
94 punonjës të shtetit presin të marrin dëmshpërblim për largimin e padrejtë nga puna. Ata kanë fituar betejën me shtetin në gjykata, por vendimet nuk janë zbatuar ende. Të dhënat dalin nga Departamenti i Administratës Publike, e cila po me vendim gjykate ka kthyer vitin e kaluar në punë 86 punonjës.
Në vitin 2021, u emëruan në pozicione të shërbimit civil 857 nëpunës. 10% e tyre u rikthyen në punë me vendim gjykatë, ndërsa 94 të tjerë të hequr padrejtësisht, po me vendim gjykate presin të marrin dëmshpërblim.
“94 vendime gjyqësore të pazbatuara, efektin financiar e nxjerr çdo institucione”, tha Enkela Dudushi, drejtore e Politikave në Administratën Shtetërore.
Pjesa më e madhe e shkarkimeve që përfundojnë me padi, kanë motiv shkrirjen e vendit të punës dhe me ligj, punonjësit fitojnë deri në 36 rroga në gjykatë. Të dhënat tregojnë se 90% e punonjësve e fitojnë gjyqin, dhe në 8 vjet numërohen mbi 400 vendime.
“455 në total nga fundi i 2013 deri më sot duke futur edhe vendimet që ishin trashëguar”, shprehet Dudushi.
Në Komisionin e Ligjeve, opozita sulmoi të majtët dhe stafin e DAP se kanë emëruar patronazhistët në shërbimin civil, çka sipas tyre kanë shkelur ligjin.
Lini një Përgjigje