Hamide Blaceri, gjyshja saldatore që e bën këtë punë që kur ka qenë 17 vjeç, ka rrëfyer se para 1 viti ka kaluar një faze të vështirë të jetës së saj, çka mërziti atë dhe familjarët.
Ajo zbuloi se kishte tumor, por që fatmirësisht arriti ta mposhte. Hamide tregon se 2 muaj pas operacionit u kthye në punën e saj, pasi siç thotë puna e shëron.
“Isha sëmurë nga kanceri në zorrën e trashë. E mora vesh në gusht të vitit të kaluar, në shtator jam operuar. Nuk e përjetova shumë keq, isha në punë deri në 6 të darkës kur mora vesh analizat. Edhe atyre të shtëpisë nuk u tregoja që po vuaja. Nuk kisha frikë, kur e mora vesh kisha një cik merak. Pas 2 muajsh u ktheva në punë se puna më shëron”, tregoi Hamide.
Lini një Përgjigje