I tha nënës "live" se vajza i kishte vdekur, gazetarja reagon pasi rrjeti "shpërtheu" ndaj saj: Kërkoj falje! Llogjikova gabim dhe ju më kryqëzuat

8 Prill 2023, 09:21Sociale TEMA

I tha nënës "live" se vajza i kishte vdekur, gazetarja

Merita Nexhipi, nëna e 22-vjeçares Brisilda Nexhipi, mori dje lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të vajzës së saj, gjatë transmetimit live në emisionin “Pa Gjurmë”.

Mënyra e ndjekur nga moderatoreja e emisionit, Odeta Dume, për t’i dhënë këtë lajm të trishtë nënës së 22- vjeçares u gjykua nga publiku, duke thënë se mënyra  dhe fjalët e zgjedhura për t’i dhënë këtë lajm të ëmës së Brisildës ishte e gabuar dhe jo etike.

Pas gjithë këtyre komenteve negative ka ardhur edhe reagimi i vetë autores dhe moderatores së emisionit “Pa Gjurmë”, Odeta Dumes, e cila përmes një videomesazhi i ka kërkuar falje nënës së Brisildës, familjarëve si dhe të gjithë teleshikuesve të cilët u tronditën nga kjo histori.

Gazetarja pranon se mënyra si ajo dha lajmin ishte e gabuar, teksa ka treguar se për këtë gabim është kryqëzuar nga ndjekësit, madje nuk kanë munguar as mallkimet për familjen e saj.

“Detyra jonë ishte të informomin nënën për këtë lajm tragjik dhe vendosëm ta bënim në këtë studio. Këtu ku nisi dhe mbaroi kërkimet. Por, ndodh që ka dhe histori që kanë një përfundim tragjik. 

Nuk ka nëj mënyrë të duhur për ti përcjellë nënës një lajm tragjik, nuk ka fjalë të duhura, dhe ne dje gabuam, përdorëm fjalët e gabuara.

Dua ti kërkoj falje nënës së Brisildës, familjarëve teleshikuesve që u tronditën nga kjo histori. Unë marr përsipër përgjegjësinë e plotë dhe ju siguroj që për mua stafin tim ishte një tragjedi nga e cila mësuam shumë nga ajo që bëmë. Dje unë llogjikova gabim dhe ju më kryqëzuat duke ndjellë vrer dhe mallkime për familjen time”, tha ajo.

Brisilda Nexhipi, vajza 22-vjeçare e cila u denoncua si e humbur nga familjarët e saj, rezultoi se kishte ndërruar jetë më 14 shkurt si pasojë e një aksidenti në zonën e Fllakës në Durrës. Trupi i saj ndodhej prej 52 ditësh në morgun e këtij qyteti i paidentifikuar.

19 Komente

  1. S
    S'ka faj Odeta Dume o Njerez

    por ata qe qendrojne prapaskenes dhe i diktojne Moderatores se cfar dhe si duhet ti Komunikoje X e Y .Jane Maskarenjet qe bejne kto Emisjone ,ata qe diktojne gjithcka .Moderatorja eshte thjeshte lexuese e asaj qe i shkruajn Regjia ,ku dihet mire se pas gjithe ktyre TV idiote qendrojne maloke katunare fshatare qe me Kulturen Qytetare e ate Njerzore s'i lidh asgje ! -Prandaj perballemi me te tilla Skandale sot . Moderatorja eshte e detyruar te lexoj ne Emisjon ate qe i kerkon Regjia ,ndryshe nuk mundet te jet me ne ate pozicion . Keshtu jane e funksionojne TV e dhjera e Maskarenjeve ne Shqiperi ,qe s'ka ngel Krimiel e Politikan pa ber TV

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Bo ca fytyre e poshter kjo gazetare ! Si ka mundesi njeri kaq i qelbur si kjo femer mo vella ! Shpirt krimineli kjo funderine gazetare Pthuu te dhjefsha rracen , fytyre e poshter !

      Përgjigjjuni
      1. U
        Une jam

        52 dite në morg asnjë shtet a polic a gjykat nuk e gjeti vajzen ....kta duhen shar dhe jo Gazetarja

        Përgjigjjuni
    2. M
      Media mafioze

      Po normal qe do te mallkonin. Ti edhe kur kerkon falje shihet qe nuk je e sinqerte. Nuk kerkohet falje per "fjalet e gabuara" por per veprimin. Ti ende se ke kuptuar qe vdekja e femijes per nje nene nuk eshte show mediatik. Njerez te keq qe ju ka humbur cdo vlere dhe jeni kthyher ne kafshe, ne fakt edhe kafsha ndjen dhimbje eshte gabim tu thuash dhe kafshe.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari

        Nuk ka llogikuar gabim po e ka bere per shikushmeri dhe klikime. Turp kjo eshte gazetaria jone.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dukati i Ri, Vlore

          Po normal qe do kryqezoheshe, nuk ke aq tru sa te kundershtoje dicka te tille kaq monstruoze, plehera e bèt dhimbjen e nenes marketing, nese nuk je nènè nuk e kupton dot..po mamaja te shtepia kur te pa cfare te tha?? Rofsh o bijè per haberin qe I dhe. . A pika ju gazetare e TV jeni kthyer ne ndyresirat e ketij kombi....ua bente mire Enveri ...kalonte ne pese duar para se te lexoje dicka ne TV ..

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Koka e falur nuk pritet thote populli. E mori mesimin dhe kerkoi falje.

            Përgjigjjuni
          2. S
            Ska problem

            E pesofte sic e pesoj ajo nene ,donte audience kokrra e injorantes , por cti besh ne kenete jetojme dhe bretkocka do degjojme

            Përgjigjjuni
            1. T
              TURIEMIGR

              NUK KE PSE KERKON FALJE . NE SHQIPERI ESHTE E ZAKONSHME TE BEHEN LAJMERIMET E EMAVE TE AKSIDENTUARVE, TE VDEKURVE , TE VRAREVE , PARA SE TE LAJMEROHEN NGA ORGANET PERKATESE , SI NDODH NE GJITHE BOTEN ! IMAGJINONI TE JENI DUKE NGARE MAQINEN ME MBI 90 K.M.DHE TE MARESH VESH NGA RADJO SE .... TU VRA.. PRANDAJ BOTA KA VENE LIGJE PASI LAJMETOHEN FAMILJARET JEPET LEJA PER TU PUBLIKUAR EMRAT. POR STAN-HANIN SHQIPERI ESHTE E LIGJERUAR MOSLIGJERIMI...

              Përgjigjjuni
              1. T
                TURIEMIGR

                NUK KE PSE KERKON FALJE . NE SHQIPERI ESHTE E ZAKONSHME TE BEHEN LAJMERIMET E EMAVE TE AKSIDENTUARVE, TE VDEKURVE , TE VRAREVE , PARA SE TE LAJMEROHEN NGA ORGANET PERKATESE , SI NDODH NE GJITHE BOTEN ! IMAGJINONI TE JENI DUKE NGARE MAQINEN ME MBI 90 K.M.DHE TE MARESH VESH NGA RADJO SE .... TU VRA.. PRANDAJ BOTA KA VENE LIGJE PASI LAJMETOHEN FAMILJARET JEPET LEJA PER TU PUBLIKUAR EMRAT. POR STAN-HANIN SHQIPERI ESHTE E LIGJERUAR MOSLIGJERIMI...

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Cimi

                  Nese nje person ka muaj qe ka humbur edhe nuk ka asnje kontakt me shume mundesi ka vdekur. Kater muaj pas asnje telefonat a mesazh sot ne kohen e whatapp....

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jeta

                    Nena mori ate qe donte, ku e kishte vajzen dhe e mesoi: me mire nje fund i tmerrshem, se sa nje tmerr pa fund.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tiku

                      Ju jeni plehra jo gazetare.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gezim Kalufi

                        Nje kafsheri e vertet, shume cnjerzore dhe vulgare, kur nena e vajzes i lutej "ma thuaj, ma thuaj...", kjo fycka vazhdonte t'a torturont dhe e mbante ne ankth per ate qe ishte e kuptueshme... Shume djallzore dhe e paimagjinueshme se si mundet qe nje kafshe e tille, qe fatkeqsisht mund te jet dhe vet nene, te stermundoj nje person qe eshte duke perjetuar lajmin me fatkeq qe nje prinder mund te marri, humbjen e femijes... Dhe keto shtaze e quajn veten gazetar, dhe keto shtazeri ndodhin vetem ne Shqiperi.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nepërka e sëmurë

                          Mos lyp "falje", por lëre emisionin (dorëhiqu), spse nuk e di se me sa sy e faqe do të moderosh dhe ideosh tash e tutje këtë emision delikat?!

                          Përgjigjjuni
                          1. .
                            ..

                            Nuk behet gazetari me Dudume

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Ermelinda kolana

                              KJO ESHTE IDIOTE. SKA FARE TE DHENA PER DREJTUESE EMISIONI. ESHTE E PA EDUKUAR, E PA LAKUAR, PA KULTURE QYTETARE, KATNARE E PA NDRYSHUAR . PA LENE QE SHERBE DHE TE RADIO TIRONA . BUSHTER MEDIATIKE. NUK VLE FALJA QE KERKON.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Teodor

                                Gazetare : Me sa kuptohet ju nuk e njihni gjuhen shqipe ( per ti percjelle nenes..., Dua ti kerkoj....). "Ti " te perdorura jane peremer vetor veta e dyte njejes, apo trajta e shkurter te i ? Mesoni gjuhen shqipe !

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kristi

                                  Fajin e ka Carlo Bollino qe solli kroniken e zeze ne gazetarine shqiptare.Sigurisht qe nuk ngelen mbrapa edhe institucionet arsimore, nga cikli i ulet deri tek ai i me i larte.Nuk ka me filtra per asgje. As kjo gazete ku komentojme.Mjaftojne te kene sa me shume klikime. Nuk ka me edukim kulturor dhe gazetaresk. Ka vetem lajme monstruoze. Ajo teme qe drejton kjo gazetarja nuk duhet te transmetohet ne TV.Nuk merret shembull nga gazetaria anglo-amerikane, ku ka zero kronike te zeze te ketyre permasave. Po merret shembull Carlo mavria qe u hodhi trute e gomarit gjithe gazetaruceve shqiptare me kroniken e zeze.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje