E pavërteta e nitrateve tek perimet!

7 Gusht 2024, 18:50Sociale TEMA
E pavërteta e nitrateve tek perimet!

Nga Fatos Fico

Shumë njerëz janë mësuar tashmë me aparate të vogla shtëpiake dhe të besueshme që bëjnë matje të sakta për funksionet jetike si ato të sheqerit në gjak, tensionit të zemrës apo enëve të gjakut, temperaturës etj. Nga ana tjetër ka shumë aparate të cilat nuk arrijnë të kryejnë atë gjë për të cilën janë disenjuar apo menduar, dhe shpesh me dashje apo pa dashje janë thjesht mashtrime dhe përfitime parash në mënyrë jo të drejtë.

Në shumicën e rasteve nuk janë të dëmshme, por jo rrallë shkaktojnë dhe dëme, sidomos indirekt. P.sh. i mbani mend magnetet që drejtonin e rafinonin naftën në tubat e linjat e injektorëve të makinave? U zhdukën magnetet e lopëve për ca kohë dhe u vendosen në barkun e makinave sepse makina do harxhonte më pak karburant, sipas atyre që shisnin paisje me magnete!

Nitratet dhe nitritet në ushqime, në ujëra, etj. në mënyrë shkencore maten në disa mënyra, ndoshta më e sakta me anë të spektrometrisë, ose në gjuhë popullore me dritëmetër, mbasi mostra është përgatitur më parë me metoda kimike të cilat e bëjnë të përshtatshme për t’u matur.

Nuk ka asnjë institucion, asnjë laborator, asnjë kompani, që bën matje me standarte shkencore që të ofrojë një aparat xhepi të cilin ti e ngul në ushqime sa herë të duash dhe të nxjerr një rezultat që tregon sa i mirë apo sa i keq është ushqimi. Sepse matja është proces krahasimi, njësia matëse si metër, kg, amper, volt, etj. kundrejt asaj që do të matësh.

Për këtë, që aparatet të jenë të sakta duhet edhe të kalibrohen vazhdimisht dhe të testohen që i kanë kushtet të masin atë që duhet të masin. Një kandar pazari nuk mund të përdoret në farmaci, në farmaci n.q.s. nuk e rikalibron vazhdimisht peshoren nuk mund të peshosh përbërësit e ilaçeve, përndryshe i helmon njerëzit ose nuk japin efekt. Madje peshorja e farmacisë duhet e mbyllur sepse dhe lëvizjet e ajrit ndikojnë.

Aparati i xhepit apo i dorës që përdoret në shtëpi dhe “mat” nitratet në ushqime nuk mat nitratet, por mat rezistencën ose rrymën elektrike që kalon midis dy elektrodave që ngulen në kungull apo sallam dhe këtë e krahason me një tabelë që ai ka në memorie, se si ajo i korrespondon një sasije të caktuar nitrati në atë lloj fruti apo zarzavati.

Përbërja kimike e frutave, ushqimit është komplekse dhe ndryshon në varësi të pjekjes, varitetetit, temperaturës, ruatjes dhe të gjitha këto ndikojnë në rezistencën elektrike që ka objekti. Ajo tabela e referencës së aparatit është bërë në kushte laboratori ose e krijuar indirect, duke ju referuar vlerave spektrometrike të laboratorit.

Por matja në shtëpi nuk merr parasysh se p.sh. një shalqi i mbajtur në 4 gradë celsius në frigorifer a do të japë vlera të tjera elektrike të joneve të nitratit nga një shalqi i mbajtur në 30 gradë celsius në diell, e me rradhë.

Për më tej është dhe një referencë minimale shumë e përgjithshme. Është sikur pyesim dikë – sa larg është filan vend? dhe ai të thotë – vetëm 5 minuta. Por, kjo distancë e gjykuar 5 minuta nga dikush, për një vrapues është 2 minuta, për një breshkë dy orë! Nëse terreni është i sheshtë distanca 5 minuta i takon të jetë 500 metra, por nëse terreni është malor mund të jetë edhe 1 kilometër. Pra gjithçka varet se çfarë gjëje I referohemi.

Prandaj analizat bëhen në laboratorë, me paisje të çertifikuara nga laboratorë, që jo vetëm kripa në gjellë të mos jetë me okë, por të jetë sa duhet, por të na tregojë sakte çfarë është ai 5 minutëshi.

Aparatet e nitrateve janë ato që janë. Ata që i shesin madje thonë se masin dhe rrezatimin bërthamor që t’a bëjnë mjetin më të besueshëm. Por mos harroni shume blenë magnete stomaku lopësh se mendonin se do ju bënte punën e një rafinerie nafte te tubi karburantit!

Problemi qëndron në atë që analizat e shtëpisë me ‘kandar test’ duhet t’i nxjerrim në shesh, në pazar apo të kërkojmë që të bëhen nga ato që kanë kompetencën dhe standartet e duhura për ta bërë këtë. Kjo duhet bërë para se të thuhet se të tjerët po na shesin sapun për djathë, po na helmojnë, se kështu ma thotë kandari?

Duke u kthyer në fillim: aparatet e sheqerit, diabetit, tensionit janë të çertifikuara, të njohura nga institucionet, standartet, legjislacioni e rregullat e BE. Ne ata i besojmë, ama kur shohim vlera të rrezikshme, shkojmë tek mjeku!

45 Komente

  1. Q
    Qytetari Tiranes

    Përgëzime për iniciativën për të sqaruar profesionalisht publikun dhe njëkohësisht pêr të mbrojtur prodhuesit vendas nga përgjithësimi dhe etiketimi si abuzues! . Faleminderit z.Fatos Fico! Faleminderit përsëri!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Na mbyten budallenjte

      Urime se se shpejti do jesh pacient i Onkologjikut! Debil!

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetari Tiranes

        Ju te pavionit te psikiatrise ju jepen ushqime te kontrolluara pa merak. Shiko hallin e mendjes ti, mos na qaj ne hallin e onkologjikut. Kur i thua mendjes 'mirupafshim' nuk besoj se do arrish te kuptosh ku eshte ndryshimi Blendi Fevziu me Fatos Fico Nuk te ndihmoj dot qe te kane mbytur budallenjte. Une jam i lumtur me te mencuarit qe me rrethojne. Keqardhje!

        Përgjigjjuni
      2. T
        T

        Bracomi thua per.plehrat ae furnizon.maqedoni e serbi ne shqipri? Kuptohet qe dhe.peodhuesit shqiptare,disa.jo.te.gjith perdorin.kimikate te demshme. Ti thua bravo qe.ska.shtet te kontrolloj se chyn apo del.ne treg. Braco.te qofte,qenke.per.payronazhist

        Përgjigjjuni
      3. S
        Safa Ymeri

        cjane keto magnete e na derdellit o Fico

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sara

          Pyet Fevzo Koranin se ai i nxorri ne TV

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjergji Simaku

            Ato qe ca trapa si puna jote i blinin ne tregun qam. Ik mil lopen se nuk mwrr vesh nga kjo pune o sapllake me shellire.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Safa ziu

              vetem ne shqiperi shiten keto lloj gjerash. Jeni nje vend ku mbizoteron injoraca. Ky vend i njgjan nje kopshti zoologjik

              Përgjigjjuni
            2. K
              Kutuzovi

              Zoti Fico,nuk po derdellit fare. Po tregon nje te vertete. Me kujtohet se, para ca vitesh dolen ne farmaci disa BYZYLYKE ME MAGNET DHE I MBANJE NE DORE PER NORMALIZIMIN E TENSIONIT ARTELJAL. Nga keta mora dhe une,i mbaja ne dore si zinxhir te ores se dores,perdora dhe nuk bene asnje efekt. Per çudi ate byzylyke e kame edhe sot ne valiçe,i mbaj si kujtim i nje marrezie. Prandaj ate magnetin ne makina per naften qe tregon zoti Fico eshte e vertete. Genjeheshin njerzit ne fillimet e demokracise.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pensionisti

                Lexo se do kthjellohet...

                Përgjigjjuni
              2. P
                Populli konsumator...

                A do ishte me mire qe pergjigjen per Fevziun ta jepni me rezultatet konkrete nga laboratoret e certifikuar per keto tregues Si eshte e mundur, qe i njejti aparat tregon se domatja eshte brenda normave dhe per kete rast eshte i mire dhe per pjeprin qe tregoi numrin 1000 eshte i keq.... Edhe sikur te kete gabuar aparati me 100 % perseri nuk i afrohet vleres se lejuar.. A do jete mire te tregoni disa matje serioze te certifikuara per perqindjen e nitrateve tek frutat sipas rregullave ne fuqi.....

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Alda

                  Ke shume te drejte. Ky artikull m'u duk i zbrazet nga cdo argument. Mbyllja per te qeshur.

                  Përgjigjjuni
                2. N
                  Nikoll Kamshi

                  Fico ka të drejtë jo plotësisht në çfarë thotë,sepse greentest edhe pse nuk mund të pretendohet për saktësinë absolute,se atë se bëjnë as laboratorët,por është shumë i përafert në matjet referuar normave të pranueshme të nitratit.Shalqini që del më 1400 mg/kg, dallohet në shije.Prodhusit po përdorin mbi normë nitrat për arsye që dihen. Në fund, e saktë është se asgjë nuk është e saktë.

                  Përgjigjjuni
                  1. 7
                    777

                    Nje shkrim i bere me urdher per te bojatisur pafytyresine e ushqimeve qe tregtohen ne Shqiperi,por qe askush nuk i kontrollon! Autori i shkrimit ben lojra fjalesh,sepse nje shtet korrekt nuk derdellit mufka,por shkon dhe verifikon me mjetet e veta pjeprat e atij biznesi ku i bleu edhe Fevziu duke dhene njoftimin e sakte ,ndersa Fevziu te bindet qe e kishte gabim! Por ushqime te skaduara,mish,qumesht, sallame etj kane kapur plot Fiksi dhe Stopu,ndersa AKU kur i del gjumi!

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      rita

                      Keto jane justifikime kote, demek me shkence. Aparatet mbasin shume mire vlerat e nitrateve dhe te japin nji soj udhezimi se te cili dyqan apo fermer me shkue dhe me i ble gjanat. Une e kam dhe e perdori kur blej nder dyqane apo fshatare prej te cileve nuk kam ble ma pare. Nuk jane fikse por te japin nji drejtim. Merruni ma mire me qeverine qe i ka fondet per me ba keto kontrolle por i harxhon me pague patronazhistet si puna e juej qe bajne propagande per qeverine!

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Agim

                        Me ne fund doli dikush ti shpjegoje kafsheve te udhehequr nga Fevziu sa injorant jane ..... Bravo

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          ILIR

                          Zoti Fatos dhe fatoser te tjere qe i beni fresk si servle administrates shteterore.Eshte fakt qe administrata e bujqesise dhe ushimit sot le shume per te desheruar,per, mos them ZERO. Nuk ka kntroll per farerat,fidanet e perimeve apo frutore, medikamentet per bujqesine dhe blegtorine,nuk ka kontroll per produktet e gateshme qe dalin ne treg qofte ao te bujqesise apo ato blegtorale , pra nuk ka kontroll per perimet dhe frutat sikurse nuk ka kontroll per qumeshtn,mishin,djathin,vezet mjaltin etj, permbledhtas per asgje.Tirana me 1 milion banore nuk ka nje labrator per ushqimet,funksional............ Une qe jap keto kostatime kam qene specialist me rendesi i fushes ne ate kohe edhe ne kete dhe ju siguroj se jemi vite mbrapa.

                          Përgjigjjuni
                          1. m
                            mondi

                            problem Lind qe institucionet qe kane apararurat e duhura nuk i bejne kontrollet publike dhe kane shume mangesi ne berjen e tyre Duke humbur besimin e qytetarve te cilet nuk dine cfare hane e pine

                            Përgjigjjuni
                            1. p
                              paemer

                              po kur vete padroni yt dikur bente te njejten gje pse nuk fole o mero ?

                              Përgjigjjuni
                              1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                Ja ku është lepuri,ju merreni me gjurmët! Të gjithë prodhuesit e pranojnë se përdorin kimikatet, përveç Braçes. Përdoren në mënyrë kriminale, duke përdorur doza të papranueshme. Laboratorët deri më sot nuk kanë dhënë informacion për nivelin e përdorimit të kimikateve. Fermerët mbjellin një sipërfaqe edhe për përdorim shtëpiak, për familjet e tyre.

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Konsumatori i rregullt i organikëve

                                  Ky qenka një rrote kari.Unë e perdor këtë aparat ne Amerikë dhe bëj testimin e atyre organike dhe jo organike tek organiket më jep 100 % pa nitrate tek jo organiket me tregon masen e lejueshme apo të pa lejueshme të përqindjes se nitratit. E mora me vehte kur erdha në Shqipëri e njëjta gjë për prodhimet organike ndërsa për prodhimet jo organike në të shumtën e rasteve më dilte përqindja e larte e nitratit dhe aparati më tregonte se nuk duhet ta konsumosh kete prodhim Edhe një here ky që ka bo këtë shkrim qenka një koqe idioti

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Hanah

                                    Konsumatori i rregullt i organikeve ,spo na thote asgje si konsumator i rregullt i ushqimeve te modifikuar gjenetikisht ne Amerike dhe per kete gje ska aparat amator qe e mat.Kete here konsumatori i rregullt qe ka bere komentin me siper nga Amerika na tregoi se eshte koqe kandari.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Dakord

                                      Unë jam dakord me ty më shumë se me autorin por le të biem dakord për një gjë të paktën: fevziu duhej të bënte 3 prova minimumi para se të panikonte publikun. Ta çonte në laborator monstrën dhe pastaj ta nxirrte në publik bashkë me emrin e fermerit keqbërës dhe me padi penale kundër tij. Metoda që ndoqi fevziu ishte kriminale.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. d
                                        dhimo amerikoni

                                        lere fare se ne amerike ka me shume budallenj se ne shqiperi. Te pakten shqiptaret e kane sensin e dyshimit kurse trashaluqet amerikane jane te trashe nga trupi po edhe nga truri

                                        Përgjigjjuni
                                      2. P
                                        Patriot

                                        Fico dukeshe gazetare I ri ne moshe. Me vjene keq qe do ta fusesh veten te kazani. Je munduare ti bieshe shume gjate dhe ne funde ke rene vete branda duke spjeguare qe ne funde duhet te shkojme te mjeku. Dhe mjeku I ketije dabati pa funde eshte laboratoret shteterore edhe private qe te flasin fjalen e fundit. Por duke qene qe asnje nuk beson shtetin me shtetare super hajdute sidomos ne mjekesi nuk beson asnje dhe perrallat kthehen ne legjenda.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          Ish mjeku veterinar '82

                                          1- "Magnete per stomak lopesh" eshte nje konceptim ne mjekesine veterinare si menyre parandalues per gjendjen teper te rende te Perikarditit Traumatik qe ndodh ne shumice raste tek lopet te cilat per arsyje te shumellojshme proferojne duke gelltitur objekte te ndryshme metalike si gozhde , copa teli etje . 2- Kur une jam diplomuar me 1982 ishte nje perfundim shkencor qe asnje nitrat te mos hidhej minimalisht ne 21 ditet e fundit tek fushat e mbjella me foragjere qe do konsumoheshin nga lopet sepse hemoglobina e gjakut shenderohet ne met-hemoglobine qe nuk lejon oksigjenin e ajrit te qarkulloje nepermjet gjakut te qenies se gjalle . Po sa e zbatojne ligjerisht tani kultivusit e zarzavateve nje regullsi te tille per njerezit ? Ndoshta kete as kush nuk e di , ose ndoshta ministria "demokratike" nuk ka ndonje ligjshmeri te tille , por thjeshte ndoshta mjafton qe te mund te behet nje analize per gjate gjithe diteve te veres , pra si per te lare gojen me konsumatorin popull se cdo gje eshte nen kontroll te perditshem . Me kundershtoni ju lutem !

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Safa Ymeri

                                            mire e ke ti zoteri, por si gjithmone “artikullshkruesit” ne kete vend kerkojne te “dalldisin fukarane” duke bere tymnaja neper gazeta qe merren me problemin e jo me zgjidhjen e problemit ne origjine.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. f
                                            fredi

                                            sakte e thjeshte, profesionisti nuk ka asnje fjale teper e nuk fyen askend sepse nuk mendon se cfare e sa do te fitoje me ate cka do te thote, se sa e degjojne dhe sa e kuptojne ,nuk eshte me pune e tij

                                            Përgjigjjuni
                                            1. F
                                              Fiku

                                              Genjeshtar ! Ne Shqiperi perdorimi i stimolanteve ne bujqesi eshte ne syte e te gjithve. Edhe kafshet trajtohen me ilaqe per te rritur peshen sa qe nje vic shton peshe 3-4 here me shume nga normalja.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. N
                                                Nikolla

                                                Shko or pirdhu, ktu nuk po bejm kalibrime me 2,3 qofte dhe 20%, ktu po shikohen vlera Nitrati te shalqiri meqe e permende zotrote qe jane 50 fish je ne terezi? Ska vend per kolaudim aty.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Plehrë burre

                                                  Ti qeke koqe kandari o gazetar! Ti e fut te domatja, dhe del brenda normes. E fut te shalqini ose pjepri dhe del 180 here mbi normen. Ca trapin po na tregon. Haji vetë dhe jepja dhe fëmijëve dhe gruas. Se kështu e keni zakon ju lëpirësit. Ju ruani vetëm dashnoret

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Analisti i TV Kombetar

                                                    Per pak na binde. Si e shpjegon rritjen e kancerit dhe faktit qe frutat nuk kane ASPAK shije? Servil i qeverise, maskara.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Agron

                                                      Z Fico , popullit nuk i interesojne metodat e percaktimit te nitrateve apo nitriteve. Konkretisht na tregoni rezultatet krahasuese ndermjet analizave laboratorike dhe aparatit..Faktoret qe ndikojne ne analize , temperatura , lageshtia e ajrit , presiini atmosferik…. teoria e gabimit , jane per ty , jo per mua popull.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. G
                                                        Gabriel

                                                        Ponpse prodhimet bio të fshatit dalin OK me nitratin, kurse ato të "Lushnjes" jo?

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. K
                                                          Kungulli I pjekur

                                                          O Fico,ja te besova,po sa here jane kthyer prodhimet bujqesore made in albania nga vende te BE,se,apo edhe ata nuk kane laborator?!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. I
                                                            Isa

                                                            Kush te pagoi per kete shkrimin?Populli nuk eshte dele lere se vendosim vete nese ben pune aparati apo jo

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. B
                                                              Brenda

                                                              Te gjitha jane bio… blini pa frike…aparati me te vertete duket se eshte matje vetem per sheqernat ne ate produkt porrrr…. Si tja bejme matjes se tokes ( dheut) qe doli i kontaminuar dhe ne baze te laburatorit ( nder me te saktet boterisht) doli se asaj toke i duhej 20vjet te arrinte prap nivelet normale?!?! Si t’ja bejme o usta?!?! Pra… 20 vjet i duhet nje toke ne nje vend te shqiperise te mos i hidhej asnje gram pesdicid por me e “ bukura” eshte se nuk duhet te hidhnin as koshinjt… vetem 2 kilometra jo me shume… haaa. Lena rehat o usta se buqesi pa helme nuk ka me. Dhe me e keqja eshte se ne( idotet, te babeziturut) kerkojme te kemi domate ne janar dhe shalqi ne prill. Pra kerkojme te blejme helm dhe e kerkojme me ngut si idiota qe jemi. Por ka me keq se kaq… i kishim te gjitha ne norma te sakta, pothuajsej bio, por si idota te lindur e dhe ata qe nuk ishin lindur idiota u bene me zor, kishim zili buken e bardhe qe hanin te huajt… vajin aq te tejdukshem sa cuditeshim, e frutat qe nuk mungonin ne cdo stine. Hani helm tani dhe gezojuni “ demokracise”. Gezohuni kur behet nje rruge se ajo rruge do ju sjelli te mira… do merrni fryme helmin e produkteve te naftes… por ne jemi te gezuar . O ustaaaaaa…. Qe fajin e kerkon tek nje mates kinez e jo tek kimikatet… o ustaaa lena rehat!!! Si ta masim si mos ta masim, nuk ka asnhe mundesi qe te mos hame helm

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. E
                                                                Ermal

                                                                Aparaturat më cilësore për matjen e nitrateve në fusha të ndryshme, përfshirë ushqimin dhe ujin, përfshijnë disa marka dhe modele të njohura për saktësinë dhe besueshmërinë e tyre. Këtu janë disa nga pajisjet më të rekomanduara: 1. **Hanna Instruments HI 96786 Portable Nitrate Meter**: - Ky spektrofotometër portativ përdor një metodë kolorimetrike për të matur përmbajtjen e nitrateve në ujë. Ai është i njohur për saktësinë dhe lehtësinë e përdorimit. - Ka funksion auto-diagnostikimi dhe kalibrimi për të siguruar rezultate të sakta. 2. **Horiba LAQUAtwin NO3-11 Nitrate Meter**: - Kjo pajisje portative është shumë e saktë dhe përdor një sensor elektro-kemik për matjen e nitrateve. - Është ideale për matje të shpejta dhe të lehta në terren ose në laborator. 3. **Palintest Photometer 7500**: - Ky fotometër është një zgjedhje e shkëlqyer për laboratore dhe për përdorim industrial. Ai ofron një gamë të gjerë të testeve për parametra të ndryshëm të ujit, përfshirë nitratet. - Pajisja ofron rezultate shumë të sakta dhe është e lehtë për t'u përdorur dhe për t'u kalibruar. 4. **Extech Instruments ExStik II Nitrate Meter**: - Ky matës përdor një elektrodë specifike për nitratet dhe është ideal për matje të shpejta dhe të sakta në terren. - Ka një ekran të madh dhe lehtë për t'u lexuar, dhe është e njohur për besueshmërinë e saj. 5. **Hach DR 900 Multiparameter Portable Colorimeter**: - Kjo pajisje është shumë e përdorshme për testimin e nitrateve dhe shumë parametra të tjerë të ujit. - Ofron një saktësi të lartë dhe ka aftësinë për të ruajtur dhe transferuar të dhëna për analizë të mëtejshme. Këto pajisje janë të njohura për saktësinë dhe besueshmërinë e tyre, dhe përdoren gjerësisht në laboratore, industri dhe për qëllime të ndryshme të matjes së nitrateve. Zgjedhja e pajisjes më të përshtatshme varet nga nevojat specifike të përdoruesit dhe kushtet e përdorimit.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. n
                                                                  na myten

                                                                  ti i importoke keto ne shqiperi o Ermal ?

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                2. R
                                                                  RAIFI

                                                                  Një gjë është e sigurt se këto vitet e fundit disa herë nga shtete të ndryshme prodhimet shqiptare janë këthyer si të kontaminuara.Edhe një fakt tjetër në tregun kosovar shalqiri nga Shqipëria është 100%më i lir se ai i Kosovës por nuk e blen kush meqenëse edhe laikë nga brendësi e tij kuptojnë nivelin e nitrateve e shtesave tjera të dëmshme.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. a
                                                                    ai robi

                                                                    keto lloji pajisjesh jane sa per te shitur marketet dhe te pasurohen disa...me vjen keq qe populli jone shqiptar ha cfare i serviret prej injorances se theksuar... nje rast tjeter eshte i mushkonjave te nilit qe po bekan kerdine kete vit... mos valle ka organizata 'jo fitimprurese' qe duan te fitojne ca para duke e bere kete gje te madhe dhe duke terorizuar njerezit e thjeshte? dhe keshtu na mbrojne duke bere dezifektime ne panevojshme

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. A
                                                                      Andisa

                                                                      mjere ne

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. D
                                                                        Drini

                                                                        Fshataret shqiptar qe merren me kultivim produktesh perimesh jane pjesa me e ndyre e shoqerise. Perdorin gjithcka eshte e mundur pa menduar per shendetin e popullit. Mbjellin ato me hormone per miletin dhe kane parcela te vecanta per ato qe perdorin per perdorim vetjak.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. T
                                                                          Traktori

                                                                          Fevziu duhet paditur per perhapje paniku dhe deklarime te rrem.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. t
                                                                            toroloco

                                                                            Ne 13 qershor te 2018 Edi Rama ne profilin e tij me nje aparat te tille ka matur domaten (besoj te myzeqese) dhe krenohej se i dilte zero nitrati ,tani ti mero djali meqe pompon kete krahun tjeter pse nuk fole atehere apo ishe i zene me gojoren e rradhes ..... ja ku e ke plasi syte https://cdnimpuls.com/dosja.al/media3/-640-0-1722977182xauto-gbgbgbgbgb1722975263-942.jpg

                                                                            Përgjigjjuni

                                                                            Lini një Përgjigje