Nga qyteti, në fshat: Çifti i bashkëshortëve që vendosi të merret me bujqësi dhe blegtori

8 Prill 2023, 20:00Sociale TEMA

Nga qyteti, në fshat: Çifti i bashkëshortëve që

Bashkëshortët nga qyteti, Majlinda dhe Pëllumb Nelaj prej 8 vitesh janë transferuar në fshat.

Në Mazhar të Selenicës ata merren me bujqësi dhe blegtori. Çifti Nelaj shpreson se duke punuar tokat e të parëve fëmijët e tyre nuk do marrin rrugën e emigrimit.

“Po jeta më e vështirë sa nuk ka të vejë më. Ku të vemi, të ikim në Gjermani nuk ikim dot se jemi me fëmijë e shtëpi, t’i lëmë vjen na i prish tjetri”, deklaroi. Duam në këtë punë të na ndihmojë shteti sa ka mundësi”, tha Pëllumb Nelaj.

Edhe pse kanë kaluar fatkeqësi nga zjarri i cili i ka djegur bagëti, lopë por dhe dhjetëra koshere me bletë, ata sërish kanë mundur të ngrenë nga e para punën me lopë dhe bagëti të imta.

“Mu dogjën gjashtë lopë, freza me korrëse bari, të gjitha. Mbeta me asgjë. Terreni është i vështirë, ka vuajtje. Ngrihemi që në katër t’i sigurojmë, marr qumështin e dërgoj në qytetin e Vlorës”, shtoi më tej ai.

“E kemi nisur nga a me çdo gjë, as ujë nuk ka këtu. Kemi hapur dy puse dhe po i mbajmë me ujë këto. Pastaj rruga, çdo gjë me shumë sakrificë. Punën e kemi vazhduar për të ushqyer fëmijët”, tha Majlinda Nelaj.

Kreu i njësisë administrative Arqile Resuli i cili shoqëroi ekipin për në këtë zonë të thellë, shprehet se këta njerëz janë heronj që kthehen në tabanin e vet.

“Unë do t’i quaja heronj këta njerëz, pasi jo vetëm ruajnë traditën dhe kthehen në tabanin e vet, këta njerëz nuk i gjejmë më. Ata duhen ndihmuar”, tha Arqile Resuli, kryetar i njësisë administrative Kotë.(TCH)

14 Komente

  1. l
    lesh e li

    Bravo te qofte, o njeri. I ke dhene jetes kuptim. Te tjeret lane shtepi e toka, moren arratine, humben ujin e ajrin e paster dhe bredhim kot rrugeve te qyteteve.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Ja ke fut kot

      Shoku Koqe gzetar, cifti Nelaj nuk u transferuan por u rikthyen ne fshat ne vendin e origjines, qyteti per t'a ishte dicka e huaj dhe nuk ngjizte. Ka edhe shume koqe te tjere si puna e ketij cifti qe duhet te kthehen ne vendin e origjines .

      Përgjigjjuni
      1. d
        durrsak 24 karat

        O, "Je ke fut kot", ti je ma koqja!

        Përgjigjjuni
      2. I
        Idrizi

        Po ndihmiji more kryetar,kujt i duhet fjala jote pa veprim. Nuk ke patur dijeni ti deri sot se, per cfare u ka ndodhur dhe cfare kane nevoje urgjente? Perse e shoqeriove ekipin,apo qe te dukesh qe bere nje pune dhe ti? Bej nje nderhyrje ne Bashkise e Vlores per te rrehulluar Eugen,beju thirje bizneseve te japin dicka si kontribut modest,per te rikuperuar sadopak dentiment qe ju shkaktoj zjarri.. Ja keshtu ben detyren zoti kryetar....

        Përgjigjjuni
        1. S
          Selim Rroshi

          O ju qe jeni me te miret me i gjet pun robve. Ja ky tipi ka degju dullen kur thoshte te isha i ri do shkoja ne fshat. O ju qe i punsut te gjith po jashte shtetit ama. Atu ka ngel me bo koperativen e tipit larte te kanabisit

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lugu gjat

            Te shkruash nje artikull, dikush duhet ta botoje {ne mos goboj}. Nga kush qytet vinte cifti? Pra, injorante pa kufi

            Përgjigjjuni
            1. K
              Katunari

              BRAVO e ju lumte, e i urojme ciftit SHENDET.

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jani

                Është zonë e thellë. Por atyre bravo u qoftë, që edhe aty gjejnë mundësi për të bërë një jetë dinjitoze dhe me të vërtetë janë heronj.

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xhaxhi

                  Po ca lesh zone e thelle gjysem ore jane nga Vlora. Rruga eshte e re dhe nuk ka problem fare. Nuk kane bere ndonje heroizem megjithese qahen se njerezit ne shqiperi vetem te qahen dine te bejne. Po punojne dhe po ushqehen ashtu si gjithe bota, kane shtepi dhe prona. Nuk paguajne qira, kredi apo taksa. Edhe ujin e kane falas. Ca mutin duan me shume ti mbaj shteti ne krah? Te iki ne Gjermani e ta shoh bythen .

                  Përgjigjjuni
                  1. x
                    xingu

                    shume e vertete per te gjitha, por ama mos kesh uje ne 2023 dhe vetem 30 minuta larg Vlores, proa nje nga qyeteteve me te medha to nje shteti ne mes te Europes eshte tragji-komike.

                    Përgjigjjuni
                2. N
                  Nostalgjia per fshatin

                  Eshte shume e vertete, qe jane heronj astu eshte me ato kushte te veshtira.Fshati ka mbetur i prapambetur qe nga koha e Monizmit sado u mundua ai sistem te rrgullonte fshatin nuk ja arriti sepse u bene edhe shume gabime ndoshta edhe u sabotua sepse nuk kish pse te behej tufezimi dhe ta lije fshatarin pa bageti ose marja e tokes komplet,Fshati aty e ka lezetin.Por sot qe eshte boshatisur eshte ne dore te njeriut te rregulloi ato gabime qe u bene dhe eshte koha Biznesmenet te hedhin syte nga fshati ,ka shume nevoje per investim edhe fshati behet si qyteti po te jete desshira e mire .Fshati ka shume nevoje per intelektale te zote dhe te ndershem te hapen edhe njeher pikat shendetesore dhe shkollat qe te vloje jeta si dikur,kush ka jetuar ne fshat e njeh ate jete por me kushte me te mira qe ta ken zili .

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bylykbashi

                    Kjo me kujton kohen e socializmit kur propaganda komuniste i thurte lavde fshatit se sa mire jetonin njerezit ne fshat. Mjaft me propagande te tille! Njerezit po braktisin vendin nga syte kembet ju po i thurni lavde nje fshatari qe mezi mban frymen gjalle. Parrulla komuniste 1 bie, mijra ngrihen sot edhe kthyer 1 kthehet nga qyteti ne fshat, dhjetra mijra ikin nga syte kembet jashte. Po zbrazet Shqiperia! Ky eshte problemi, jo se u kthye nje ish fshatar ne fshatin e vet!

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      N?

                      Bylykbashi je me mentalitet te mykur ju jeni ata qe perzeni njerzit duke folur me kete gjuhe nuk po flitet pe kooperativa Bujqesore po per jete private ashtu si behet ne qytet ne ajer te paster se po shtohen semundjet dhe fshati ka ngel lakuriq.Njeriu ai qe ka mundesi mund te krijou nje ekonomi ne fshat dhe nje tjeter ne qytet nuk e ndalon njeri,por ama i jep zhvillim edhe fshatit njekohesisht mer edhe ajrin e paster dhe ushqim bio po kete e bejne ata qe jane puntore duan punen dhe jo ata qe meren me pislliqe

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        N?

                        Bylykbashi je me mentalitet te mykur ju jeni ata qe perzeni njerzit duke folur me kete gjuhe nuk po flitet pe kooperativa Bujqesore po per jete private ashtu si behet ne qytet ne ajer te paster se po shtohen semundjet dhe fshati ka ngel lakuriq.Njeriu ai qe ka mundesi mund te krijou nje ekonomi ne fshat dhe nje tjeter ne qytet nuk e ndalon njeri,por ama i jep zhvillim edhe fshatit njekohesisht mer edhe ajrin e paster dhe ushqim bio po kete e bejne ata qe jane puntore duan punen dhe jo ata qe meren me pislliqe

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje