Dhuna ndaj vajzës 3-vjeçare në kopshtin privat, vihet nën hetim pronari

8 Nëntor 2023, 15:27Sociale TEMA

Dhuna ndaj vajzës 3-vjeçare në kopshtin privat, vihet nën

Prokuroria e Tiranës do të nisë hetimin e pronarit të kopshtit “4 Stinët”, ku edukatorja dhunoi një vajzë 3-vjeçarën. 45-vjeçari, Daniel Danushi, nuk kishte licence për kopshtin, i cili megjithatë funksiononte normalisht në rrugën “Ali Demi”.

Ai akuzohet për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.


Kopshti u bë i njohur pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik, ku një edukatore ushtroi dhunë mbi 3-vjeçaren, e cila rezulton me frakturë në këmbë.

Për ngjarjen është proceduar po ashtu edukatorja Majlinda Dehima për keqtrajtim të të miturve, ndërsa policia vijon hetimet për të zbuluar se si iu thye këmba vajzës.

1 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Shumë mirë. Këta të papërgjeghshëm qē shpërfillin çdo ligj për të përfituar e vënë kapital duke vënë në rrezik edhe jetën e fëmijëve duhet të ndëshkohen ashpër. Si mund të ngrejë dikush çerdhe pa liçensë, vetëm sepse i shkrepet në kokë? Liçensa prandaj është kusht, për të kontrolluar plotësimin e kritereve. Po organe shtetërore apo administrative që duhet të dinë e të kontrollojnë ligjshmërinë e veprimtarive në territor, a ka dhe çfarë bëjnë? Duket si rrumpallhane.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje