Digjet shtëpia e ish-deputetit, Ndocaj: Menduam se erdhi hajduti, nuk shpëtuam as rrobat e trupit

25 Prill 2023, 11:21Sociale TEMA

Digjet shtëpia e ish-deputetit, Ndocaj: Menduam se erdhi hajduti, nuk

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur ish-deputetit Eduard Ndocaj. Shtëpia e tij në Milano të Italisë ka marr flakë dhe dyshohet paraprakisht se shkak mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Ndocaj ka treguar të gjithë momentin kur ndodhi ngjarja, duke theksuar se ishte ora 02:30 e mesnatës dhe të gjithë ndodheshin në gjumë.

Ai ka zbuluar se fatkeqësisht nuk ka arritur të shpëtojë asgjë nga shtëpia, madje nuk ka marrë as rrobat e trupit.

“Akoma nuk dihet shkaku i konfirmuar i zjarrit, por në bazë të asaj që u diskutua ishte një shkëndijë elektrike. Ishte ora 02:30 e mesnatës dhe ishim të gjithë në gjumë. Dëgjuam se po ndodhte mbi dhomat e gjumit ku ne jetojmë dhe kujtuam se mos ishte me të vërtetë hajduti dhe jo se ishte një zjarr.

Ishte një zhurmë e madhe. Kur dola të shikoj në shkallët e pallatit, kishte ardhur tymi deri në gjysmë dhe pastaj kemi dal të gjithë me shpejtësi dhe thirrëm ndërhyrjen, policinë e zjarrfikësen.

Edhe arritëm dolëm ashtu siç ishim sepse natë, të gjithë ishin në gjumë, por të paktën lëndime as tek ne as te vajza nuk kishte. Në katin e fundit është shkrumbuar gjithçka, nuk arrita të merrja dot as teshat e trupit”, u shpreh Ndocaj.

 

4 Komente

  1. Z
    Zefi balldrenit

    Si cub manatie i paske mbush breket mjafton qe tregon te verteten

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jari

      Po pse su dogj brënda vet ky Mut Muti, një hale më pak, bajga.

      Përgjigjjuni
      1. T
        T

        Sa mire te eshte ber mor kokra e malokut burre i peshtire njeri shpirtlig .

        Përgjigjjuni
        1. H
          Harrami nuk behet hallall - thone islamiket... Kan

          Per pushime kishte ne Itali shkuar ky depyteti?! Kane qene para harram! - o depytet!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje