Nga Ardit Rada
Teksa pak kohë na ndajnë nga hapja e kampit në Gjadër, agjentët italianë të cilët pritet të mbërrijnë javën e trët të gushtit për mbikëqyrjen e qendrave të emigrantëve, duket se janë trajnuar mbi shumëçka. Në një rregullore të publikuar nga mediat e vendit fqinj, ky trajnim madje ka kaluar disa limite në kufijtë e fantazisë, por edhe të fyerjes ndaj shqiptarëve.
Manuali i publikuar përmban disa pika që për shumëkënd do të ishin edhe qesharake. Fjala bie, u mësohet policëve të mos dalin lakuriq në publik a thua se po të ishin në Francë do të zhvisheshin. Duket sikur disa policë europianë po mësohen si të sillen me fiset e humbura të Australisë që s’kanë parë human tjetër prej shekujsh. A thua se nuk na ndan një det dhe i kemi patur italianët këtu në dy palë pushtime në shekullin XX. A thua se nuk i njohin shqiptarët që kanë atje prej 30 vitesh.
Rregullorja përmban disa pika që në thelb kanë të bëjnë me sjelljen. Duket si një tentativë për të ruajtur disiplinën e policëve, por që ekzagjerimi lë një shije të hidhur tek ne, mikpritësit.
“Si fillim, “shmangni qasjen ndaj grave shqiptare. Një burrë që e sheh gruan e tij të kuruar nga një burrë tjetër, mund të reagojë keq”. Dhe ndërsa jemi në të, duke qenë se këta janë “një popull modest, lakuriqësia apo veshja e papërshtatshme në publik nuk është e mirëseardhur””, nënvizohet në udhëzuesin për policët italianë.
“Konsumimi i kafe nuk është në banak por vetëm ulur”, “Në restorante, rrini në menu, kërkesat për ndryshime nuk janë të mirëpritura”. Dhe, në fund, rekomandimi i rekomandimeve: “Kini kujdes se si flisni… pothuajse të gjithë shqiptarët dinë italisht”.
E çuditshme mbi të gjitha mbetet fakti sesi ia bëjnë ata qindra mijëra turistë italianë që po pushojnë në brigjet tona pa një manual në xhep? Cili prej tyre është përballur me ndonjë pasojë pse ka folur italisht në publik, apo ka pirë kafe në banak? Ah po! Po ike me vrap pa paguar faturën, atëherë po nuk te fal shqiptari. Detyron vet kryeministren italiane ta paguajë e të kërkojë falje. Por ky episod i ndodhur vjet vërtetë s’ka të bëjë me përplasje kulturash, por me sjelljen që mësohet që në kopësht. Për kaq ka nevojë një i huaj për të punuar e jetuar në paqe në Shqipëri.
Po ik mer gar kur s'ke gjë për të thënë hesht me mire
O Ardit o manall! Cdo kompani nderkombetare, cdo organizate qeveritare ben trajnim kulturor per postime ne nje vend me kulture dhe gjithe tjeter Per te ulur riskun. Vendet e perparuara keshtu veprojne, trajnime, arsimime, edukim jo si Shqiptaret qe cojne barite e deleve si ty, Ambasadora e perfaqsues neper bote. Ate idiotesine qe mendon ti se ka frike se flasin Italisht nuk eshtu ashtu por keshille qe mos ofendoni Shqiptaret Italisht ne biseda publike duke menduar se nuk te kuptojne. Keshilla eshte ulen konfliktimet po si kokecep nuk e mendon as gjate.
Dhe ti si rrote gari qe je bashke me ate mesiper mendoni qe kemi kutlure ndryshe nga italia? Dmth juve ju vjen mire qe thone per baballaret tuaj kudjes mos ia shifni grate se jane rob shpellash
Autori duhet te jete nje rrote i paditur me diplomacine boterore qe rri ironizon boten e huaj. Cdo shtet i jep punonjesve ne sherbim guida kulturore, keshtu ben dhe ministria e jashtme shqiptare kur con diplomate, keshtu ben SHBA, keshtu ben dhe Kenia dhe Kina. Universitetet bejne te njejten gje per programet e shkembimit. Po te ishin ne France do zhvisheshin me verte sepse ka dhe plazhe nudiste apo topless. Por vlen edhe se keta jane perfaqesues te shtetit si police, jo turiste ordiner! Pse une mund te dal te pi cigare dhe birra pas pune por Rames nuk ja lejon etika e zyres? Vlen nje standard me i larte!
S'jemi aq naiv manuali është për afrikanët.
kane bere shume mire qe ju a kane vene ne dukje nga mentaliteti jane shume me te hapur se ne shqiptaret (nje pjese e shoqerise e pacivilizuar) qe nje pershendetje e konsiderojme pelqim te atij qe pershendet sa per turistet qe vijne qe skane manual ata rrjne 2-3 dite ose nje jave dhe ikin as ju afrohet njeri per ti pershendetuar ndersa ata do rrijne tere kohen mbase duan dhe lidhje te momentit por qe mund te hasen ne njerez sic thuhet ne rregullore dhe mund te lene dhe jeten ata e kane pare ne keto 30 vite se si burra te divorcuar kane vrare grate ose partneret e tyre packa se jane te divorcuar dhe skane asnje te drejte te nderhyjne ne jetet e tyre