Jared Kushner, dhëndri i ish-Presidentit amerikan Donald Trump duket i vendosur për të çuar përpara projektin e tij luksoz me hotele dhe apartamente prej 1 miliard dollarësh në ishullin e Sazanit. Revista e njohur amerikane “Bloomberg” i ka kushtuar një tjetër shkrim të gjatë projektit që duket se ka marrë prej fillimit edhe bekimin e qeverisë shqiptare.
“Kushner synon të ndërtojë vila luksoze të vendosura në majat e shkëmbinjve që ngrihen mbi vendin ku takohen detet Adriatik dhe Jon në Mesdhe, duke u përzier në peizazhin e thyer. Hoteli do të operohet nga marka ekskluzive Aman, klientët e të cilit përfshijnë Mark Zuckerberg, Bill Gates dhe Kardashians (…) Ai planifikon të shpenzojë më shumë se 1 miliard dollarë për të ndërtuar këto hotele”, – thekson Bloomberg.
Interesi për Shqipërinë erdhi pas një vizite në 2021-shi, tha Kushner javën e shkuar në një telefonatë për Bloomberg. “U intrigova. Mundësia erdhi një vit më vonë. Jam rikthyer atje disa herë për të kontrolluar gjërat dhe të sigurohesha se jam komfort. Gëzohem gjithnjë e më shumë për potencialin që ka aty”.
Agjencia e Investimeve në qeverinë shqiptare ka marrë në shqyrtim aplikimin e Kushner për Sazanin, sipas ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.
“Çdo investitor serioz, sidomos nga vendet aleate të Shqipërisë, si SHBA-ja, ka një derë të hapur për të kontribuar në rritjen e cilësisë së turizmit, një sektor jetësor për ekonominë e vendit”, – citohet Kumbaro nga media amerikane.
Kompania e Kushner po shikon mundësinë edhe për një investim të ndarë në Zvërnec, përtej Sazanit, por nuk është dërguar ende asnjë aplikim. “Në këtë vend ka më shumë punë për të bërë, sepse është zonë e mbrojtur”, thotë Asher Abehsera, CEO e Affinity Global Development, që punon ngushtë me Kushner.
Në shkrim thuhet se megjithatë teksa “interesi rritet, rriten edhe kundërshtimet”. Disa vendas, ambientalistë dhe politikanë janë të shqetësuar se ujërat e mbrojtura që rrethojnë ishullin mund të dëmtohen nga ndërtimi dhe trafiku.
Kushner ka thënë se projekti i tij do të respektojë të gjitha standardet mjedisore për të ruajtur vijën bregdetare, ndërsa kreyeministri Edi Rama ka thënë se kritikët “gënjejnë veten” sepse zona nuk ka qenë ndonjëherë e mbrojtur “përveç se nga ushtarët e Enver Hoxhës”.
Por kundërshtarët thonë gjithashtu se nuk ka diskutime dhe verifikime të mjaftueshme për statusin e ishullit si një vend i sigurisë kombëtare. Shqipëria ndryshoi ligjin e saj për zonat e mbrojtura disa javë përpara se Kushner të shpallte publikisht planet e tij, duke hapur rrugën për ndërtimin e hoteleve me pesë yje ose “projekte të tjera strategjike të rëndësishme”.
Kjo varet nga politika dhe vjehrri i Kushnerit, sipas Alfred Lelës, sekretar i medias për Partinë Demokratike të opozitës në Shqipëri. “Duke parë që demokratët mund të humbin zgjedhjet e nëntorit, Rama kërkon të rreshtohet me administratën Trump”, tha ai. Kumbaro, ministrja e Turizmit, tha se nuk kishte asnjë lidhje midis ndryshimeve të ligjit dhe projektit të Kushner.
Bloomberg thotë se që nga viti 2021, Kushner e ka vizituar disa herë Shqipërinë, së fundmi në qershor, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ivanka Trump. Çifti udhëtoi drejt Ballkanit me avion privat dhe vizitoi rajonin me helikopter. Në shkrim flitet gjerësisht edhe për projektin që Kushner planifikon të ngrejë në Beograd, një hotel luksoz në rrënojat e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, të dëmtuara gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.
Kushner mbështetet nga Richard Grenell, i dërguari special për dialogun Serbi-Kosovë gjatë presidencës së Donald Trump, i cili ende ruan marrëdhënie të ngushta me qeveritë e rajonit.
Ivanka Trump, pushime në Qeparo?
Teksa babai i saj, Donald Trump, është duke garuar për një mandat të dytë si president i SHBA-së, Ivanka Trump ka vendosur të kalojë disa ditë pushimi në Shqipëri.
Ajo raportohet se ndodhet me jahtin e saj luksoz në Qeparo, i cili ka qenë i parkuar që dje në atë zonë.
Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner planifikojnë të kryejnë një investim prej 1 miliard dollarësh duke ndërtuar një mega-resort luksoz në ishullin e Sazanit.
Sazani pret. Hec e bëje se ne nuk e bëjmë dot.
Ikni ore gomere se nuk eshte ne Shqiperi! Hapni lajme koti. Do beni mire te mos e aprovoni projektin. Nuk.eshte ne te miren e Shqiptareve! Qeveria po u jep tokat te tjereve sikur eshte pronare. Ishulli I Sazanit nuk eshte prone e politikaneve.
E ka pronen e Anetes dhe Kristaqit. Popull qe nuk njeh te drejtat e veta. Nje i marre ben si di vete, dhe te gjithe nuk thone asgje.
Përalla me Ivanka
Dhente ZOTI e dalin nga politika kjo fare e keqe e familjes Trump. Edi Rama po t'i rrinte qendrimit se Trump eshte rrezik per Boten do te ishte i nderuar, por tani ai eshte shnderruar ne nje lepires te Trump dhe familjes tij.Turp per ato qe e mbeshtesin Trump, sidomos po te jesh shqiptar. Nese eshte rrezik per boten, fillimisht ai eshte rrezik per shqiptaret.
Alban-qendrimi apo dalja e Trump nga politika nuk eshte ne doren e shqiptareve apo te politikes ne vendin tone por ne doren e popullit amerikan. Kater vitet e Biden kane qene nje dizaster e vertete, ku kufinjte e SHBA-se jane bere si han me dy porta ku nuk merret vesh kush hyn e kush del, pa folur per ekonomine amerikane qe ka shume probleme. Eshte e qarte se Trump nuk ka ndonje debulese per shqiptaret dhe interesat e tyre, por duke qene Presidenti i vendit me te fuqishem ne bote, eshte ne interesin tone qe qeveritaret tane te kene relata te mira me te. Sa i perket Sazanit, ai ishull i perket shtetit shqiptar dhe popullit tone, por si edhe ne te kaluaren, askush prej nesh nuk ja ka pare hajrin deri me sot. Nese ndertohen objekte turizmi, natyrisht qe ishulli do i sherbeje forcimit ekonomik te vendit, pasi eshte asset potencial i pa shfrytezuar. Ne nuk kemi kellqe qe ta bejme vete, prandaj do jete me e mira qe te ofrojme parellinjte qe ofrojne edhe favore politike. E kam thene edhe me pare ne komentet e mija se SHBA-ja ka qene gjithmone politikisht ne anen tone, por kete nuk e ka bere dhe nuk e ben se na do shume, por per interesat e saja strategjike dhe sot edhe ekonomike. Nese ky projekt do behet, do jete dicka e mire per te gjithe ne.
Jared Kushner nuk eshte gje tjeter vecse nje budalla. Uroj nje fitore te Harris per te miren e shqiptareve
Car thu or loqe. Ajo as e rru fare per Shqiperine. Sorrollopi i saj e ka shkerdhy ket ven ku te gjith kan ik.
Harris ka shanse te zgjidhet Presidente aq sa ka gomari shanse te fluturoje. Amerikanet nuk jane gati qe ti besojne zyren e Presidentit nje gruaje dhe ca me pak nje pasardhese emigrantesh nga India e Xhamajka dhe sidomos nje pasuese te administrates Biden. Behuni gati per arritjen e Trump-it ne Shtepine e Bardhe.
Kamala Harris ??? Ku ka qene gjithe keto vite ajo?? Nuk e kam pare te dale njehere te thote nje gje pervec diteve te fundit kur Biden dha doreheqjen. Sondazhet dhe populli amerikan favorizojne Donald Tramp dhe ky informacion vjen nga ata qe jetone atje dhe e njohin mire politiken amerikane. Une personalisht jam i majte dhe po e deklaroj qe jam per fitoren e Donald Tramp i cili e ngriti Ameriken ne nje nivel tjeter por per fatin e keq pandehmia beri punen e vet dhe tatepjeta mori rruget ne USA.Biden e fundosi ekonomine akoma me shume. Kete presin njerzit e mij andej qe jane gjithashtu te majte dhe as ju intereson se keta qe do fitojne jane Republikane (demokrate)dhe qe PD shpreson se pas fitores se Tramp do na sjelle edhe Sali Zagarin ne pushtet. Endrra me sy hapur. Rama nuk ka nevoje ti bej fresk njerit apo tjeteri. Ai ka treguar qe eshte nje diplomat i rrangut te larte dhe di te flase,bisedoje me te gjithe pa asnje lloj kompleksi.
Loqe djathtiste tenqifte trampi mendjen me keq se cua ka qire. Sondazhet jane per Kamala Harris. Ka qene prokurore fuste ne burg bythqimat hajdute dhe mashtrues si Tramp kurva
What the fuck o anglisht foles ! Une nuk jam i djathte. Nuk kam qene kurre por atje nuk funksionon si tek ne. Kam njerzit e mij atje dhe e dine shume mire se ca sondazhes jane ato. Sondazhe jane ca thone banoret,ca thote populli prandaj kupto dhe mos fol sic do ti.
Ejani aman..na e shperlani llumin turko kooperativist shume shekullor
Se gjukoje politkishte dhenjen e Sazanit nje amerikani te fuqishem ,qe i ka te gjitha mundesite per te investuar ,por dua te shtroje disa element qe sjan llogaritur nga qeverija Rama . Sigurishte cdo politkani shqiptare, ne krye si Rama K/M, po te kerkojne zyrtarishte amerikanet, do ta jepnin ate qe ata kerkojne .Por jo Sazanit edhe sikur te mbeteshim pa buke . Po e argumentoje . Veren qe shkoje isha me pushime ne Vlore dhe s'mund ti shmangesha diskutimeve rreth prespektivave ekonomike te ketij qyteti bregdetare, qe ka nje potencjal te pallogaritshem, jo vetem per Qarkun Vlore por per gjithe Shqiperine . Vlora ne keto 34 vite demokraci eshte pare me syrin cfare ti marrim e jo ti japim . Pas viteve 2000 ,kur vlonjatet e zune pakashume mullen ,filluan te investojne per ti hapur rruge zhvillimit . Tendenca kryesore ishte fusha e ndertimeve, duke lene menjane shume sektore te tjere jetik e fitim prures, qe kishin vdekur fill pas vendosjes se demokracise . Shume biznesmen te huaj ,qe ja dinin vlerat kesaj zone ,kerkonin te investonin, por praktikat korruptive te qeveritarve ,nuk interesoheshin per investimin, por se cfare dote fitonin ata personalisht.Kjo situate beri qe ne Vlore investimet te mos beheshin . Me ardhjen ne pushtet te Rilindjes ,ne 2013 oreksi sikur filloje te beje ndryshimin. Disa perfaqsues ,dipllomat Evropjan, sygjeronin qe ti jepej vemendje zhvillimit te turizmit . Rama,i detyruar ,nga shume rrethana elektorale ,i dha rendesi ndryshimeve e investimeve ne vijen e ujit . Lungomarja nje u be dallandyshja e pare qe hapi oreksin e investimeve nga biznesi vendas , qeveritar e politkane . Kjo shendije, mbasi dha rezultatet e para pozitivishte , beri qe ti turreshin bregdetit, deri ne Ksamil, per zhvillimin e turizmit vendas. Pa dyshim rezultatet ishin te paimagjinushme . Kush zaptoje troje, ne vijen bregdetare ,siguroje lumturin familjare dhe pasuri marramendse . Orekset hapeshin vite pas viti sa sot turizmi ne Shqiperi eshte bere nje makineri konkuruese ne Rajon . Por cfare po na degjojne veshet e lexojme per kete prespektive te madhe disa miljadshe e mos te them kolosale . Kerkojne te huajte te investojne ne Shqiperi . Dhendri i Trampit ,nje biznesmen i fuqishem, u fute ne loje per te marr perlat e qytetit te Vlorese te Shqiperise . Sazanin dhe rajonin Treport -derdhja e Vjoses , qe nuk mund te ndalet vetem ketu, se pa Karaburunin vlerat fitimprurse do te mbeten gjysmake . Keto tre objekte ,te falur nga Zoti Vlores dhe Shqiperise i vihen ne dispozicjon nje te huaji qe ka konceptin e nje investimi madhor per interesat e tij . Resueset e ketij Trekendesshi Karaburun Sazan -Treport deri ne derdhjen e Vjoses jane te barabarta me 1 te 3 e fuqise turistike te Shqiperise . Vlonjatve e shqiptarve u hiqen nga goja ,jo vetem rajonet prallorte per turizmi, por dhe burimet ekonomike qe fshihen e nuk shrytezohen nga ne , E gjithe industria e peshkimit bie ne dore te huaj duke kontrolluar cdo burim fitimi qe lind nga ky Rajon . Plazhet me te mira qe ka brenda kesaj zone marrin nje drejtim tjeter ku do te terhiqen turiste te fuqishm ekonomiishte.Ne kete Rajon ka aq shume varjante investimi sa cdo gje egzistuese kthehet ne fitim tepaimagjinueshem nga pikpamja ekonomike . I gjithi ky investim konkuron jo vetem biznesin shqiptare por dhe ate Rajonal . Eshte si nje Gjiblartar i dyte per famijlen e Trampit .Ti heqesh popullit vlonjat dhe atij shqiptare kete perle ,te lakmuar qysh ne antikitet nga te huajt, eshte vetvrasje per brezat qe do te vijne . Budallenjte tani kenaqen me lemoshat,qe do fitojne disa nga ky investim , por me vone do te kuptohet se cfare kemi per te humbur e ska per te qene kurr ne interesin e shqiptarve .
"anes sofres, i pangrene... anes lumit, i palare... anes dijes, i panxene..." Zoteri keni shume te drejte, por populli yne eshte ky qe eshte dhe voton nonstop llumin politik majtas-djathtas, keshtu qe nuk veme mend kurre!
Mire po u ngriten resorte dhe punesohen shqiptaret,po nese miku nderton vila dhe i shet?Cfare fitojme ne? Eksperienca nuk mungon per keto lloj investimesh.U dha golemi dhe u ndertuan shtepi e u shiten.Cfar fitoi populli si pronar i tokes?ASGJE
Ja hodhen shqiptaret taniDo te rine rehat. Dollaret vuuu nga Sazani eurot vuuuu nga Shpiragu dhe qejf o qejf. O te mjere.
Noc Rrrookun do fitojn.
Ah lumëdhenjtë ju thuaj! Ngrihen fukarenjtë dhe bythgrisurit dhe diskutojnë për punët dhe fatin e miliarderëve! Kësaj i thonë "plaç moj bythë e plasur, ç'halle paske pasur!" Po shikoni or të uruar rrugicën apo rrugën ku jetoni, pastroheni nga plehrat, se ju mbytën, mbillni ndonjë pemë në rrugën ku kaloni çdo ditë, zbukuroni dhe mbani pastër ambientin ku jetoni. Ç'punë keni me hallet e kalorësit pse i varen këmbët. Ju mësoi Enveri të plakeni me hallet e botës dhe të merreni me politikën e botës, por nuk lëvizni as gishtin për të ndryshuar jetën tuaj të përditëshme. Thirrni or të uruar mëndjes dhe merruni me jetën tuaj të përditëshme, gëzohuni çdo ndryshimi sado të vogël të ambientit ku jetoni.