
Punimet në strukturën e katit të parë të një pallati parafabrikat në Vlorë rrezikojnë shembjen e ndërtesës 5-katëshe.
40 familje jetojnë në këtë pallat. Leja për ndërtim është dhënë nga bashkia në vitin 2009. 1 javë më parë, pas ankesave të banorëve se pallati ka pësuar dëmtime, emergjencat civile të qytetit kanë lajmëruar banorët që të largohen nga pallati. Për këtë, bashkia ka çelur edhe bonuset e qirave. Kjo situatë ka bërë bashkë banorët.
“Është bërë një ndërhyrje në panelet e pallatit, panelet nuk prishen se është parafabrikat dhe nuk ndërhyhet. Nuk ka asnjë dokument të ndërtimit që të ndërhyhet të prishen panelet. Aty është ndërhyrë për nevojat e një personi dhe është prishur struktura e pallatit. Ka një leje ndërtimi por është pa numër protokolli”, tregon një banor.
Ekspertët e Institutit të Ndërtimit të kontraktuar nga bashkia theksojnë se pallati nuk paraqet rrezik për shembje.
“Ka qenë një leje e vjetër për lokal dhe në bazë të ankesave të qytetarëve me të drejtën e tyre, është ndërhyrë për përforcimin e katit të parë me struktura X në mirëmbajtjen e anës strukturore”, thotë Jurgen Çollaku, drejtori i zyrës së Urbanistikës Bashkia Vlorë.
Vetë Bashkia, përmes IMT pasi ka kontrolluar objektin në fjalë, ka gjobitur pronarin për dëmtimin e strukturës në vlerën e 500 mijë lekëve.
Gjithashtu, përmes këshillimit bashkiak ka miratuar bonusin e qirasë për 40 familjet.
Të gjitha këto veprime ngrenë dyshime se personat përgjegjës kanë abuzuar me detyrën, duke shkaktuar situatën në të cilën ndodhen banorët.
Eshte nje korupsion i ndyre nga inspektoret pergjegjes qe jane paguar qe te mos flasin...Shteti duhet ti arestoi menjehere keta plera te ndyre, cfar bente policia bashkiake perse nuk nderhnte..
Po trajtohet nje shqetesim i madh.Mendoj se rasti duhet ta nxierr qeverine dhe bashkine nga letargjia ku fle,jo vetem ne Vlore.Eshte fakt se pas permbysjes se sistemit te kaluar mbi banesat kolektive eshte venosur dore,duke prishur murre e kolona te brendeshme.Deri me sot nuk njoh ndonje rast te nderhyet per te ndaluar ndryshime te tilla.Me sa duket do te kujtohemi kur te ndodh ndonje katastrof.Ne shkrim te ben pershtypje veprimi i "ispektoreve" qe thone s'ka rrezik dhe denon me gjobe.Cila qendron?
Vete banoret e pallatit apo alienet kane prishur pallatin? Nqs e kane prishur vete banoret perse duhet te paguajane qytetaret e tjere qe nuk kane lidhje fare me problemin. U be rruge, shteti paguan per banoret e paligjshem kur ju prishet ndertesa, qeveria pagun per cdo rast, po nga i merr keto para qeveria qe na eshte kaq doreleshuar. Sigurisht parate nuk jane te kryetarit te bashkise, se po te qe keshtu asnje lek nuk do te merrnin banoret, por jane pareate tona, jane taksat e qytetareve, jane pagat dhe pensionet tona, e prandaj bashkite shijne lemin. Perse nuk zbatohen ligjet e shtetit per keto raste e kurdo kur vihet dore mbi parate tona, perse!!! Ne zonen e 5 majit eshte prishur nje lagje e tere, banoret e te ciles do te demshperblehen, po per cfare, per shkeljen e ligjit. Edhe sa do te vazhdohet me kete praktike. Shteti duhet te marri masa kush shkel ligjin paguan demin, e jo si lali eri prish nje lagje te tere e thote do ti strehojme banoret. Kush paguan, sigurisht paga ime, pensioni im, sherbimi mjeksor i munguar, etj., etj. Jo keshtu nuk mund te vazhdohet.