Në shkolla po qarkullon droga e re xhelatinoze, gjimnazisti në Tiranë: Të marrësh dozën e drogës që të afrojnë shokët është respekt! Është e lehtë të gjendet

20 Shtator 2023, 14:20Sociale TEMA

Në shkolla po qarkullon droga e re xhelatinoze, gjimnazisti në

Të marrësh dozën  e drogës që të afrojnë shokët, për këtë 17 vjeçar, nxënës i gjimnazit “Petornin Luarasi” në Tiranë, është respekt.Është nga ato respektet, që të rinjtë po ua kthejnë shpesh njeri tjetrit, sikur të jetë një kafe. Nuk kanë as frikë dhe as pendesë.


Përdoruesi i drogës: E kanë pasur çunat, e kanë blerë çunat. Nuk jam përzier unë dhe më kanë respektuar.

Gazetarja: Të të japësh drogë, për ty është respekt për ju?

Përdoruesi i drogës: Tani kështu ka dalë.


Report Tv për të mbajtur të fshehtë identitetin e të riut, vendosi ta quajë Igli. Ishte 15 vjeç kur Igli e provoi drogën për herë të parë, hashashin. Sot në vitin e tretë, Igli tregon se këtu në shkollën e tij, drogën e përdorin shumë nga shokët e shoqet .

Kurse për ta provuar, e kanë provuar thuajse të gjithë, në emër të kuriozitetit dhe të respektit, pasi nëse ty nuk ta afrojnë dozën, do të thotë që nuk respektohesh nga ambienti. Por nëse ata të sjellin dhe të thonë urdhëro merre dozën, kjo do të thotë se ti je i privilegjuar.

“Unë e nis a parvjet. E nisa nga kurioziteti. Një dozë më duket se tek 10 mijë.”

Kokainën Igli thotë se e piu vetëm njëherë. I ka kushtuar 8 mijë lekë të reja. Por ajo që e ka joshur më shumë të riun, është droga – kanabis kanadez xhelatinoz. Behet fjalë për narkotikun që qarkullon lirshëm të paktën prej dy vjetësh. Por për herë të parë u lakua publikisht, gjatë operacionit antidrogë Temull i Dijes. 

“Më thoshin është drogë kështu ashtu. Ka efekt të fortë. Më shtyu kurioziteti, dhe e provova. Është shumë e shtrenjtë 100-120 mijë lekë. Emri i ka dalë prej 2 vjetësh. Të merr mendtë, të kap e qeshja'’- tha ai.


Igli thotë se do të marrë përsëri këtë tip droge. I ka pëlqyer shumë dhe për faktin se efekti i saj zgjatë në kohë. 

“E kam provuar. Po më ra rasti do e provoj sërish. 16 vjeç e piva. Më shtyu thjesht nga emri, fjala xhelat. Të shijon. Efekti zgjat, më e fortë. Të krijon më shumë adrenalinë. Është shumë ndryshe nga normalja. Më ka shijuar me thënë të drejtën”, tha i riu.


I riu nuk ka asnjë informacion se çfarë është kjo substancë narkotike sintetike, e cila nga përdoruesit njihet si xhelatina. Megjithatë faktet flasin se këto drogëra shumë të rrezikshme për ata që i përdorin dhe kanë ngritur alarmin në botë. Janë drogëra vdekjeprurëse ose të shkatërrimit të strukturës njerëzore.

Gazetarja: A jeni në dijeni se çfarë mund të të sjellë kjo lloj jetese që po bëni aktualisht?

Përdoruesi i drogës: Atë se di, por nuk besoj ta vazhdoj. Tani po e pi për qejf.
Megjithatë Igli tashmë ka filluar të ketë problemet e para nga përdorimi i llojeve të ndryshme të drogërave.

“Vetëm lodhje kam. Tjetër asnjë problem. Konsumoj cigare, hashash, gjumin e prish. Normalisht do të ketë lodhje, dhimbje muskulore”, tha i riu.


Për të blerë drogë, paratë 17-vjeçari i siguron në punën si kamerier dhe për ti gjetur të gjitha format e saj, tashmë thotë është bërë pak vështirë por jo e pa mundur. Shkak thotë ai janë bërë aksionet policore së fundmi.

“Do e provoj ta lë. Familja dyshon. Më thonë çfarë po bëj, a ke pirë gjë”, përfundoi i ri. 
Një tjetër i ri që nuk e  konsumon, thotë droga shiten në cepat e shkollës dhe vende të tjera ku nuk bie në sy

“Unë nuk e konsumoj, por dëgjoj shokët, shitet ne cepat e shkollë, 500-10.000 leke. Droga në Shqipëri është e lehtë të gjendet, sepse edhe vetë gjimnazistët merren me atë gjë”.
Përhapja e fenomenit në përmasa të mëdha ka frikësuar prindër e mësues

“Shumë të rrezikuar janë. Nëse nuk do ketë polici dhe kontrolle, fëmijët do të jenë të rrezikuar”, tha një gjyshe.

24 Komente

  1. l
    llogjika tregon Edukaten e Kulturen Familjare

    i jati Militant i Turmave mamaja X maloke , djali mendon me shume per drogen se arsimimin . llogjike ,nga kush do mesoj se cdo te thote Jete ne Qytete ?

    1. k
      k

      Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë brënda. Helmuat gjithë botëror me drogëra, tani Ju bie në kokë ta provoni sa mirë është. Nuk ndërtohet lumturia dhe mire qenka mbi fatkeqsine e tjerve.

    2. L
      Lipton Ice Tea

      Edukojini robt dhe mos shperndani pacavure te tilla, se bota po e legalizon hashashin ndersa pseudospecialistet tane thone qe shperben strukturen njerezore. Vaj medet ku ka shkuar injoranca.

      1. P
        Parruca

        THC eshte e vertetuar shkencerisht qe ndikon ne shendetin mendor. Disa nga simptomat e perdorimit afatgjate jane, ankthi, depresioni dhe deri ne psikoza. I tymosur kanabisi ka efektet negative qe ka dhe duhani. Perdorimi qofte dhe ne kohe te shkurter sjell probleme konjitive, pra mungese perqendrimi, veshtiresi ne te mesuar, por dhe probleme psikotike si paranoje, haluçinacione etj. Perdorimi i zgjatur i kanabisit eshte hapi i pare per tek perdorimi i drogerave te forta. Bota po legalizon shume gjera por kjo nuk do te thote qe jane te mira. Sot ne bote po flasin dhe per legalizimin e drogerave te forta, me arsyetimin qe «per ti ndaluar nuk i ndalojme dot, por te pakten te heqim lenden e pare per krimin e organizuar.» Mire do ishte qe te legalizohej CBD per ne asnje menyre THC.

      2. J
        Jim Toronto

        Kush do te vdes le ta marr kete "xhelatine" nga Kanadaja. Jane me dhjetra njerez qe vdesin cdo dite ne B. Columbia-Vancouver. https://vancouversun.com/news/local-news/596-overdose-deaths-bc-january-march-2023-coroner

        1. S
          Sidoqoftë

          Nga mbidoza vdesin shumë njerëz ngado Xhimi. Mbidoza është me shumë nga drogërat e rënda. Nuk ka as edhe një rast të regjistruar diku që dikush të ketë vdekur nga mbidoza e kanabisit…ndryshe nuk do legalizohej në shumicën e vendeve perëndimore.

          1. t
            tetovari2

            Pra sipas teje,pasi nuk vdiset nga mbidoza e kanabisit,duhet me u drogua me marihuanë!?

          2. S
            Sidoqoftë

            Por sidoqoftë, nuk jam pro përdorimit kaq në masë të drogërave në Shqipëri. Sidomos në 9-vjeçare dhe gjimnaz. Sipas studimeve, përsorimi i drogërave në moshë të re, para 23-25 vjeç, lidhet fort me varësinë ndaj tyre.

            1. S
              Sidoqoftë

              Por sidoqoftë, nuk jam pro përdorimit kaq në masë të drogërave në Shqipëri. Sidomos në 9-vjeçare dhe gjimnaz. Sipas studimeve, përsorimi i drogërave në moshë të re, para 23-25 vjeç, lidhet fort me varësinë ndaj tyre.

            2. N
              Niku

              Lereni ta pije, idiote ka me shumice, nje me pak nuk ben dem, mire i ben ambientit. Madje ishalla i bie llotaria qe te bleje sa me shume nga kjo droga e te na lere shendene nje ore e me pare. E pi per respekt dhe e pelqeu nga emri "xhelat" thote Ajnshtajni. Ku xhelat ku xhelatine.

              1. S
                Socialisti I 90

                Kjo eshte shoqeria qe ripolli kafsha me emrin Edi Rama. Per dijeni dhe rrespekt re lexuesit...Jam me pikpamje socialists, voten deri dje ja kam dhene PS, e kam urryer Sali Berishen thjesh nga orientini partiak...Po... eshte e vertete qe Sali Berisha ka faje dhe gabime...Por ky Edi Rama sgjej dot fjale ta pershkruaj...thjeshte po them se me ato cka bere dhe po ben...te keqen o Sali Berisha ku je se te kemi rene me qafe...

                1. D
                  Devolliu

                  Nuk na the , se c' po ben kaq keq Edi Rama , qe ja paska kaluar edhe Saliut ? Une , ne keto 30 vjet , nuk e kam pare kurre Shqiperine me mire se sa sot . Dhe jam I sigurt qe cdo dite e me mire do te behet . Ke vene edhe nofken "Socialisti I 90" , per t'u shkrire gazit ; ti , ke qene dhe je socialist , aq sa Mul Noka .

                  1. G
                    Genti

                    O byth qir se drogen e futi sali kurva si puna jote

                  2. G
                    Genti

                    Në rregjimin komunist bëhej propogandë e fortë në media dhe shkolls ndaj narkotikëve dhe drograve e megjithatë ka patur disa raste të rralla të droguarish me metadon. Pas rënies së komunizmit u hapën portat e kësaj të keqeje që sot ka molepsur të rinj e mosha mesatare duke shkaktuar viktima dhe tragjedi familjare. Nëse strukturat shtetërore, shkolla, shoqëria dhe familja nuk reagojnë bashkë dhe fortë dëmi do jetë katastrofik. Një shoqëri e korruptuar, e droguar dhe e shthurur ku degjenerimi po kthehet në normë. Kjo do jetë Shqipëria e së ardhmes së afërt...

                    1. D
                      Daullxhiu

                      Prinder te painfirmuar, djem qe mesojne rrugacrine ne familje, goca gjysem lakuriqe qe skiner ceshte etika dhe morali. Po ky eshte vetem fillimi, aty do behen gjysmit skizofren.

                      1. N
                        Nje Prind

                        Perdorimi i masiv i droges nga kjo moshe ne nje vend me popullsi sa Shqiperia eshte fakt ulerites.E keqja ka hyre shume thelle dhe mund te ndreqet vetem me nje reforme kirurgjikale ne arsimim dhe edukim.Jemi nja 60 vjet prapa,por me mire vone se kurre.

                        1. E
                          ERTV ose Edi Rama Turpi Vendit

                          Droga do legalizohet - eshte premtim solemn i drogaxhiut kryeminister qe t'ja dini per nder, d.m.th...

                          1. E
                            E verteta troç

                            Edi Rama , eshte turpi I pid.it te sateme , zagar i felliqur e qen i zgjebosur . Kur e paska premtuar Rama legalizimin e droges che kur e paske pare ti Ramen duke u droguar ? Mut- muti berishist e tru rrjedhur , qe i shkoni pas nje ndyresire 80 vjecar .

                          2. K
                            Kapterri

                            Këta do marin frenat e shtetit pas 10-15 vjetësh

                            1. I
                              I

                              Si e droguar po më duket gazetarja me këtë gjuhë shqipe të cunguar. Të shkruash emrin e rilindasit Petro Nini Luarasi në atë mënyrë më la pa fjalë.

                              1. D
                                Drini I zi e I bardhe bashke.

                                Turp qe botoni kete ju te temes Ajo çka shkruhet aty eshte thjeshte propaganda per perhapjen e droges ,Ai djali lkenaqet me lloj lloj drogerash ,parate nuk I ka problem ,I gjen. Shoket jane te lumtur ,ky eshte I respektuar . . Berihaj çe gjeti shtepine tene,nje vjedh ,një vret nje pi ate gjënë.

                                1. I
                                  I Gjati eshte me Mision te shpetoj Boten !

                                  Kulmi pafytyresise e talljes Njerezore per Shqiperine . KM jone i Gjate ,pasi u zbulua nga Bota si nji Showmann Llapmadhe , pellet e zbavit me fjalimet e tij Boten ne rolin e nji Manikini ne fuhsen e Betejes OKB , nderkohe qe shoqeria Shqiptare shteti Shqiptare eshte ne nji Kolaps te Frikshem qe I Gjati me Poturet e Pordheve te Medha , as qe do me dit ,per fatin jo te ktij vendi , zhvillohet vetem Virtualishte brenda tij ne Realitet i Kalbur gati te marre fund , üpr as te ksaj shoqerie e rinie , nji Politike Bordellosh qe ka 33-vjet qe s'ka asnji lidhje me kte popull ,vec kur i duhet vota njiher ne 4 vjet !!!!!!!!!!! Ky ehste Krim ,krimi me i madhe qe i behet nji populli nga kjo Bande Putanash Politikane dhe ky KM totalishte i papergjegjeshem ,nji Megaloman qe ppo e con vendin drejt nji te ardhmeje te paparashikueshme .

                                  1. T
                                    Trapajane hesapi

                                    O socialista i 90 ,drogen nuk e Solli Rama,e sollet Ju te gjithe,qe nga 90-ta jote.Nese je i asaj kohe ,duhet te kesh lexuar Enverin kur thote :-do te hyje derri dhe dosa .Dhe Ja ,sot derri ,dosa ,muti dhe Kakà Jane sheshit.Ju duhen ,sepse pasuroheni me para te ndyra,pra te pista.

                                    1. E
                                      Erjola Hoxha e bija e flamurit dashn e ben tigrit

                                      Futjani mes shaleve tani drogen gruas se taulant balles meqe e futi drogen policia vete te shkollat e mesme ku je o spak taulant balla o.spaku usa

                                      Lini një Përgjigje