Moti i keq, Rama: Grupet e punës, në gatishmëri! Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme

3 Nëntor 2023, 19:58Sociale TEMA
Moti i keq, Rama: Grupet e punës, në gatishmëri! Drejtuesit e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e motit të keq dhe me reshje të dendura shiu, të cilat pritet të zgjasin deri mesditën e nesërme.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama thotë se grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike.

Po ashtu, Rama u bën apel drejtuesve të makinave që të bëjnë kujdes dhe të evitojnë qarkullimet e panevojshme.

“Pas përkeqësimit të shpejtë të motit që të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet.

Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike.

Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje