"Djali hyri për të shpëtuar nënën nga flakët dhe ngeli brenda", dëshmitë rrënqethëse të banorëve për dramën në Has

19 Shtator 2024, 10:43Sociale TEMA
"Djali hyri për të shpëtuar nënën nga flakët

Familja Lushi në Nikiloq të Hasit kanë hapur sot dyert e mortit, për 57 vjeçarin Rexh Lushi dhe Fatime Lushi që humbën jetën si pasojë e zjarrit që ra në banesën e tyre rreth orës 01:00 të 19 shtatorit.

Një bashkëfshatar i 57-vjeçarit ka thënë se nuk kishte asnjë lloj mundësie për t'i ndihmuar. Madje tregon momentet kur bashkëshortja pasi ka dalë e ka thirrur Rexh Lushin të dalë nga banesa në flakë, por nuk ka dëgjuar zë. 

"Rexha ka jetuar këtu, ndërsa fëmijët i ka në emigrim. Edhe vëllezërit i ka në emigrim në Angli. Vetë jetonte me nusen dhe me të ëmën. 

Në orën 1 të natës ka dalë jashtë dhe ka lajmëruar policinë. Ka hyrë për të nxjerrë nënën nga shtëpia.

Bashkëshortja ka dalë jashtë dhe e ka thirrur: Hajde dil jashtë por nuk ka dalë, ka ngelur brenda"  tregon Shkozet Bebexhia një tjetër bashkëfshatar i viktimave për Report Tv".


Fqinjët kanë rrëfyer për Report Tv momentin kur gjetën trupat e viktimave.

“Rexhën (shenim: Lush Rexhen, 57 vjeçarin) e kemi gjet tu u kall akoma (duke u djegur) në kuzhinë. E kemi nxjerrë jashtë. Ishte i dëmtuar fare, i shkrirë komplet thotë Neritan Koka një i banor i fshatit për Report Tv. 


Ata besojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e problemi me energjinë elekrike.

1 Komente

  1. T
    Tirona

    Gjynah, fund tragjik. Kuptohet qe per nenen njeriu le koken. Eshte gjeja me e shtrenjte ne bote. Ndjese paçin dhe ngushellime te dashurve te zemres.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje