hoxhës, duke qenë vendlindja e diktatorit. Sot, ndërtesa ku ai lindi njihet zyrtarisht si “Muzeu Etnografik i Gjirokastrës”. Vetëm një pllakë mermeri e vetme në dyshemenë e një dhome përkujton ardhjen e Hoxhës në botë më 16 Tetor 1908.”

18 Komente

  1. S
    Shqiptar

    Nuk eshte e vertet se jane kaq bunker. Nje dite nje kolonel tha se jane 130 mij. Pastaj pse çuditet SNN-i.? Amerika eshte e para me fotifkime, e dyta eshte Zvicra e treta Shqiperia..!

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      për numër të popullsisë është zvicra!!vari karët se na çanë trapin me këto idiotësira,që megjithëse mund të përfundojmë në një luftë globale o europiane,prapë gomarllëku di vetëm të pëllasë!!

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

        Keni shumë të drejtë. Keta artikuj idiotë shkruhen nga gazetarë që takohen me njerez idiotë ne Shqipëri. Sali Qeni kujton se e kemi harruat qe ishte dhe është enverist i devotshëm. Ed Palla bën sikur nuk ka jetuar bashkë me ne ne kohën e Enverit, por na kujton si alienë dhe kerkon të na tregojë se sa i keq paska qenë plani i mbrojtjes dhe fortifikimit te Shqipërise. Se gjoja tani kemi Dajë Samin që na mbron. Po te plasë lufta, shqipetarët kane vetëm dy rrugë - ose donte mbrohen sipas planit te mbrojtjes se Enver Hoxhës, ose do Shqipëria do bëhet shesh beteje sic është bere ne shekuj dhe do pushtohet nga pushtuesi më i parë. E kemi parë vetë. Amerika e George Bush hyri ne Afghanistan, por pastaj e lane ne dore te talebaneve. Ndethyri ne Irak dhe ekzekutuan Sadamin, por tani Iraku është vetëm nje koloni nafte. Amerika e Barak Obamës hyri ne Libi, dhe rrezoi Gedafin, por tani Libia nuk ka shtet. Ukraina u shkaterrua por gjë nuk po fiton, madje Putini mund te fitoje Nobel per page, ne menyre paradoksale. Prandaj, kur fillon lufta, jane vetëm dy duar per nje kokë. Dhe Ed Palla do mbyllet tek bunkeri i tij ne Surrel. Sali Qeni do siguroje fëmijët e tij ne kushedi çfarë bunkeri. Ndersa popullit do t'i mbetet Bunk'Arti i Edi Ramës per ekspozitë. Do Zoti nuk ka luftë, se per ndryshe do duhet t'i ngreme shtatoren Enver Hoxhës atje ku ishte. Ka dyzet vjet qe ka vdekur Enveri, dhe nuk po nxjerrim dot nje klasë politike qe t'ja harrojme emrin. Janë mbushur Opozita, Parlamenti dhe Qeveria me maskarenj sa njerezit e shkretë thonë "ore, nuk paska qenë dhe aq i keq ai Enveri".

        Përgjigjjuni
        1. h
          hahbole

          Sa Karrr mund te jesh qe ta shkruash kete

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            pyt majkën tënde se ndoshta i kujtohet

            Përgjigjjuni
        2. C
          Cfurku

          Anti25642654çensure sa mire qe se çensurone injorancen vetjake. Njohja e injorances vetiake eshte nje hap I madh drejt diturise.

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            i hyfsh vetes në bythë o cfurk

            Përgjigjjuni
      2. a
        adi

        e gjitha ne mbrojtjen e popullit edhe zvicrra ste lejon te ngresh shtepi pa bunker

        Përgjigjjuni
        1. n
          nga Enveri tek Edveri

          Dikur nga Enveri me Bunkere per te mbrojtur nje Izolim total nga mbare bota, aktualisht nje Edver qe shko neper bote per te lypur dere me dere refugjate e mbetje toksike qe tja sjellin ne atdhe /

          Përgjigjjuni
          1. .
            ........

            O sienen na rrufsh topet , ta kan mbushur mendjen llumi shqiptar dhe ju esht fiksuar se ne ne kohen e PPSHs na mbanin varur dhe se ne 4 milion shqiptar rrinim pran kufirit me buk me vete per tu arratisur , o loqet e mutit , ate qe PPSHja i fali popullit te vet ju te jetoni dhe 100 jet nuk ja falni dot njerzis , shqiptaret fjalen stres e degjuan per her te par ne vitin 90t , PPSHja shqiptarve i dha pun te garanduar , shkolla falas me cilsi 100 her me te mir se sot spitale falas me sherbim ekselont , shtroheshe ne spital te jepnin bizhama pandofla dhe te nderroheshin çarçafet perdit xhdo mengjes , dhe kur kishe probleme vinte mjeku nga shtepia dhe ne 1 te nates te maste temperaturen , gjera qe sot as ne enderr nuk te dalin , perveç se nuk paguaje lek , por te jepnin dhe 90 perqind te rroges kohen qe ishe ne spital , fmit shkonin ne kopshe çerdhe , nuk imagjinohej nga ne ne at koh qe te vidhnin fmin sikur me qen thes me patate , se jeta ishte 100 per 100nd e garantuar , nuk kidhte drog as qe çohej neper men , prostitucioni denohej me ligj 11 vjet burg ne at koh , hajduti qe vidhte 1 milion e 1 lek denohej me pushkatim , ne kombinat ne vitin 80t ra thesi me miliona lek nga makina bankes ne oren 10 te darkes e shikonin njerzit dhe kurr nuk guxônte njeri ta prekte me dor , deri sa u kthye makina bankes qe mori thesin e hodhi lart , pagatoret me miliona lek me vete shkonin me autobuz , ku ishte leku madh siç vjedhin miliona politikanet sot , per hajdutet e asaj kohe ishin xixabuba , jeta ishte e qet e garantuar per te ter , kanuni nuk egzistonte qe nga viti 1945 , kush vidhte 2001 lek shkonte ne burg , polici deri ne vitin 1985 rrinte pa shkop , ai qe thyente ligjet shkonte ne burg te persekutuarit ishin familjet qe kishin ber tradhti komtare gjat luftes dyt , mos tregoni prralla me genjeshtrat e llumit sot ju te sienenit se dilni qesharak , ai sistem kishte te mira qe ju sot si arrini dot , ju keni te mirat tuaja dhe 1 milion halle siklete qe ka raste qe mileti bohen dhe pishmon qe e kan kerku kte sistem hajdutesh banditesh e kriminelesh qe te vjedhin kalamojt dhe ti drogojn dhe prostituojn , kurse politikanet te nxierin gjuhen tallen me problemin tend dhe vjedhin ndertojn vila per vete dhe dashnoret e tyre , ky esht kapitalizmi qe i ka themelet ne padrejtesi , parajsa kriminelve mashtrusve hajduteve prostitucionit droges dhe krimit , vet e kerkum do ta jetojm dhe ket sistem muti bashk me te mirat e te kqiat e veta .

            Përgjigjjuni
            1. M
              Murgu

              Sa për sqarim: Bunker arti 2 pas xhamisë të Et'hem Beut, pas Ministrisë të Ndërtimit dhe asaj të brendshme, nuk ka ekzistuar në Tiranë në kohën e "diktatorit" Enver Hoxha. Ajo është ndërtuar (fallsifikuar) nga qeveria e Edi Ramës, për arsyet e saja propagandistike. Natyrisht, çdo qendër pune dhe institucion i kohës kishte strehimin e tij mbrojtës, në atë kulm të luftës së ftohtë, si dhe në USA e kudo në botë. Tirana ka pasur vetëm një bunker në ish Komitetin Qendror, edhe ai i ndërtuar së voni, midis viteve 70-80-të. Strehimit nuk janë bunkerë si ai i Ramës. Ajo është një qendër zjarri jashtëzakonisht e shëmtuar; ç'mbronte ajo me frëngjisht të drejtuara nga dyert e pasme të ministrive? Po hajde ngop miletin me mbroçkulla, që vazhdojë akoma, që ngjajnë me zhurmën e atij që këndon nga frika në një pyll të errët. Si t'i hapte kufijtë shqipëria, kur ajo kishte më shumë se kur nevojë për fuqi puntore e intelektuale, që të mëkëmbej e zhvillohej; ajo nuk ishte koloni e askujt, që t'i dërgonte në perëndim si argatë, pastaj ai ti mblidhte dhe t'i kthente si armatë, për të rrëzuar rendin kushtetues. Ky artikull i CNN-së më ngjan me njoftimet e agjentëve dhe diversantëve, që njoftonin qendrat e tyre për gjendjen në shqipëri, ashtu siç donin padronët të ishte. Në këto 35 vjet, pa tjetër, që Shqipëria do të ishte zhvilluar njësoj si sot, në mos më mirë. Njëlloj me atë të viteve 80-të krahasuar me vitet 40. A e dinë shkruesit e CNN-së se ndërtimet e sotme bazohen në gjurmët e studimeve të para 90-tës, ku psh Tirana zhvillohej në drejtim të Paskuqanit, Linzës dhe Autotraktorit. E "rrëzuam" komunizmin zotërinj, e shkatërruam me industri, ne bujqësi (madje i premë dhe frutoret), me ushtri, nuk lamë gjë pa bërë për këtë "demokraci" të shenjtë, por Çekun e Bardhë nuk na e shpjeguat ndonjëherë zotërinj të CNN-së. Pse, për budallenj na merrni ne shqiptarët, por s'kemi ç'bëjmë, jemi të vegjël; dy këmbët në një këpucë na i vini, nëse bëjmë si duam e ndjejmë, se jemi një popull me zemër të madhe dhe të florinjtë, e kemi provuar në kurriz izolimin, jo për fajin tonë, siç përpiqeni ta paraqisni ju dhe lakejtë tuaj. Po na e shisni shumë shtrenjtë nitratin e bujqësisë, mor jahu; kjo që të mos konkurrojë me kosto bujqësinë tuaj. E ne e prishëm Superfosfatin në Laç (qytet i puntorëve, që mbetën rrugëve pa mjete jetese dhe iu vunë emigrimit dhe rrugëve të paligjshme për të mbijetuar...), se na thatë ju. Një më të mirë, më modernë, Superfosfat, por hiç; "mësoni notin, futuni në det dhe mësoni notin, na thoshit; ne: na se nuk dimë fare not, duhet një komardare të paktën, hiç. Pastaj, na shkruani për diktatura, e regjime komuniste; për izolimra e "demokracira" hipokrite si e juaja (flit, flit, por askush nuk të dëgjon; ndryshe po preke regjimin, të pi e zeza, njëlloj si në komunizëm, por jo me gjyqe të "manipuluara", si thoni ju, por me aksidente.Po pse mo, komunizmi dhe "diktatura" e Enverit do ta rrëzonte kapitalizmin dhe imperializmit botëror? Po, ç'janë këto alamete që shkruani, or aman, se bëtë kurjoz të rinjtë që s'e kanë jetuar atë kohë të zhbirilojnë dhe të zbulojnë hipokrizinë e kohës që jetojmë. Nuk do të lija këtë shënim, nëse nuk do nxitesha nga kjo lloj paraqitje allaballiste e CNN-s.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

                Murgu, respekte per komentin. Ka njerez të mirë Shqipëria. Sheh Parlamentin dhe të ze depresioni. Lexon komentet këtu, dhe te vjen perseri besimi dhe shpresa se Shqipëria ka plot njerez me karakter qe nuk e shesin dinjitetin per nje vend pune apo per ca lekë te qelbura qe mund t'ua ofroje qoftë Saliu qoftë Edi Rama.

                Përgjigjjuni
              2. R
                RAIFI

                Epo sta bunker i kanë penguar diverzantet që organizonte Amerika bashkë me serbë e grekë për ta bërë Shqipërinë republikë të shtatë të Jugosllavisë pasi ti jepte jugun grekut.Tani që Shqipërinë e morrën amerikanët pa asnjë përfitim për Shqipërinë e shqiptaret ia këthyen shkelmat Kosovës,u bënë me Serbinë.Shqipëria po hesht,nuk përfitoi asgjë me përjashtim që Edi Rama erdhë në pushtet të përhershëm.Mjaft të poshter ishin ruset e kinezet por së paku e patentave armatos e industrializuara Shqipërinë,ndersa Amerika për 30 vite e ka shtruar asfalt pistën e aeroportit të Kuçovës,ndihmë e madhe!

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dukati

                  Zoterinj te SNN ?.Shumica absolute e shqiptareve e dine shume mire se historia e periudhes 1944- 1990 nuk perfaqesohet nga historia e te perndjekurve politike edhe sikur ajo te qe e vertete si e duan te ashtuquajturit te perndjekur politike. Historia e shqiptareve eshte ajo histori qe transformoi gjithe vendin pra eshte historia e njerzve qe e bene kete transformim dhe keta ishin shumica.Sa per bunkeret , Shqiperia me ato mendonte te mbronte popullin e vet,pra bunkeret nuk kercenonin ndonje shtet tjeter sepse me to nuk sulmohej por vec mbroheshe.Qene shume apo pak le te pyesim ushtaraket dje dhe sot.Tani te vime tek armatimet ne bote e rreth nesh.Me bombat, avionet nendeteset aeroplanmbajteset qe prodhohen jane per mbrojtje apo per sulm?.Cili gazetar , televizion apo politikan ne bote i ka kerkuar llogari qeverive te tyre se pse armatosen dhe cila wsjte kostua e tyre.Pse per Shqiperine per tu mbrojtur me menyren dhe mundesite e veta qenka paranoje dhe armatosja dhe riarmatosja me arme sa me moderne dhe te vrasjeve ne mase ,nuk permendet fare duke u quajtur dicka me se normale?Me qe erdhi rasti , po pyes SNN lush vret njerez bunkeri apo armet berthamore.Ne harzhuam para per bunkeret aq sa mund te bleje 4 avione modern per kohen, po Greqia apo Serbia sa po harzhojne sot per avione,packa se fjala vjen Greqia eshte e mbytur ne borzhe?.SNN , po munde pa u lodhur na i shpjego keto dhe flasim prape po ke deshire te kuptosh historine e shqiptareve por te verteten AMA.

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    OSO KUKA I RI.

                    PA ASPAK NOSTALGJI, POR QË ËSHTË TURP QË NE SHQIPFOLËSIT NUK E KEMI PATUR PË TRADIT QË HESAPIN E SHTËPIS TA NXIRNIM NË PAZAR,DHE TË BËNIM PAZAR ÇËSHTIE TË ATDDHEUT.SOT NE JO VETËM QË I KEMI NXIER NË ANKAND POR DHE AKOMA MË KEQ SHAHEMI,OFENDOJMË NJËRI TJATËRIN POR DHE GËNJEJMË Ë MES VEDIT.BUNKER ISHIN AQ SA DUHESHIN,VILA E E.HOXHËS ISHTE PËRON SHTETËRORE SI DHE SOT.POR MIRË 45 VJET IKËN PO KËTA 32 VJET A KA NDONJË POLITIKAN FUKARA,PA VILA,ME FLMJJË TË PA PUNË TË ZGJEDHURE.JU QË BËNI HESAPE,E SHANI A MHND TË MË THONI NDONJË GJË?

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Emigranti

                      O Murgu! Edi Rama e di sh mire qe skishte bunker ne ate vend, por aty poshte ka qene centrali i MB, tuneli qe vinte nga ministria e MB, nuk e beri Edi, por ai e IMPROVIZOI BUNKERIN aty lart dhe e lidhi me tunelin poshte, me teper car te bente, se pe se cfar bene kafshet e PDse dhe ate gjoja bunker e dogjen. Respekte per komentin tuaj, por te jemi realiste Shqiperia ka ndryshuar keto vitet e fundit, vetem se shum i kemi 140 hajdute deputet, gjysma i duhen Shqiperise.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kenge Dukaqote

                        Cilin shtet e bezdusin bunkered e shqiperise bene mire te mar vendim e te mos kete fare ushtri .Na cate trapin plehera gazetare

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Perendimi.

                          Ignorance dhe budallenj me bunkera dhe byth derrrrrra ignorance dhe trapa po qesh bota me zullapa inteligjence gazetar Kane me pak tru se nje gomar o qorra ju qifsha bunkeret. Shikoni evropen sa jete te bukur bene zoti ti ndihmoje njerzit e ndershem te futen ne evrope kurse derrat Le te rrine qihen neper bunkera trapa.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje