Droga 'tullumbace', mjeku ngre alarmin: Mos e merrni si lojë, rrezikoni gjendje kome deri në humbje jete

18 Shtator 2023, 15:47Sociale TEMA

Droga 'tullumbace', mjeku ngre alarmin: Mos e merrni si lojë,

Droga tullumbace po shitet masivisht nëpër lokalet e Tiranës.

Mjeku toksikolog Alert Drishti në një intervistë për mediat ngre alarmin pasi kjo substancë mund të shkaktojë asfiksi deri dhe në humbje jete.


“Kur merret në sasi të mëdha mund të shkaktojë dhe dëme deri në humbje të jetës. Kjo substancë shkëput oksigjenin.

Klinikisht në doza të vogla jep njëlloj euforie dhe ngjan me dehje të lehtë por në sasi të mëdha kemi çrregullime të ritmit të zemrës, koshiencës deri në humbje të vetëdijes koma.

Nuk duhet konsideruar si lojë pasi mund të rrezikojë jetën e përdoruesit“, tha ai. 

 

Lini një Përgjigje