URF dënon vrasjen e dy grave në Shqipëri nga bashkëshortët, ofron mbështetje për viktimat e dhunës

7 Gusht 2024, 12:32Sociale TEMA
URF dënon vrasjen e dy grave në Shqipëri nga

URF ka dënuar dy rastet fundit të dhunës ndaj grave të cilat çuan në humbjen e jetës prej bashkëshortëve të tyre. 

64-vjeçarja Hati Deliaj nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të shumta të shkaktuara nga dhuna e bashkëshortit 70-vjeçar Ëngjëllush Deliaj, ndërsa 66 vjeçarja Shano Islamaj u vra me sëpatë nga bashkëshorti i saj Hysen Islamaj, 69-vjeç.

"Këto raste janë një alarm i dukshëm se terreni i dhunës brenda dyerve të mbyllura është shumë i vështirë e ne si shoqëri nuk kemi bërë mjaftueshëm për të shpëtuar keto vajza, gra e nëna nga kalvari i vuajtjeve pa shteg të dorës vrastare.

URF përvec shërbimeve psiko-sociale falas për vajzat e gratë pjesë e ciklit vicioz të dhunës në familje, do të ofrojë edhe mbështetje të institucioneve vendore në lidhje me parandalimin e rasteve të dhunës në familje, referimin e rasteve për trajtim dhe ngritjen e shërbimeve mbështetëse e ri-integruese në shoqëri për vajzat e gratë e dhunuara", thuhet në reagimin e URF.