Dom Gjergj Meta kundër nismës së qeverisë: S’dua ta besoj që shteti është dorëzuar përballë mafies, legaizimi i kanabisit si kalë Troje

7 Prill 2022, 19:35Sociale TEMA

Dom Gjergj Meta kundër nismës së qeverisë: S’dua ta

Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta është shprehur kundër nismës së qeverisë për legalizimin e kanabisit. Në një reagim gjatë ditës së sotme, pas deklaratave të kryeministrit Rama ai thotë se “nuk dua të besoj se një nismë e tillë është dorëzim i shtetit përballë mafies së kultivimit të lëndëve narkotike”.

Në reagimin e tij, Meta e konsideron legalizimin e kanabisit si Kalë Troje i drogave më të rënda në jetën e shumë të rinjve.

“Ky legalizim mund të jetë gjithashtu paradhoma e shumë fenomeneve të tjera të dëmshme për shoqërinë, sikurse monopolet apo logjikat mafioze. Personalisht më çudit fakti që një popullsi aq “konservatore” si kjo e jona qenka aq pro legalizimit të kanabisit, nëse është e vërtetë që procesi i konsultimit nga ana e qeverisë ka sjellë në këto rezultate”, shkruan Dom Gjergj Meta.

Reagimi i Dom Gjergj Metës

Për momentin po kufizohem të them se legalizimi i kanabisit (qoftë edhe për qëllime kinse mjekësore) është Kali i Trojës i drogave më të rënda në jetën e shumë të rinjve, sidomos në një vend ku ka papunësi dhe varfëri midis tyre. Ky legalizim mund të jetë gjithashtu paradhoma e shumë fenomeneve të tjera të dëmshme për shoqërinë, sikurse monopolet apo logjikat mafioze.

Personalisht më çudit fakti që një popullsi aq “konservatore” si kjo e jona qenka aq pro legalizimit të kanabisit, nëse është e vërtetë që procesi i konsultimit nga ana e qeverisë ka sjellë në këto rezultate.

Nuk do të doja të besoja se disa nga këto ide janë si dikur “…me propozim nga poshtë e vendim nga lart” (për kujtesë më 9 maj 2020 kryeministri ka thënë se ka një vit që qeveria po punon me draftin e ligjit për legalizimin e kanabisit, d.m.th. qysh më 2019).

Më keq akoma nuk dua të besoj se një nismë e tillë është dorëzim i shtetit përballë mafies së kultivimit të lëndëve narkotike.

Kaq për momentin për lajmin e mundësisë së legalizimit të kanabisit që u artikulua këto dy ditë.

6 Komente

  1. L
    Lenci bira

    Dom si i keni hallet me bythen se kohe lufte eshte Besoj se ti ke klientelen tende dhe e kalon kete sutuate Je bere si kryetar partie jo si prift malsie

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shoqi

      O qelb e yndyrshme flitet per ekstrakte per medikamente qe veprojne per shume semundje e jo per te shit kanabis duhan.ushunjeza qe ushqeheni me verberine e te tjereve

      Përgjigjjuni
      1. M
        Marash BJESHKA

        O Gjergj Meta, hiqe veladonin e priftit, mbasi të bjen ngushtë. Vish kostumin e politikanit OPOZITAR, formo një të DJATHTË të re e të pa koruptuar, dhe dil në KRYE të kësajë NISME. Në mos po, ATEHERE, mos dil HAPUR apo edhe JO HAPUR, (sikunder bën duke dhënë MESHË nëpër fshatarë), kunder QEVERISË. E ke të ndaluar rreptesisht, që BARIU I GRIGJËS, të predikojë POLITIKË e ti kundervihet qeverisë. Disa herë të është terhequr vemendja për këto lloj veprimesh. Mendoj se DIKUSH (????) duhet të të tregojë ZYRTARISHT vendin, mbasi PO DISKREDITON klerin e nderuar KATOLIK në Shqipëri. Me shumë konsideratë për KISHËN KATOLIKE, por jo për ty, GJERGJ META.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Molla Omari

          Kisha te shikoi homoseksualet nuk ka ci duhet me qeverrine. Keshtu Dom, keni me shume pune ne ata qe Dakin nga rruga e zotit, I cili nuk ka informacion per drogen. Shikoni pedofilet tuaj apo u jeni neneshtruar atyre.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Titi

            Fale o Zot sepse nuk si se cfare po thote.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Myslimani.

              I nderuar Dom Gjergj Meta. Gjithmone reagon per mire. Ec ne rrugen tende e Zoti ta shperblefte. Ndahemi bashke per ceshtje te fese. Por nqs do ishe hoxhe do ishe hoxha im i preferuar. Rrespekt.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje