
Franca dhe Anglia kanë ndaluar qarkullimin e skuterave elektrikë pasi janë klasifikuar të rrezikshëm në qarkullim. Specialistë të Policisë Rrugore në Shqipëri thonë se këto mjete kanë ndihmuar në reduktimin e trafikut në kryeqytet, por problem mbetet respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas tyre, drejtuesit e monopatinave duhet të pajisen me jelekë fosforishent.
“Ka një shtim fluksi nga ana e kësaj kategorie kryesisht në kryeqytet. Janë mjete që realisht na kanë ndihmuar në lehtësimin e trafikut. Sikundër çdo përdorues rruge si monopatinat, biçikletat, mjetet duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Ata duhet të qarkullojnë në korsinë e biçikletave dhe të mbajnë mjetet e sigurisë sikundër janë të detyruara edhe për motomjetet sepse është në të mirën e tyre si jeleku fosforishent apo neoni fosforishent të cilët bën të mundur ndriçimin e aksit rrugor”, tha Gerhard Baka, specialit i trafikut të Tiranës.
Por çfarë ndodh me drejtuesit e skuterave elektrikë që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor?
“Ata janë kategorizuar si çiklistë dhe nga ana jonë ngelet vetëm këshillimit nuk mund të vendosim masa administrative”.
Këto mjete në rrugët e Shqipërisë përdoren kryesisht nga të rinjtë.
Skuterat po behen kercenues. Duhen disiplinuar. Nje komshiu im u godit nga nje skuter, u rrezua ne toke dhe kaloi tre dite ne spital. Edhe pas nje muaj ai eshte i traumatizuar.
Neqoftese qarkullojne ne rruge si jo kembesore, jane mjet i motorizuar dhe duhet te pajisen me nje patente qe verteton njohjen e rregullave te qarkullimit, si dhe te jene te siguruar. Jane kthyer ne burim aksidentesh, sepse hyjne vend e pa vend e nuk njhin tabelat. Ne te kundert, te ndalohen te qarkullojne ne rruge automobilistike.
DHE SKAFANDER
e ka ndaluar parisi jo franca o tema ,eshte vendim bashkie jo shteti ......si sju ha mortja