Prej ditës së djeshme publiku në Shqipëri u informua mbi një marrëveshje të re të qeverisë Rama me qeverinë e Melonit në Itali. Sipas raportimeve joshteruese të medieve italiane dhe burimeve të kursyera shqiptare, rreth 36 mijë emigrantë priten të strehohen në dy kampet që sipas tyre do të ngrihen në Shëngjin dhe Gjadër.
Gogo.al publikon marrëveshjen e pazbuluar deri më tani mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.
Ajo që mësohet është se marrëveshja do të zgjasë 5 vjet por mund të shtohet edhe me 5 vite të tjera dhe për të pritur emigrantët do të ndërtohet vetëm një qendër. Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre.
Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë, edhe pse do ketë lëvizje të vazhdueshme të tyre, ardhje dhe largime të reja.
Emigrantët do të qëndrojnë në pritje të përgjigjes për azil nga autoritetet italiane në strukturën që do ndërtohet po nga italianët, ashtu sikurse do ndërtohet nga italianët edhe struktura për akomodimin e personelit shqiptar ndihmës.
Shpenzimet për këtë vendim politik, siç edhe është raportuar deri më tani do të përballohen nga Italia, po sa është shuma e gjithë këtij operacioni?
Italia do t’i paguajë vendit tonë fondin e parë në shumën 16.5 milionë euro (shkarko dokumentin), brenda një 3-mujori. Parashikohet që mbi 100 milionë euro të jenë të ngrira në një llogari bankare të nivelit të dytë si garanci.
Italia merr përsipër të gjitha shpenzimet për kujdesin spitalor sipas legjislacionit shqiptar, pas administrimit të trajtimeve spitalore të palës shqiptare. Po kështu Italia merr përsipër 100% të kostos së parashikuar në kontratat përkatëse të blerjes së pajisjeve mjekësore dhe barnave, përfshirë vaksinat, për të cilat Shqipëria dokumenton përdorimin si dhe 100% të kostos së blerjes, të aprovuar më parë nga autoritetet italiane, të artikujve dhe shërbimeve të ndryshme.
Po çfarë vë në dispozicion Shqipëria përveçse tokës dhe kujdesit shëndetësor kur po mësohet se të gjitha shpenzimet do paguhen nga Italia në shumën 16.5 milionë euro? Shqipëria do shoqërojë emigrantët me policinë e saj dhe do vërë në dispozicion sipas rastit forcat e armatosura.
Çështja e emigrantëve shfaqet komplekse ku duket se një sërë parashikimesh zënë vend edhe në marrëveshjen mes dy shteteve, teksa përfshihen potencialisht edhe angazhime ligjore për mbrojtje para gjykatave ndërkombëtare. Kostot e të cilave, dihet, i merr Italia por mbetet ende një pikë që ngjall debat, mjafton të kujtojmë dështimet spektakolare që Shqipëria ka bërë në gjyqet ndërkombëtare.
Burime konfidenciale në Shqipëri konfirmojnë për Gogo.al se një sërë përfitimesh do të vijnë me këtë marrëveshje që qytetarët i gjeti të painformuar pas mohimeve të vetë kryeministrit se do të pranonte ndonjëherë emigrantë në Shqipëri.
Pas perdeve po diskutohet gjenerimi i disa projekteve ambicioze për vendin tonë me mbështetjen e italianëve. Ajo që parashikohet të ndodhë tjetër, thonë burimet, janë miliona euro që do të përfitojnë për pensionet rreth 500 mijë shqiptarë në Itali.(Gogo.al)
(Kliko KËTU për të parë marrëveshjen e plotë).
Mos beni gallte....kjo marveshje eshte per konsumim te brendshem ne politiken italiane . Afrikanet nuk kalojne shkretetire Sahara , detin per te ardhur ne Lezhe. Rama nuk duhet te mari inisiativa te tilla pa miratimin e parlamentit eshte i zgjefhur asgje me shume . Jam dakorde qe Shqiperia te presi emigrant dhe ti trajtoje mire por jo ne kete forme qe italia ti perplasi ne Shqiperi se do Edi Rama joooo eshte lajthitje totale . Rama duhet te japi doreheqje nuk po e justifikone te qenit kryeminister . Ne PS ka plote kandidat 100 mije here me te mire se Rama . Cfare eshte kjo histori ngrihet kryeministeri shkone ne itali dhe firmose marveshje sikur ta kete Shqiperine token e tije . Duhet te largohet sa me pare
E kam thene gjithmone, nje shtet nuk behet me lemoshat, fondet, projekte te dyshimta te shteteve te tjera, ose premtime per investime. Nje shtet behet kur 1. Perdor resurset r tij ekonomike, nentikesore e njerezore ne funksion te ekonomise, per ekonomine dhe per njerezit, 2) kur gjeneron ide, projekte, mbeshtet klasen e mesme, biznesin e mesem. Te gjithe fondet qe vijne ne te tille forma jane kacidhr per te mbushur barkun, siç hyjne, dalin. Imagjinoni nje djale te ri qe i japin leke prinderit, dhe njr djale qe nxjerr ate lek vete. Cili nga keta do te kete sukses ne jete? Ekonomia e nje dhteti nuk ngrihet me kacidhet e botes, por me strategji, si ne gjithe boten.
Ne nje marveshje jep diçka dhe merr diçka....nuk e kuptoj çfare marrin shqiptaret...apo ate te" gjatin" e Rames...po dhe ate nuk e marrim sepse e kemi marre nje here e mire !
Pensionet e emigranteve jane djersa e 30viteve, nuk eshte dhurats te Italise! Te entjen ora 16:00 perpara Kryeministrise, dil o shqiptar! Lere Rampallen, Salgerdallen, dil per veten dhe Shqiperine!
Ky eshte poshterimi me i madh qe i behet krahines se Lezhes dhe veriut nga Ramsi.
Rroftë Shqipëria turistike. Tani e gjithë zona e Lezhës shkoi për lesh, që nga turizmi e duke mbaruar me hoteleri e restorante. Pasoja të pariparueshme do të ketë mjedisi, flora dhe fauna. Një gjë nuk arrij të kuptoj është, ku e gjen të drejtën morale, politike, ligjore ky kryeministër i vendit duke anashkaluar qeverinë e vet, partinë e tij, popullin e Lezhës që preket direkt, Shqipërinë hallemadhe. Minimumi që duhet të bënte ishte një referendum për Lezhen, ku të pyeteshin qytetarët për këtë projekt që prek xhepat e tyre, ekonominë e këtij rrethi dhe me gjere. Të habit guximi i këtij leshko kryeministër qe ne fshehtësi dhe prapa krahëve të qytetarëve të këtij ben ujdira të tilla që janë të rrezikshme dhe shumë të dëmshme për pasojat që sjellin. Po ashtu kjo marrëveshje e fshehtë mesa kam lexuar edhe reagimet e EU janë në shkelje flagrante me shumë ligje dhe konventa ndërkombëtare. Aferim të qoftë o kryeministër i pacipe, servil me të huajt dhe xhelat i popullit tënd. Ty te te rrojë Saliu prandaj kaperdisesh në majë të plehut.
Me qindra vet që banojnë në atë zonë do të punësohen …..
Nuk paska dalë asnje koqe kandari te shajë Ramën. Aty do punesohen njerez, do kete mundesi të shesim prodhimet bujqesore dhe blegtorale, ndersa vete emigrantet nuk kane nder mend të rrine ne Shqiperi. U trembën trimat se do vijne afrikanet ne Shqiperi. Patriote të medhenj, nuk e sheh. Po të plase pushka i ke të gjithë poshtë krevatit, por ketu ne gazetë behen të gjithë trima. Per 500 vjet ndyresirat e Arabisë u dynden ne Shqipëri duke prure emrat Arabe Muhamet, Ahmet, Mahmut, e Karaduz, por tani u kujtuat të beheni patriote, kunder disa zezakeve qe mesi presin të Ikin nga Shqiperia. Debila.
Lajm i mire. Bangladeshet dhe pakistanezet do gjejne vellezerit e tyre turkoshqiptar. Do frstojne bashk bajramin dhe ramazanin. Do kete dhe prerje kokash dhe martesa me kusherinjte e pare. Po rritet popullsia pellazgo ilire turkoshqiptare. Allah uakbar.
E moret vesh si fitohet pusht teti? Mandatin e kater e siguruam tani te punojme per te pestin O popull i tredhur
Shqiperine djali i Kristaqit e ka kthyer ne hale, po te pakten ndjehej vetem era mut shqiptari, nashi Ed Droges nuk i mjaftonte muti i bashkevuajtesve por na sjell halete e botes dhe te zezakeve te Afrikes, me kar-te qe ka firmosur me putanen Meloni.
Gjatosh e ke dhi me këtë muhabet. Hej malokët e derrit serb, s'kemi cbejme, Ramës to i japim votën për sa koh derri serb është kryetari juj.
ik or rrot trapi, per sa koh te jete derri vicidolit skemi cbejme te gjatiti do i japim voten. Kjo sdo te thote qe nuk do rezistojm. O i gjat or trap, se ke shqiperin bacen private..... do protestojm, nuk i dum sunitet e afrikes e azise ne shqiperi.
O Ed Rama te erdhi koha me bo qypa balte me duket , ler Braçen ose Erjon Velin ne at post , mjaft naj shpife duke bo pazare me fatet e kti vendi , po behesh si saliu ik me mir mjaft mos naj shpif me shum .