
Vitet e fundit është shtuar frikshëm konsumimi i cigares nga moshat e vogla, sipas OBSH-së, grupmosha 13-15 vjeç mbetet problematike. Një fenomen të tillë e konfirmon edhe eksperti për luftën ndaj duhanpirjes, Roland Shuperka.
“Nga viti 2015-2022 ësht dyfishuar pirja e duhanit nga mosha 12-15 vjeç. Kjo është alarmante, ashtu si dhe rritja e përdorimit të cigares elektronike. Pranë shkollave ka kioska që shesin produkte duhani”.
Po sipas OBSH-së, shihet një tendencë gjithnjë e në rritje tek përdorueset gra sa i përket duhanpirjes dhe madje edhe në mosha të vogla.
“Kur themi që është dyfishuar edhe te vajzat, në grupmoshat e reja, më të rritura që kanë një punë, standard jetese kanë kaluar në duhanët me ngrohje”.
Për shkak të përdorimit të cigareve për një kohë të gjatë, shifrat mbeten alarmante sa i përket vdekshmërisë nga duhanpirja.
“Në Shqipëri çdo vit vdesin 4500 persona nga sëmundjet që shkakton duhanpirja. 9 nga 10 persona të sëmurë nga kanceri i mushkërisë janë duhanpirës”.
Qarqet me numrin më të madh të duhanpirësve të grupmoshës 15-49 vjeç janë Vlora me 45%, ndjekur nga Tirana dhe Berati me 42%.
Lini një Përgjigje