
Më shumë se gjysma e shqiptarëve (50,7%) nuk shkojnë asnjëherë në institucione të besimeve fetare si xhamia, kisha apo teqeja. Pjesa më e madhe e atyre që i vizitojnë këto institucione fetare (27%), shkojnë vetëm në ditët e festave të besimit fetar të cilit i përkasin.
Pjesa tjetër e qytetarëve i vizitojnë xhamitë, kishat dhe teqetë një herë në muaj (5,9%), një herë në javë (7,9%), ose më shumë se një herë në javë (5,4%).
Bazuar në censusin e vitit 2011 kryer nga Insituti i Statistikave, thuajse 80% e shqiptarëve deklarojnë se i përkasin një besimi fetar.
Pjesa dërrmuese e shqiptarëve (57,8%) mendojnë se janë po aq besimtarë sa edhe prindrit e tyre. Një në pesë qytetarë shqiptarë (21,8%) mendojnë se besojnë më pak se prindrit në fe. Më pak janë ata (19%) që besojnë më shumë se prindrit.
Pjesa më e madhe e shqiptarëve (73,9%) besojnë sot po aq sa 10 vjet më parë. Thuajse një në pesë shqiptarë (18,7%) deklarojnë se besojnë më shumë sot, sesa 10 vjet më pare dhe shumë pak janë ata (6,3%) që besimin e kanë humbur gjatë dekadës së fundit.
Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë në datat 25 prill – 7 maj.
Kjo është meritë e Enver Hoxhës. Shqiptarët nuk besojnë në fe. Shihi myslimanët me kryq në qafë.....
Hallall ua boft zoti atyne qe nuk shkojn ne kisha e xhamija. Kemi nevoje per me shume njerez qe shkojne ne biblioteke apo palestra, qe lexojne e kultivojne trupin dhe mendjen e nuk harxhojne kohe me lutje. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria
Feja është kot fare.Të shkosh në xhami apo në kishë është kohe e humbur kot. Une vet besoj vetëm te zoti. Dikush mund të thot që edhe kisha e xhamija janë shtpia e zotit. Mundet,por ama disa gjëra që po shikojm me syt tan nuk jane te pakëta as të drejta. Disa hoxh,apo imam përgatisin njerëz terrorista,bëjnë propagandë antinjerzore dhe i dërgonin ne Siri,në luftë si mish për top. Apo priftërinnjët qe çfaqin shënja të turpshëme pedofilije etj.
Prandaj kane harmoni "fetare" shqiptaret, sepse jane ateiste ose pagane
Gjak I prishur turqish.Ngriten çadrat ne ultesirat e Kavajes dhe gjeja e pare qe bene jeniçeret ishte perdhunimi I femrave.Per disa qindra vjet.Gezuar ramazonin beqira…
Feja eshte opium per popujt.
Mund te them me plot goje se shqiptaret (edhe une ne kete mes) nuk jemi tolerante (ne tolerante???!!!) me besimet fetare sesa indiferente, shume madje. Edhe numri eshte shume here me i larte se sa 50.7% Nuk na intereson se kendon hoxha ne maje te minares, apo bien kembanat e kishave. Ama evropa na quan mysliman sepse 65% shqiptare kane emra turq e arab. Kjo eshte e padrejte dhe nje arsye me teper qe te mos behemi pjese e B.E.