FOTOT: Zhvillohet stërvitja detare “Grupex-22”, forcat detare shqiptare aftësohen për situatat e luftimeve

27 Maj 2022, 11:33Sociale TEMA

FOTOT: Zhvillohet stërvitja detare “Grupex-22”, forcat detare

Për dy ditë më radhë efektivë të Forcës Detare në Forcat e Armatosura zhvilluan në bregdetin e vendit stërvitjen GRUPEX-22.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i pranishëm në nisje të kësaj stërvitjeje e cilësoi të rëndësishme atë,  veçanërisht në këtë moment të rritjes së standardeve të Forcave të Armatosura.

Peleshi foli për një plan ambicioz që Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria ka për Sigurinë Kibernetike. “Për Forcën Detare kemi gjithashtu ambicie dhe plane ashtu siç i kemi ndarë me komandantin për të shtuar flotën tonë në një të ardhme afatmesme, për të rritur kapacitetet tona të mirëmbajtjes”, tha Peleshi.

Peleshi u shpreh se parashikohen investime të mëdha në fushën e infrastrukturës dhe këto po diskutohen dhe planifikohen edhe me programin qeveritar si pjesë e projekteve të mëdha për Shqipërinë.

Ministri i Mbrojtjes vuri në dukje përvojën që Forcat e Armatosura të Shqipërisë morën pikërisht një vit më parë nga stërvitja më e madhe “Defender 2021”. Ndërsa Komandanti i Forcës Detare, Kundëradmiral Adnand Agastra shpjegoi qëllimet e kësaj stërvitjeje, që kanë të bëjnë edhe me shërbimin konkret ndaj komunitetit.

“Pas kësaj stërvitjeje, anijet do të shpërndahen në të gjithë bregdetin shqiptar; nga Shëngjini deri në Sarandë, në të gjitha portet e hapura, por edhe bazat e Forcës Detare me qëllim që t’i përgjigjemi situatave të sezonit për shkak të rritjes së fluksit, të turistëve, të përdorimit edhe të paligjshëm të detit. Anijet do të jenë me kohë në rajon për t’ju përgjigjur të gjitha situatave”, u shpreh Kundëradmiral Agastra.

Kjo stërvitje kishte si synim vlerësimin dhe certifikimin e grupeve të anijeve patrulluese si njësi zbatuese, testimin e aftësive organizative dhe komanduese të komandantëve të grupeve, planëzimin e Shtabit të Flotiljes Detare si dhe kryerjen e qitjeve me armatimin e anijeve.

Në stërvitjen Grupex-22 dhe qitjet bregdetare morën pjesë 11 anije të Flotiljes Detare, 3 anije të klasit “ARCH ANGEL” si edhe Grupi i Bordingut. Stërvitja dhe qitjet bregdetare u zhvilluan në përputhje me dokumentet stërvitore si dhe ato të NATO-s.

 

5 Komente

  1. U
    Ushtari i mirë Shvejk

    Për të ardhur keq! Shkon ministri Pe-Leshi dhe mburret me anijet të rrojës bregdetare. Po ç'punë ka marina dhe ushtria me Rrojēn. Që edhe atyre ju janë sajuar në mënyrë që le për të dëshiruar një mitraloz dhe dy bazamente dhe për fat te keq ende me MLD 7.62mm kinezë dhe pozicionet e qitjes pa një mbrojtje korrace minimale... dhe pa-lehtësi rrotulluese. Për të ardhur keq dhe për të qarë. Katandisur vetëm me 4 anije patrullimi bregdetare (për paqe) me topa uji dhe ca gomone. 30 vjet nuk blejnë dot 2 anije multifunksionale / hibride më të rënda. Ngelëm si lypsa, duke thënë vetëm NATO, NATO... Për të qarë TURP

    Përgjigjjuni
    1. l
      lol

      LOL..ushtria shkiptare....

      Përgjigjjuni
    2. g
      gjuetia e rosave breg detit

      Ushkaret e Peleshit me MItrolloza te Leht - nderkohe qe Bota hahahahaha s'du me u zgjat .

      Përgjigjjuni
      1. k
        kapterr Rahmiu

        eshte mire kur beson edhe budalleqet qe thua vete.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Iliria

          Keta jane gjahtare qe gjuajne per mullenja,,,,,,, po le po nuk kane as zagare.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje