Rama replikon me studentët e Mjekësisë: Populli shqiptar nuk do paguajë taksa për sistemin shëndetësor gjerman

7 Nëntor 2023, 19:12Sociale TEMA
Rama replikon me studentët e Mjekësisë: Populli shqiptar nuk do

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për sistemin shëndetësor në Shqipëri dhe mjekët e rinj që studiojnë për këtë degë, të cilët do të duhet të shërbejnë për një periudhë kohore në vend pasi të kenë marrë diplomën, nëse dëshirojnë që më pas të largohen drejt Gjermanisë.

Në një takim me Asamblenë e zgjeruar të PS në Durrës, kreu i qeverisë u shpreh se qytetarët shqiptarë nuk paguajnë taksa për sistemin shëndetësor gjerman. Në aspekt të kësaj, Kryeministri theksoi se tarifat e një studenti shqiptar që studion për mjekësi janë shumë të ulëta.

“Kostoja e studimit të Mjekësisë në Shqipëri është 1/16 e kostos reale dhe nuk ka asnjë krashasim me koston e studimeve në Gjermani. Një nga arsyet që sot në Gjermani ka një problem me mjekët është kostoja shumë e lartë e studimeve. Atëherë për çfarë arsye të gjithë ju, që duan edhe t’i bëjnë studimet thuajse me kosto 0, të marrin diplomë, për faktin që kostoja reale mbulohet nga taksat, duan të ikin në Gjermani direkt. Për kë punon populli shqiptar, për kë paguan taksa? Për sistemin shëndetësor gjerman? 

Kjo është të vësh duart në kokë. Si mundet ne që të pranojmë ne këtu që të financojmë studime dhe duke qenë se Universiteti i Mjekësisë në Shqipëri nuk është i kuotuar dhe mjekët shqiptarë janë të vlerësuar në Gjermani, ne të financojmë me një tarifë qesharake fare sistemin shëndetësor gjerman? Po pse? Ndërkohë që një shtet paguan universitetin, mbulon kostot, u jep mundësi studentëve që të studiojnë në degët që dëshirojnë në mënyrë që t’u përgjigjet qytetarëve të vetë kur kanë nevojë për kujdes”.

Për studentët e mjekësisë që dëshirojnë të largohen nga vendi pas studimeve, Rama tha se do të duhet që të paguajnë një tarifë.

“Nëse do të iki në Gjermani duhet të paguajë tarifën, që përsëri nuk është ajo e plota. Paguaje tarifën tjetër, merr diplomën, shko në Gjermani. Por nëse do marrësh diplomën me tarifën që ta paguajnë qytetarët, ke detyrimin që për një periudhë kohe ta bësh këtu, t’ja u kthesh këtu investimin që kanë bërë te ty. Nuk jemi në kohëra normale, jemi në kohë tjetër kur gjithë Europa është turrur për ‘mish njeriu’ se kudo ka nevojë për krah pune. Lufta më e madhe në vijim do jetë kush të kapi krahët e punës. 

Në një sektor si ky, ne nuk mund të rrijmë të shikojmë se si kalojnë vitet në universitet studentët dhe pastaj ikin të nesërmen pasi kanë shfrytëzuar një lehtësim që ja u bën djersa e atyre që paguajnë taksa në arkën e shtetit shqiptar. Jo. Atyre, këta mjekë të rinj, duhet t’ju kthejnë investimin duke shërbyer në spitale për një periudhë kohe, dhe ta kenë për nder”.

23 Komente

  1. B
    Buda

    Ne fakt, nese ia nis ikush kryeministrit Rama komentin tim, une them qe te gjithe studentet e Universiteteve Shteterore qe duan te largohen menjehre pas mbarimit te studimeve nga Shqiperia, duhet te paguajne tarifen e shkollimit. Pse vetem Mjekesia, po Artet, po inxhinjeria, Gjuhet e Huaja etj. etj.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ana

      Sepse mjekeve u sigurohet pune e garantuar ne Shqiperi kur mbarojne studimet ndersa dikush qe mbaron artet apo ndonje dege tjeter nuk i garantohet puna menjehere

      Përgjigjjuni
    2. S
      Studenti

      Duhet reforme e thelle ne sherbimi mjeksor. Mjeket nuk mund te jene edhe ne shtet edhe ne privat. Shefat e sherbimit dhe mjeket jane ne 5-6 klinika dhe spitale private njekohesisht. Ka mjeke laboratori klinik biokimik qe jane ne 24 laboratore njekohesisht. Le ta bejne ose ne shtet ose ne privat, te rriten edhe rrogat dhe nuk iken asnje mjek, se nuk eshte fushe me lule ne Gjermani.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Ketu ka te drejte

        Exsakte ... kerkoje Benzema te perfaqesonte vendin e origjines dhe France i tha ok por do paguashe tarifen e shkolles sportive .

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taraboshi

          Studentet e mjekesise nese duan te punojne jashte vendit mbas diplomimit te studiojne ne universitete private ose ne universitet ishte vendit

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fati

            Fikz fare.

            Përgjigjjuni
            1. N
              NJË MBI 70 VJEÇAR.

              KE SHUMË TË DREJTË TË PAGUAJNË SA NË EUROPË. POR QË TA KENË MË TË LEHTË DHE SHKOLLIMIN E PUNËSIMIN LE TË STUDIOJNË JASHTË SHQIPËRISË. PËR HUMOR : fshatit qumështin,mishin,domatet etj ja duan por .......Këta kalamaj që protestojnë janë shitsat e SUPER (MARKETEVE) SPITALEVE KU QYTETARËT DOTU SHITET SHËRBIMI SHËNDETËSOR PRINNDËRVE,FËMIJVE. KY është ajo që po gatuajnë FAMILJET që mbështetin këta çilimij që duan të bëhen pasardhës të HIPOKRATIT. MORTIA ËSHTË PAK ,por kjo është sëmundja më e madhe e familjeve.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Po me fisin e Tarzanit pse nuk debaton mashtruesi

                pse nuk debaton me Tarzann dhe Gorrllat e tij qe e shndruan Parlamentin ne nji stan shpellaresh !

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Real

                  Po pse ky penalizin vetem per studentet e mjekesise ?? Po studentet ne deget e tjera pse nuk penalizohen ? Po ata nuk shkollohen me taksat tona. Padrejtesi Po pastaj sikur studentet rane dakort me rektorin per nderprerjen e bojkotit Kjo ishte loja - ka thene para shume kohe ne nje rol i madhi Ndrek.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Eva

                    U shty deri sa te shprehet gjykata kushtetuese... Lexoni njehere, me pare shprehuni si drejtora!

                    Përgjigjjuni
                  2. R
                    Respi

                    Saktë zoti Rama!

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      anti25642654censurë

                      "politikan"më idiot nuk kam parë!në fakt ky tip politikani dritëshkurtër,idiot,halldup,diktator që lufton për karrigen e tij,gjëndet në të gjithë botën!!e fillojnë si populistë dhe përfundojnë si gadafi me në kalalet e gjirizit!!të njëtat fjalë i dëgjoj tek AfD në gjermani,tek salvini në itali e lëPene në francë!!të gjithë këta,të huajt,thonë të njëjtat fjalë"përse karin duhet të punojë shtetasi gjerman për të dërguar subvencione në shqipëri,mal të zi,maqedoni e gjithë ballkanin me politikanë dhe popull gomar?"!ky halldup harron se ka 30 vjet që taksat e shqiptarëve janë të subvencionuara nga ndihmat gjermane,harron ky idiot që shkon e luan palaçon sa herë takon merkel e shols,makron e bostanen,për të kërkuar lëmoshë,kurse sapo këthehet në shëtpinë e tij mbuluar me kashtë!?fillon e bën të fortin!sikur të ishte ky ai që mban gjallë ata që i japin lëmosha!do i gjeni një këshilltar që të mos e lërë të thotë gjithë gomarllëqet që i vijnë në mënd këtij idioti??lidheni me këmish force e mos e lini të lirë të hajë mut si i uritur!!duhet ringjallur ulvi vehbiu për të kuruar këta idiotë që "zgjedhim" si diktatorë të dështuar!! pallosh or dobiç burgajeti,zgjidh problemin dhe mos ha mut të flasësh si batakçi mosmirnjohës!dobiç burgajeti,mos vidh si i çmëndur për të mbajtur në këmbë diktaturën tënde prej frikacaku,por shiko të qeverisësh shtetin!e po ta qeverisësh shtetin nuk të ikin gjithë njerzit,por ikin aq pak sa do të të duhej ti subvencionoje!!o albin kurva e shqipërisë,o erdoqëni i arbërisë,o putin katoliku me gjyshe nga portet e venedikut,fillo e mëso pas 20 e kusur vjetësh që po ndyn gjithnjë e më tepër politikën shqiptare,fillo e mëso të lësh të tjerët të flasin,të punojnë e të veprojnë!!fillo e mendo tu lësh vëndin të tjerëve e mos u bë si ai sociopati që "pushton" çdo tre muaj godinat e "shtetit"shqiptar!!

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        Une

                        O gazetar thuhet "bën retorikë", jo replikon. Si mund te jesh replikë me një njeri qe s'je duke folur direkt, ne rastin e jetoj rrapit qe kemi km ai ka bere, ben dhe do bej gjithmonë retorike se s'ka bythe te përballet as me studente e as me pensioniste, po mbush sallen me servila qe jane as idiot sa kujtojnë se i mban ai ne pune, rrumpalla drejton rrumpallat e merr ne qafe popllin

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          astor

                          1-edhe ne nuk paguajme taksa qe femijet e politikaneve te studiojne jashte Shqiperise. 2-cdokush nga politikanet qe i ka derguar femijet jashte te jape doreheqje dhe per 5 vjet mos te kete te drejte ne pune shteti. 3-pastaj kerkoni llogari per studentet qe duan te ikin{a i keni siguruar kushte per praktike dhe punesim} 4-zotrote atyre 140 kllufave ne parlament ja ke bere rrogen 4000e kurse studenteve qe mbarojne mjeksi don ti mbash me 400e 5 vjet

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Koli

                            Nese e lexon njeri kete koment dhe merret me verifikime: beni nje xhiro nga poliklinika 10 dhe testoni me rryshfet mjeket qe punojne aty, njesoj si dhe ne qendrat e tjera shendetesore, keta te 10-s kane ngelur kafshe shpellare, te shikojne nga duart dhe madje ulerasin dhe sillen keq po nuk i sajdisen pacientet. Paraziter qe marrin rrogen kot dhe zhvasin popullin! Mjekesia ka nevoje urgjente per vetting, sic ka nevoje skema e sigurimeve shendetesore te rinovohet. Per cfare i paguajme ato me flamosura sigurime shendetesore, kur prape ne privat perfundojme? Studentet e mjekesise do shikojne keta matufet e korruptuar dhe te njejtin shembull do ndjekin...

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Koli

                              Ikni studjoni ne Gjermani dhe rrini sa te doni atje.Jo more ha buken e turkut dhe bej duvane e kaurit i thone.

                              Përgjigjjuni
                              1. O
                                O lleshi

                                O Legena JU KENI TE DREJT PER ATA QE TE BESOJN O KURVA LAT GJE JU PER RININ MOS BENI SKANDALE QELB

                                Përgjigjjuni
                                1. s
                                  sinan berduvela

                                  Ka shume te drejte zoti Rama! Ne mezi i pergatisim mjeket, gjermani do ti marri falas! Prandaj u rritim pagat deputeteve, ministrave etj qe te mos na ikin ne Gjermani! Dhe sic jane mesuar ata te punojne falas do e bejne Gjermanine si Shqiperine! Damllaja ne lule te bythes o Edo! Je kryeka... model!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Monasteries shtepia ku ka jetuar nexhimija

                                    Shqiptare byth grisur nga nje mil euro ti japish cdo njerit do tethone ca Jan or kto duvet generate te kalojne we tebeheni escape budallenj arbute just la entering si m

                                    Përgjigjjuni
                                    1. C
                                      Centri Fuga

                                      Meqe behet debat kostosh ,Ja cfare thuhet ne internet per Gjermanine :State-funded German medical universities charge a nominal semester fee that usually ranges between € 100-500 each semester e perkthyer dmth :"Universitetet gjermane të financuara nga shteti mbajnë një tarifë semestrale nominale që zakonisht lëviz në mes € 100-500 për semestër" pra ne Gjermani kostot per arsimimin ne Mjekesi jane Qesharake e jo si Thote Rama qe studentet nuk shkojne per arsye kostosh , per cilat kosto po flasim per ato qe paguan shteti na del pra qe shteti gjerman paguaka 16 here me shume nga xhepi i taksapaguesve gjermane per shkollimin e nje studenti gjerman ne mjekesi ne nje universitet publik DMTH shteti atje i ka kryer me se miri angazhimet e veta ose e thene ndryshe taksapaguesit gjerman paguajne per shkollimin e studentit te mjeksise 16 euro nderkohe qe ata shqiptare paguajne 1 euro kjo tregon sa qesharak eshte angazhimi i shtetit shqiptar ne kontributin e vet per shkollimin e nje studenti mjekesie NESE Pastaj diskutimi behet per ato qe paguan student nga xhepi per shkollimin jemi gati njelloj se edhe ne gjermani paguhet 100 euro per simester dmth 200 euro tarife shkollimi ne vit ne njeuniversitet publik ,PRA nese do te diskutojme per ato qe paguan individi nga xhepi sepse na del qe ato qe paguan studenti ne gjermani qenkan vertet qesharake sepse jane po aq sa paguan studenti ketu ndoshta edhe me pak ndersa diskutimi per kostot e jeteses ne Gjermani dhe ne shqiperi eshte ceshtje tjeter qe nuk nderyn ne kete debat ,pra ne kete debat ekonomik shteti yne del i humbur ngase eshte pikerisht shteti qe kontribuon nga taksat tona 16 here me pak se shteti gjerman dhe ky eshte mekat qe godet cilesine e ARSIMIT dhe te kuadrove qe ai prodhon , por nese debati behet per kosto qe paguajne studentet nga xhepi atehere mund te thuhet se me shume paguajne studentet nga xhepi me te ngrene , te pire , transport , Libra e me qeraxhinjte e metropolit qe ferkojne duart sa here fillon viti akademik dhe qe i kepusin me qerate e larta , dhe te mendosh qe mjeksia kerkon angazhim me te madh intelektual dhe kohe me te madhe per te studiuar duke patur parasysh volumin e madh te materialit studimor dhe kohen qe merr praktika spitalore .Po te Llogarisesh edhe 3 - 4 vjete te tjera specializim , kjo kthehet ne nje kalvar ekonomik sidomos per studentin dhe familjen e tij qe sakrifikon per endren e djalit apo vajzes per tu bere mjek,E pra kete mundim mund ta kompesojne vetem 2 faktore ne sinkron me njeri tjetrin 1 ) Dashuria e madhe per profesionin (?!) dhe 2 ) interesi ekonomik .Qe te ruash faktorin e pare duhet qe studenti te ushqehet vazhdimisht me nje vizion qe ATE QE LEXON NE LITERATURE TA SHOHE TE MATERIALIZUAR NE PRAKTIKEN MJEKESORE, qe dmth kushte te mira pune , Spitale me aparatura Moderne me stadarte europiane , Mjekesi e trajnuar, shkembime te institucionalizuara me Boten etje etje SEPSE KETO LEXOHEN NE LITERATURAT e 2023 dhe nuk punohet me tekstet sovjetike me doktorin qe merr nje cante e nje gjilpere dhe nje leukoplast me pambuk e me nje shishe jodjo dhe 2)trajtimi ekonomik dinjtoz per kete kategori se pari si interes publik sepse NJERIU ESHTE KAPITALI ME I CMUAR per familjen dhe shoqerine, ne krahasim me shtepine apo makinen qe shteti te detyron ti sigurosh fjala bie, se dyti si njohje e interesit individual ndaj studentit qe studion ne shkollen me te veshtire dhe me te gjate duke i lene PAS GJITHE FAKULTETET E TJERA dhe mqs po e krahasojme me Gjermanine le te na thote qeveria sa Paguhen mjeket ne gjermani dhe si jane Kushtet e punes edhe standartet ne Gjermani dhe perse mjeket gjermane nuk vijne te studiojne apo punojne ketu por mjeket tane shkojne atje.PRANDAJ argumenti i kostove nuk qendron madje ai mund te kthehet ne nje kompleks faji per Qeverine , eshte me e drejte te THUHET :Te Dashur STUDENTE qe KENI ZGJEDHUR DEGEN E VESHTIRE e TE MUNDIMSHME TE MJEKSISE , PER ENDERRA NE SIRTAR APO INTERESA EKONOMIKE KJO PAK RENDESI KA,SHTETI DHE POPULLI YNE I VUAJTUR IU DO SHUME (kuptohet PER INTERES ME TEPER SE SA PER SENTIMENT se kjo po duket edhe nga komentet ketu)) DHE DO TU JETE NE KRAHE PER CDO HALL APO PROBLEM TUAJIN, KIJENI PARASYSH KETE DHE JU LUTEMI QE FALE KESAJ MBESHTETJE TE KENI MIRESI DHE PERKUSHTIM PER TI SHERBYER KETIJ POPULLI DITEN QE DO TE PERFUNDONI STUDIMET SHTETI DHE POPULLI DO TU JETE MIRNJOHES PERJETE,.DHE KUJTONI JU LUTEM THENIEN E FAMSHME TE KENEDIT :mos pyet se cmund te beje vendi per ty por se c mund te besh ti per vendin.POR MEQE U HAP KY DISKUTIM EDHE JU : Zoterinj Te politikes Kini guxim dhe shiheni realitetin ne sy, sepse po i njejti Kryeminister ishte qe kur e pyesnin Z Rama po iken rinia ne emigrim thoshte me Ironi : Cfare problemi ka ketu cdo njeri leviz , ky eshte trend boteror, Shume mire atehere mqs qenga trend boteror mos iu nderhy studenteve te mjekesise dhe le te zgjedhin vete cfare eshte me e mira per ta nqs do ti ndihmosh ndihmoji nese jo atehere mos i pengo.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. a
                                        astor

                                        thjesht BRAVO

                                        Përgjigjjuni
                                      2. G
                                        Genti

                                        Të gjithë studentët që mbarojnë universitetet shtetërore dhe private në Shqipëri duhet të kontribojnë të paktën 5 vjet në vend nëse ju sigurohet vendi i punës pasi populli paguan taksa për arsimimin e tyre dhe duhet të marrë shërbimin prej tyre. Që të paguajmë ne qytetarët shqiptarë me taksa studentët dhe këta t'ja mbathin jashtë është e papranueshme. Duhet me ç'do kusht që gjithë studentët brenda mundësive të punësohen në vend të patrën për 5-6 vjet të punojnë dhe shlyejnë borxhin ndaj vendit e më pas të tërheqin diplomën e të ikin edhe prapa diellit po të duan.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Altin Hasa

                                          Nuk është ashtu z Rama sepse motra ime erdhi nga Gjermania mbaroj specializimin atje punoj 7 vite dhe ka 3 muaj që ka aplikuar për punë në portalin e M Shëndetsisë dhe asnjë reagim nga ana e M Shëndetsisë. Dmth ka Mjekë por si punësoni në rastin konkret.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje