E afërmja e Eva Buzos rrëfen shkakun e ndërprerjes së garës

23 Qershor 2023, 15:30Sociale TEMA

E afërmja e Eva Buzos rrëfen shkakun e ndërprerjes së

Me iniciativën për të bashkuar tokën shqiptare me atë italiane, Eva Buzo i shkoi shumë afër ëndrrës, për ta ndërprerë garën rreth 9 milje larg nga bregu i Vlorës.

Për Top Channel, e afërmja e saj tregoi se gjendja shëndetësore e avokates që me pasionin e saj për notin kërkoi të shënonte historinë, është shumë e mirë.

Sipas zonjës Buzo, Eva kishte arritur të përshkonte një distancë të konsiderueshme duke notuar në det të hapur për 27.5 orë, kur u pickua nga një kandil që i shkaktoi probleme në shëndet.

“Përshëndetje. Unë jam kushërira e Evës dhe personi më i afërt i saj nga fisi Buzo. Jam tej mase e gëzuar. Eva është një vajzë patriote, e cila erdhi për herë të parë në 2015-ën në Shqipëri dhe e ndërmori këtë iniciativë me idenë për të bashkuar dy brigjet. Do bashkonte tokën shqiptare me atë italiane. Eva bëri 27.5 orë udhëtim dhe diku e pickoi një kandil që i shkaktoi fryrjen e buzëve.

Ne ishim si grup që e ndiqnim. Kam video pa fund me Evën. Gjendja e saj shëndetësore tani është shumë e mirë. Sigurisht unë nuk jam mjeke, por e takova dhe qeshëm të dyja. Më dha dashuri, shtrënguam duart.

Eva e ndërpreu garën diku 9 milje largë nga bregu i Vlorës”- tha Buzo.

5 Komente

  1. D
    Demokrati

    Të lumtë Eva, shqiptarja e nderuar! Respekte

    Përgjigjjuni
    1. L
      LORA

      AJO shenoi vertet historine. Faleminderit Eva Buzo.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juristi

        Ç'e do,Eva nuk na i bashkoi brigjet shqiptaro italiane.Na dhjeu fare.E rendesishme eshte,te jete mire nga ana shendetesore,pa te tjerat,jane aventura personale, dhe jane te rrezikshme deri ne extrem.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trotski

          Respekte per Even .Na ben krenare!!!

          Përgjigjjuni
          1. W
            W

            Eshte nga NOVOSELA ,,,,

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje