Dita e Verës, Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve: “Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë”

14 Mars 2026, 10:20Sociale TEMA
Dita e Verës, Ministri i Drejtësisë në Institutin e të

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu zhvilloi një vizitë në Institutin e të Miturve në Kavajë, me rastin e festimit të Ditës së Verës, ku u zhvilluan aktivitete kulturore dhe edukative me pjesëmarrjen e të rinjve të institucionit.

Gjatë vizitës, ministri u njoh nga afër me aktivitetet që zhvillohen në institut dhe theksoi rëndësinë e programeve të rehabilitimit, arsimit dhe formimit profesional për të rinjtë që ndodhen në konflikt me ligjin.

Në fjalën e tij, ai nënvizoi se drejtësia për të miturit duhet të shkojë përtej ndëshkimit dhe të krijojë mundësi reale për rikthimin e tyre në shoqëri.

“Një shoqëri e fortë nuk është ajo që vetëm ndëshkon gabimet, por ajo që krijon mundësinë që një i ri të ngrihet përsëri dhe të ndërtojë një rrugë të re në jetë,” u shpreh ministri.

Gjatë aktivitetit, ministri dhuroi për bibliotekën e institutit librin Të Mjerët të Viktor Hygo, një nga veprat më të njohura të letërsisë botërore, që trajton temën e drejtësisë, mëshirës dhe shansit të dytë në jetë.

Ministri theksoi se sistemi i drejtësisë për të miturit duhet të fokusohet gjithnjë e më shumë në arsim, aftësi profesionale dhe programe rehabilitimi që ndihmojnë të rinjtë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.

Vizita në Institutin e të Miturve në Kavajë ishte pjesë e angazhimit të Ministrisë së Drejtësisë për të forcuar politikat që mbështesin rehabilitimin dhe ri-integrimin e të miturve në shoqëri.

1 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter gdo te na shohen site....

    Dite verre ne mes te dimrit mes muslimon brothers m'Albaniston.... gezuar Novruzin

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje