Shqipëria, kandidate për bordin ekzekutiv të UNESCO, Hasani: Multilateralizmi, instrument për paqen

8 Nëntor 2023, 13:23Sociale TEMA

Shqipëria, kandidate për bordin ekzekutiv të UNESCO, Hasani:

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet në Paris, mori pjesë në Debatin Plenar të Sesionit të 42-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s.

Hasani theksoi se UNESCO është një aktor i rëndësishëm në bashkëpunimin shumëpalësh, teksa nënvizoi se multilateralizmi aktiv dhe i rigjallëruar mbetet e vetmja rrugë për të vazhduar përpara.

“Shqipëria ka paraqitur kandidaturën e saj në Bordin Ekzekutiv, në zgjedhjet e ardhshme të UNESCO-s. Nëse zgjidhemi, ne jemi të vendosur të punojmë në sigurimin e qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies së organizatës. Shqipëria do të ketë një qasje konstruktive, duke synuar të forcojë bashkëpunimin shumëpalësh dhe frymën e konsensusit brenda organizatës”, tha kryediplomati shqiptar.


Shqipëria ka hedhur kandidaturën e saj për të qenë anëtare e bordit ekzekutiv të UNESCO për periudhën 2023 – 2027,, votimi për të cilin votohet më 15 nëntor 2023.

1 Komente

  1. E
    Edi

    EDI RAMA DO TI MARE TE GJITHA OKB OSBE TANI UNESCO BRAVO

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje