Ekspertët dhe aktivistët e emigracionit kanë reaguar pas marrëveshjes së nënshkruar midis Italisë dhe Shqipërisë, e cila drejton mijëra emigrantë drejt kombit ballkanik, ndërsa kërkesat e tyre për azil janë në shqyrtim.
Njëzëri, ekspertët kanë argumentuar se marrëveshja shkel ligjin ndërkombëtar.
Elisa De Pieri, Hulumtuese Rajonale në “Amnesty International” tha se, personat e shpëtuar në det nga autoritetet italiane, përfshirë ata që kërkojnë siguri në Evropë, janë nën juridiksionin italian dhe nuk mund të dërgohen në një vend tjetër përpara se të shqyrtohet kërkesa e tyre për azil dhe rrethanat individuale.
Sipas saj, kjo marrëveshje ka të bëjë me rikthimin, një praktikë e cila është e ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar dhe evropian dhe për të cilën Italia është dënuar tashmë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
“Amnesty International i bën thirrje qeverisë italiane të respektojë detyrimet e saj të ligjit ndërkombëtar për mos-kthimin, të garantojë azilin dhe i bën thirrje Komisionit Evropian të sigurojë që shtetet anëtare të mos shkelin acquis për azilin”.
Edhe Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) paralajmëroi se, marrëveshja e re e migracionit është çnjerëzore dhe “i jep një goditje të mëtejshme parimit të solidaritetit të BE-së”, i cili është thelbësor për krijimin e një sistemi funksional evropian të azilit.
“Është koha për të zhvendosur fokusin nga muret në mirëseardhje”, tha Susanna Zanfrini, drejtoresha e IRC-së.
Sipas saj, mbyllja e kufijve nuk do t’i pengojë njerëzit të kërkojnë siguri, por në vend të kësaj mund t’i detyrojë ata të marrin rrugë edhe më të rrezikshme.
Komisioni Evropian, i cili mbikëqyr zbatimin e ligjeve të Bashkimit Evropian, sugjeroi se marrëveshja mund të rezultojë problematike nëse Italia dërgon emigrantët e gjetur në ujërat territoriale të BE-së në një vend jo anëtar të BE-së.
Ai la një derë të hapur për marrëveshjen nëse ajo zbatohet për emigrantët që u kapën në ujërat ndërkombëtare.
“Nëse keni një anije brenda territorit, atëherë keni rekomandimin e procedurës së azilit, i cili zbatohet”, u tha gazetarëve në Bruksel zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper.
Kjo do të thotë se kushdo që kapet në ujërat që i përkasin një vendi anëtar të BE-së do të ketë të drejtën të kërkojë azil atje – dhe jo të transferohet në një vend të tretë.
Nëse Italia refuzon ofertat për azil, atëherë Shqipëria do t’i deportonte emigrantët.
Fëmijët dhe gratë shtatzëna do të përjashtohen nga plani.
Italia do të paguajë për ndërtimin e dy qendrave në Shqipëri, të cilat mund të mbajnë deri në 3 mijë emigrantë në të njëjtën kohë, deri në 36 mijë në vit.
Shqipëria do të ofronte edhe sigurinë në qendra, të cilat do të ishin nën juridiksionin italian.
Ligjvënësit danezë dy vjet më parë votuan në favor të krijimit të një qendre pritjeje refugjatësh në një vend tjetër, me gjasë në Afrikë.
Por ideja u kritikua si minuese e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe që atëherë është lënë në pritje.
Ekspertët shohin çështje ligjore dhe juridiksionale me propozimin e Italisë.
Për shembull, emigrantët e shpëtuar në det nga një anije italiane “janë teknikisht në territorin italian”, tha Giorgia Linardi, një zëdhënëse e grupit jofitimprurës të shpëtimit detar “Sea-Watch”.
Nëse ata njerëz më pas “zbriten në Shqipëri, ne tashmë po flasim për një akt që bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare, por edhe me të drejtën evropiane”, tha ajo.
Marrëveshja, siç është përshkruar deri më tani, nuk trajton gjithashtu se si Shqipëria do të arrinte të dëbonte emigrantët në vendet e tyre të origjinës kur Italia e ka të vështirë ta bëjë këtë.
“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar, sepse njerëzit që shpëtohen nga këto anije ushtarake dhe sillen në qendra në Shqipëri rrezikojnë deportimin de facto”, tha Mattia Ferrari, një zyrtar i grupit bamirës të shpëtimit “Mediterranea Saving Humans”.
“Dëbimi rrezikon të shkelë normat ndërkombëtare, por mbi të gjitha lëndon aspektin human”. (Albaniapost)
Të njejtën gjë don't të bënte anglezi me Ne. Shqiptarët në Rwanda dhe edroga na sjell afrikan nga Rwanda. Biznes
Ktij trupit të gjatë i ka ik truni dhe Bon si i do qejfi se ka Salen që i garanton pushtetin. Kjo do hedh në gjykatë kushtetuse, ti frenohet vrulli kallomit se a mori nqaf.
Shqetesimi i aktivisteve te emigracionit ndoshta ka baz dhe nuk di si te gjykoj sa te drejt kan, por ajo qe me shqetson , esht mbi cfar llogjike e baza u firmos nga pala shqiptare pranimi i kesaj marveshje nen justifikimin e "mirnjohjes" Ky Edi rama konsultohet me administraten e qeveris se tij apo aritem ne inisiativa tip diktature, ku mbas rizgjedhjeve te perseritura te nje kryeministri ne kte Shqiperi ku opozita nuk egziston apo me mir esht zhytur ne skandale krimi e vjedhje , gje qe po con ne nje zgjedhes te perseritur, per tu ber tip Putin, ku kontrollon e vendos si ti doj bytha e do na presin dhe te tjera Nuk e kan keq Amerika qe me kushtetut nuk lejon cilido president ti kaloj 2 mandatet Po nuk u eliminua e te mari denimin qe meriton korupsioni ,krimi dhe hajnia e politikaneve si kta qe shofim te futen nga penxhere dhe kangjella kur ju mbyllet porta , asgje te hajrit mos prisni por le te provojm edhe nje diktatur te dyt se hak e kemi
Te gjithe lideret europiane, nga ata kryesoret si Makroni me shoke, deri tek lypsaret e varfer ballkanas si Vucici me shoke, gajasen dhe e tallin mbrapa kraheve kete palloshin tone, si nje lolo cirku me te meta mendore, qe krekoset duke qene kryeidioti i vendit me te varfer dhe problematik dhe brekeleshuar ne kontinent, qe mbahet me lemoshen e Europes. Idioti yne nuk e kupton qe eshte brekegrisur dhe vazhdon cirkun pa e ditur qe te gjithe jane duke u tallur me te. Ne mendjen e vet te droguar, kujton se eshte nje lider boteror qe po zgjidh problemet e botes.