Rikthimi i bazës së Pashalimanit në optikën strategjike të NATO-s

30 Maj 2022, 09:17Sociale TEMA

Rikthimi i bazës së Pashalimanit në optikën strategjike

Shqipëria i ka ofruar NATO-s bazën e saj detare të epokës sovjetike të Pashalimanit.

Kjo, në një përpjekje për të theksuar rëndësinë e saj në aleancë mes luftës së vazhdueshme në Ukrainë.

“Në këto kohë të rrezikshme besoj se gjenerali (Tod Daniel Wolters – AP) mund të mendojë të ketë një bazë detare të NATO-s në Shqipëri”, u shpreh kryeministri shqiptar Edi Rama.

Baza detare e Pashalimanit, e vendosur 180 kilometra në jug të kryeqytetit, mund të jetë “një vlerë e shtuar” për aleancën, shtoi kreu i qeverisë shqiptare.

Objekti, i vendosur në Gjirin e Vlorës, u ndërtua në vitet ’50 për Marinën Sovjetike.

Ata kishin vendosur atje 12 nëndetëse sulmi me naftë për të shtrirë praninë ushtarake sovjetike në Mesdheun Lindor.

Megjithatë, marrëveshja nuk zgjati shumë pasi ish-diktatori i Shqipërisë, Enver Hoxha i ndërpreu lidhjet me Moskën në vitin 1961.

Në vitin 1998, Shqipëria dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje për rindërtimin e bazës ushtarake detare në Pashaliman dhe Akademisë Detare në Vlorë.

Rreth 10 miliardë dollarë u shpenzuan për këtë projekt që përfshinte 250 inxhinierë ushtarakë turq.

Aktualisht, baza detare përdoret nga marina turke dhe aleatët e tjerë të NATO-s për disa anije ushtarake që patrullojnë detet Jon dhe Adriatik.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Pashalimani ishte e vetmja bazë detare e cila i jepte Moskës akses në Mesdheun Lindor.

Rikthimi i vëmendjes

Deklarata e kryeministrit shqiptar nuk përbënte lajm, por përforconte dhe rikthente vëmendjen në një studim të dy viteve më parë.

Në vitin 2020 NATO konfirmoi për të parën herë mundësinë për investime edhe në bazën detare të Pashalimanit.

Ministrja – asokohe – e Mbrojtjes, Olta Xhaçka do të dorëzonte planin e qeverisë shqiptare për modernizimin e kësaj baze.

Aleanca e Atlantikut të Veriut deklaronte se kishte nisur punën në bashkëpunim me autoritet ushtarake shqiptare.

Kjo, për të përcaktuar mënyrën më të mirë se si kjo bazë mund të mbështesë kërkesat operacionale detare të Aleancës.

“Autoritetet ushtarake të NATO-s janë duke punuar ngushtë me autoritetet ushtarake shqiptare për të përcaktuar mënyrën më të mirë se si baza detare e Pashalimanit mund të mbështesë kërkesat operacionale detare të NATO-s”, theksonte një zëdhënës i NATO-s për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

NATO mirëpriste në atë periudhë mbështetjen e Shqipërisë ndaj planeve dhe sigurisë detare të NATO-s.

Kjo, nëpërmjet dhënies së aftësive detare të saj për misionet dhe aktivitetet e drejtuara prej Aleancës.

Për NATO-n, ky projekt pasqyronte pikërisht solidaritetin, kohezionin dhe unitetin brenda organizatës.

Xhaçka njësoj si Rama do t’i adresohej përmes një letre komandantit të Komandës Supreme për Evropën, gjeneralit amerikan Tod D.Wolters.

NATO

Gjatë vitit 2021, tetë aleatë përmbushën udhëzimin për të shpenzuar 2 për qind të PBB-së së tyre për mbrojtje, nga vetëm tre aleatë në vitin 2014.

Shtetet e Bashkuara përbënin 51 për qind të PBB-së së kombinuar të Aleatëve dhe 69 për qind të shpenzimeve të kombinuara të mbrojtjes.

Shpenzimet totale ushtarake të NATO-s në vitin 2021 vlerësoheshin të kalonin 1 trilion dollarë.

Shqipëria ka shpenzuar 1.41 për qind të PBB-së së saj për shpenzimet e mbrojtjes në vitin 2021.

Kjo, duke regjistruar një rritje të lehtë në krahasim me vitin 2014.

Autoritetet shqiptare kanë shpenzuar më shumë se Danimarka, Kanadaja, Sllovenia, Belgjika apo Spanja gjatë vitit të kaluar.

Ndërsa sa i takon investimeve për pajisje si pjesë e shpenzimeve të mbrojtjes Shqipëria renditet e fundit.

Ajo ka shpenzuar vetëm 14.9 për qind duke ulur ritmin e investimeve nga viti 2014 kur performonte më mirë se shumë vende aleate.

Duke pasur parasysh vendndodhjen strategjike të Shqipërisë dhe paqëndrueshmërinë në rritje në Ballkan në mes të krizës në Ukrainë, oferta e bazës detare të Pashalimanit për NATO-n mund të rrisë rëndësinë e Tiranës në aleancë.(Albaniapost)

11 Komente

  1. T
    Thálassa Dhiqímas

    Ta ndryshoni sa me shpejt edhe kete emrin PASHALIMAN, eshte shume Tromaktikos per neve, te vendosni nje Oreos Toponimis Grekolimanis, sepse perndryshe nuk do te pranoheni asnjehere stin Evropis. Biles ta ndryshoni edhe emrin e DETIT JON dhe te vendosni emrin e bukur greku Thálassa Dhiqímas.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Janullatos me metaqirizmeno kolo

      e drejte, e drejte. Edhe u i te njejtit mejtim jame. Te gjitha toponimiqia ne alvania, nga skuompini e poshte, tu vendosim nga nje “qis” prapa !

      Përgjigjjuni
    2. s
      shqip

      Duket sikur po ti shtosh termin "diktator" artikullit, bëhet më interesant . Po të paktën njihini meritën që baza e jo vetëm u bënë në kohën e Enver "diktatorit". Në mënyrë që njerëzit me bisht dhe pa bosht të jetonin në tokën e tyre me gjuhën e tyre. Mos ishin këto baza e të tjera, sot nëpër zyrat e administratës do flitej ndonjë gjuhë e ndryshme nga shqipja. Shajeni Enverin për gjërat që i bëri gabim o perversë. Por të paktën njihini meritën e sovranitetit . Jo si kellirat që falin dete e naftë . Punë plerash, s'ke si komunikon me këta idioter.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xha braho

        Baza s'u vu kurre ne prove, pasi askush nuk mendoi te sulmonte shqiperine. U perdor per te treguar kunder NATO-s, muskujt e nje shteti qe punonte per te siguruar buken ne vend. Kam pas nje mik, oficer nendetse qe erdhi per studime ne universitetin e tiranes. Kur i thoja se do rikthehej ne baze, ai tmerrohej. Po paska dhe nga ata qe jane ndier te lumtur ne ate ferr. Cudi!

        Përgjigjjuni
      2. F
        FLD

        Ja aty tek Ndertesa ne katin e dyte kalova 4 vite dhe me tutje Nxirrnim anijet e ju benim rrimontin,cfare vitesh te begate ku njeriu kishte vlere,dhe Burri ishte Burre e jo kurve me vetulla te hequra e mjekra si cjap….Gjeja me e mire qe i dha Kombit Komunizmi ishte se Mesoje dicka,Po me shume nga cdo gje mesoje Respekt e dashuri per Atdheun qofte edhe me pak ushqim e me pak mirqenie,po standartet nuk binin.Atdheu respektohej e Femije behej Burre qe 18 vjech ne Ushtri….Lavdi atij Brezi qe dha aq shume e nuk morri asgje .

        Përgjigjjuni
        1. D
          Din

          He, he. Kane thene Henri Çili dhe Frrok Çupi : Shqiperia e blen sherrin me leke mbasi ka shitur trojet e bazave detare pa leke (nje Euro).

          Përgjigjjuni
          1. R
            Raqka me kallam

            edhe ti si Qilerat e Quperat duhet te jesh

            Përgjigjjuni
            1. D
              Din

              Jo, jo me ke ngaterruar me te teme Raqka*i

              Përgjigjjuni
          2. s
            sabrima_ehhhh

            Yyyy sa qejf! Do lozim luftash! Do hapim istikame

            Përgjigjjuni
            1. ELBA

              Komunizmi beri te mire : 1)NE kongresi e drejte shkrimit ne vitin 1972 hodhi bazat e gjuhes standard SHQIPE . 2) Konsolidoi kufijte e SHQIPERISE LONDINEZE 3)Nga ritja e popullsise nga 800 mije ne kohen e mbreterise ne 4 milioni ne vitin 1990 4)NE se SHQIPERIA do te kishte qendruar e hapur pas luftes KOMBI SHQIPTAR do te kishte EMIGRUAR dhe SHQIPERIA do te ishte boshatisur. 5) KOMUNIZMI beri te mundur qe kombi SHQIPETAR DHE GJUHA SHQIPE TE MUND TE JETOJNE EDHE 200 VJET.PAS 200 VJETESH do te shkruhet dhe gojdhenat do te thone na ishte njehere SHQIPERIA DHE NA ISHTE JNE GJUHE QE QUHEJ SHQIP DHE KJO FALE ATYRE QE SHKRYAJNE ME NOTA OPTIMISTE PER TRADHETINE

              Përgjigjjuni
              1. U
                Ushtari i mirë Shvejk

                Shkrimi ka dy lapsuse... I pari nuk ka investuar Turqia 10 miliardë $ as në projekt dhe as në objekt...(ndoshta 10 milionë???) Po ashtu nuk e kërkoi Nato për bazë. Por qeveria AL (dmth Edi Rama) ja ofroi gjeneralit dhe Natos si bazë... (Jo se ka ndonjë të keqe kjo gjë) Por gjërat të thuhet si janë ... (madje falas).

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje