Beteja kundër zjarreve, dronët “Bayraktar” së shpejti në gatishmëri për emergjencat

7 Gusht 2024, 10:00Sociale TEMA
Beteja kundër zjarreve, dronët “Bayraktar” së shpejti

Dronët “Bayraktar” do të kalojnë së shpejti në funksion monitorues 24 orë në shtatë ditë të javës, si një element mbështetës i rëndësishëm krah autoriteteve vendore në betejën kundër zjarreve.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga Komandanti i Forcës Ajrore Gjeneral brigade Ferdinant Dimo inspektuan bazën ajrore të Kuçovës dhe njësinë e dronëve, e cila tashmë është plotësuar me personel të kualifikuar.

“Kjo njësi tashmë ka rritur gatishmërinë edhe pas trajnimit të pilotëve për misionet në kushtet e errësirës.

Dronët UAV janë përdorur prej disa ditësh në operacionet e përbashkëta me forcat e tjera në luftën kundër zjarreve, për një evidentim më të saktë të vatrave.

Rezultatet e imazheve të dronëve “Bayraktar” do të jenë kyçe për të mbështetur bashkitë edhe në procesin e evidentimit të dëmeve të krijuara nga zjarret”, bëhet me dije në një njoftim të ministrisë së Mbrojtjes.

1 Komente

  1. E
    Eri

    Ka 2 vjet qe jane blere, kur do behen gati keta per emergjencat? Vari leshte, blejne dhe s'dine t'i perdorin. Nuk i trajnojne pilotet njeheresh me nenshkrimin e kontrates per blerjen e tyre, por hajde se flasim kur te na shkrumbojne zjarret.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje