Dëmtohet nyja që lidh Klosin me Rrugën e Arbrit, policia: Kush do t’i drejtohet Tiranës të ndjekë aksin e vjetër

3 Nëntor 2023, 20:03Sociale TEMA
Dëmtohet nyja që lidh Klosin me Rrugën e Arbrit, policia: Kush do

Nisur nga situata e krijuar nga moti i keq, me reshje të dendura shiu, në dalje të qytetit të Klosit, nyja që lidh qytetin me rrugën e Arbrit, për shkak të pranisë së dendur të ujit, një pjesë e rrugës ka pësuar dëmtime dhe për këtë arsye është bërë devijimi i lëvizjes së mjeteve që lëvizin nga Klosi për në Tiranë.

Policia thotë se qytetarët e bashkisë Klos dhe Mat, që duan të lëvizin në drejtim të Tiranës deri në pastrimin e rrugës nga firma kontraktore do të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz.

“Patrullat e Policisë Rrugore janë në gatishmëri, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve në rast nevoje për ndihmë dhe për të menaxhuar trafikun rrugor“, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje