
Gazetari Xhensil Shkëmbi solli disa dite me pare në vëmendje historinë e Marselës, një vajze të vogël që e takoi krejt rastësisht e që jetonte në varfëri të madhe bashkë me familjen e saj në Qafë Krrabë.
Nga postimi i tij në rrjete sociale, jehona që mori lajmi solli shumë përfitime për familjen Baka.
U mblodhën mbi 3.5 milionë lek (të vjetra) ushqime, pothuajse për një vit, veshje, dy smartphone, dy biçikleta etj.
“Vajza dhe djem nga Korça dhe Tirana takuan sot familjen Baka, qershia mbi tortë ishte menaxheri i Elvana Gjatës, Andi Islami bashkë me këngëtaren, Julka që përpos ndihmës dhe fustaneve të bukura i dhanë mesazhin më të bukur Marselës së vogël. Në pamundësi për të ardhur vetë, këngëtarja e preferuar e Marselës, Elvana Gjata, i kishte dërguar një video mesazh sa emocionues aq edhe motivues,” – bëri me dije gazetari.
Familja Baka mori ndihmë brenda 7 ditëve, ndërsa kryefamiljari u fut në punë te njësia administrative Qafë Krrabë, tregues ky i qartë i pushtetit të mediave dhe rrjeteve sociale që fatmirësisht, nga një udhëtim me makinë rezultoi në një ndryshim 360 gradë të stilit të jetës.
E tmereshme vertete qe ks Shtet maskarenjesh e ka len familjet e varfera shqiptare e femijet e tyre , ne ate gjendje skamndaloze ku kto rropsite e shkerdhatat qe bejne gjasme muzike ,halabake i afrohen femijve gjasme si idhuj lol ! Femijet te ken idhuj putanat e plehrat e shqiperise .E pabesushme .Vrastare qe femijet shqiptare lihen ne meshire te asaj mizrje ne ate vend
Po mire ore trapa "bamires" per reklame, ja i dhate disa ndihma kesa vajzes se vogel dhe ja hodhi per 1 vit varferise, po me pas? Po me mijera familje te tjera shqiptare qe jetojne ne varferi si do t'u zgjidhet halli, me ndihma, eshte e mundur kjo ? Duhet permbysje me dhune se voten ata e vjedhin e kesaj kaste politikanesh, qeveritaresh, mega-hajdutesh, mafioze e antishqiptare, kane 33 vjet qe rrojne si ne parajse ne kurrizin e varferise se shqiptareve qe cdo dite po largohen dhe nuk i kthejne me syte nga pas.