
Ndërkohë që në Hagë po mbahet gjyqi për ish-komandantët e UÇK-së gazetarja Rudina Xhunga solli sot në “Shqip” në DritareTv historinë e Violeta Dukaj, gruaja nga Deçani, që pastroi Kosovën dhe Shqipërinë nga minat nga 1998-ta. Nga SHBA-ja, Violeta tregon në Shqip se si zbulonin minat e vendosura në kufirin e Kosovës dhe Shqipërisë që në vitin 1981 nga serbët dhe jugosllavët, disa vite para se të niste lufta në Kosovë. Falë hartës serbe, ata arritën të gjenin ku ishin vendosur minat dhe t’i çmontonin.
Violeta tregon se si ndodhën 215 shpërthime të minave në kufirin e Shqipërisë me Kosovën, 20 shqiptarë humbën jetën dhe shteti thotë Violeta nuk bëri asgjë për ta. Në Kosovë, rrëfen Violeta nga 1998-ta deri në vitin 2000 kanë ndodhur 430 aksidente me minat, pati 109 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur. Violeta humbi këmbën ndërsa po përpiqej të çmontonte një minë në Shqipëri. Ajo tregon plot guxim se si i shpëtoi vdekjes, vendosi një protezë në këmbë dhe u rikthye pas 6 muajsh në fushën e vdekjes për të çmontuar mina.
“Unë kam punuar për ato toka shqiptare, për ata kufij dhe kam parë shumë gjak që ka rrjedhur në atë vijë të kufirit. Kjo më shtyu që t’u shkruaj t’ju tregoj historinë e shumë viteve më parë. Uroj që historinë time ta dëgjojnë pushtetarët shqiptarë dhe ata të Kosovës. Shqipëria është në OKB dhe në Këshillin e Sigurimit ka mundësi të bëjë shumë edhe për vete edhe për Kosovën.
Unë kam punuar nga viti 1999, deri në vitin 2000, në Kosovë për pastrimin e tokave shqiptare nga minat dhe eksplozivat serbe. Unë vendosa të bëhem çmontuese minash kur pashë fshatin të mbushur me mina. Gjatë luftës ne ishim në Shqipëri, në Lezhë dhe kur u ktheva në Kosovë tokat tona ishin të minuara, tokat e xhaxhallarëve të mi, tonat, tokat e fshatit tonë ishin të minuara. Çdo ditë ndodhnin aksidente në Kosovë dhe nga kjo vendosa që duhet të bëja diçka.
Jam përballur me vdekjen që kur vendosa të nis atë punë dhe pastaj shkoja në fushat e vdekjes. Fillimisht u trajnova nga oficerë të ushtrisë amerikane dhe angleze për çmontimin e minave. Unë udhëhiqja grupin e djemve. Ata zbulonin ku ishin minat dhe unë i çmontoja. Më shumë kam punuar në vijën kufitare Kosovë-Shqipëri, sepse ishte vendi më i minuar në Kosovë dhe kishte më shumë aksidente. Në Kosovë na kanë ndihmuar shumë edhe hartat që kishim, që tregonte ku kishte vendosur mina ushtria serbe e jugosllave.
Ato harta iu dorëzuan ushtrisë amerikane në Konferencën e Kumanovës. Unë si gjithë shqiptarët mendoja se minimi i Kosovës dhe Shqipërisë ishte bërë gjatë luftës, në ‘97-‘98-ën. Unë pashë në hartat jugosllave-serbe që minimi ka nisur që në vitin 1981. Ka pasur mina që në 1981-shin në kufirin tonë, sepse kur ishin protestat e Kosovës, ata kanë menduar që po ndodh diçka më shumë dhe nisën minimin. Por meqë u stabilizua situata, e kanë lënë. Sigurisht më shumë ishte minuar kufiri sepse mendonin se ne do ta kalonim kufirin për të shkuar në Shqipëri. U minuan 120 kilometra nga Shishtaveci i Kukësit, deri te bjeshkët tona, e ne kufirin me Malin e Zi.
Kosova ishte më shumë, por edhe nga Shqipëria. Kur kemi përfunduar pastrimin e minave në Kosovë, nisëm me ato brenda kufirit të Shqipërisë. Fillimisht shkruam si grup zbulimi, për të parë territorin brenda. Folëm me kryebashkiakët e Tropojës, Kukësit, Hasit, Bajram Currit. Pamë që kishte shumë viktima dhe të aksidentuar dhe askush nuk ishte marrë me ta. Pastaj nisëm me zbulimin e minave. Pamë që 400 metra brenda territorit shqiptar kishte mina. Në Shqipëri kanë ndodhur 215 aksidente, 20 ishin fatale.
Ka njerëz që kanë humbur sytë, kanë humbur këmbët dhe shteti shqiptar nuk ka bërë gjë për ta. Minat nuk kanë qenë vetëm në vijën e kufirit, por 400 metra matanë kufirit shqiptar. Serbia e kishte të ndaluar të minonte Shqipërinë, pasi ajo nuk ishte në luftë. Shqipëria kishte të drejtë të kërkonte dëmshpërblim për ata njerëz që u aksidentuan. Të njëjtën akuzë e bëjmë edhe për Kosovën e cila nuk ishte as në OKB-se e as në Këshill Sigurimi. Po kjo ishte detyrë që duhet ta bënte Shqipëria.
Në Kosovë nga viti 1999 deri në vitin 2000 kemi diku 430 aksidente, më shumë se 109 të vdekur dhe 300 të plagosur. Një nder ta jam dhe unë. Kur po demontoja minën në kufirin shqiptar, shkela një minë dhe humba këmbën e djathë, mbas dy vitesh pune. Aksidenti më ndodhi në 20 korrik të 2001-shit dhe shkova në Danimarkë vura protezën. Pas 6 muajsh u riktheva serish në punë.
Punova dhe dy vjet në territorin e Shqipërisë. Në kohën kur unë punoja në Shqipëri për çmontimin e minave, askush nga shteti shqiptar nuk komunikoi me ne. Asnjë nga të aksidentuarit që unë i njoh emër për emër nuk u dëmshpërblye për këtë që ndodhi. Dhe shteti shqiptar nuk ngriti kurrë pati ndaj Serbisë, që u minua fshehurazi nga ajo, ndërkohë që Shqipëria nuk ishte në luftë”, tha ajo.
Kush ishin Mediet Shqiptare ate kohe ? Kush diktonte Politiken Shqiptare ate kohe ?
Edhe ne ate kohe por edhe ne kete kohe, te gjithe jane antishqiptaret e njohur; Sali Beriśović Lulzim Baśavić Argita Beriśović Fatos Nanović Ilir Metajović Edvin Ramović Te gjithe keta jane hajdute dhe argate te shkjaut e grekut.
berisha ka vepruar ne cdo pohe ne sinrkon me beogradin . dhe saher eshte dashur qe Shqiperia mos te jet gati ,ti vije ne mbrojtje Kosoves kur Serbet kane sulmuar Kosoven e bere Masakra ,saleh brrisha ka pregatitur terrenin ne Shqiperi . Mos mendon dikush se shkaterrimi i Ushtrise qe salih berisha beri ,shitjet e Rraketave ne Greqi etj vende te Botes e Armatimeve te ndryshme te Ushtrise qe fare mir mundet qe Shqiperia te mbante larg e mos lejonte qe asnji Ushtri e huaj te mos hynte as nji cm ne teritorin Shqiptare , te 1300 Tankeve ,me te cilat Ukraina luftonte kunder Rusit para se te furnizohej nga Europa e Shba-te , _______ishin nji "Injorance berishjane " ??????? JO !!!!!!!!!!! Ishin zbatim i nji Plani te mirmenduar te Serbise ,qe pasi ta c'armatoste Shqiperine ,te kishte dore te lire te Masakronte Kosoven madje te guxonte e hynte ne teritorin Shqiptare ! Pra boll hani mut kot ,Juuuuuuuuu bij Bushtrash Esadiste qe e keni ne gjake Tradhetine dhe qe jeni Shkerdhy ne Shekuj me Armiqte e ktij Komb Serbine e Greqine . _ Ja ku i keni ala ne Politike Bijt e Bushtrs Esadiste dhe kakarisni mbi Kazan ,pse ndadhi kjo e pse ajo . Sepse i lejoni vet ,t'ju shkerdheje i Huaji
Po pidhroopshat pas Berishes a ben gje ? Pse nuk I permend dhe Nanot,Majkot,Metat e Ramat? Aq sa eshte Berisha i poshter e kriminel aq jan dhe kta te fundit.
Sa shume do degjoni nga keto histori ! Prisni ,prisni thot Berisha! S'kini par akoma azgje . Kam respekt per Z.Rudina dhe per shume gazetar,analista dhe komentues on-line ,qe sjellin fakte tronditse qe kane kryer e kryejne armiqte tane shekullor . Fatkeqsishte ne Shqiperi askush nuk merret me armikun perball. Semundja jone shekullore ,qe po na grryen eshte sulmi ndaj njeri- tjetrit.Ne nuk thellohemi ne ato qe na bejne te tjeret . Kush duhet tu japi zgjidhje ketyre akteve teroriste ndaj popullit shqiptare .Dihet por s'kemi patur dhe as kemi pushtet tu tregoje vendin armiqve tane .Nga ana tjeter , tradhetohemi edhe nga Evropa, duke na keshilluar ,qe armikun tona ne ta falim .Une i kuptoje Evropjanet, pse ndihen ngushte ,kur shtrohen ceshtjet shqiptare .Ajo eshte arqitektia e ketij Ballkani qe sot eshte lesh e li . Meqe tek ne ,historikishte ,njeri i ka rene gozhdes e tjetri patkojte ,Evropjanet kane plotesuar ato qe ju kane interesuar .Te cilesuar si shprehje gjeografike, tek ne kane futur duarte te gjithe . Po a mund te korigjohen keto ne te ardhmen? Pak shpresa kam.Pa u konsoliduar situata politke mes shqiptarve ,skemi per te gezuar ato qe na takojne .Do marrim c'na lene te tjeret .Te permbysesh sot keto raporte duhen burra patriot, qe dine edhe te luftojne e te vendosin per interesat e kombit .Ata vdiqen dhe brezi i tyre, qe u ngrit, u tradhetua nga politkat e Hoxhes dhe Alias .Na lane ne duarte e pjeses me te degjeneruar dhe antikombetare ku per 32 vjete jane te plotfuqishem , te pa denueshem e te pazvendesueshem . Shikon se ne cfare faze jemi futur . Kush ka kulture politke dallon se politka shqiptare ka hyre ne strategjine e riciklimit te pinjollve te pare te demokracise . Fatkeqsi qe s'mund te pretendosh per ndryshimin e politkave e te raporteve me te shkuaren. Para 17 vjetve kam komentuar,kur u kthye perseri ne pushtet Berisha per fenomenine riciklimit ne politke qe do te favorizonte djemt ,vajzat ,niperit e mbesat e pinjollve te demokracise allashqiptarce .Sot ,ne i kemi pare dhe i shikojme, se si po i imponohet popullit, per emerimet ne organet kryesore te pushtetit dhe atyre partiake .Kuptohet qarte se cfare synojne Rama e te tjere me propozimet per zgjedhjet vendore .Te majtet real po eliminohen duke u zvendesuar me bijet e bijat e atyreve qe kane sunduar epoken me shkaterimtare te demokracise ne Shqiperi. Te Djathtet edhe pse jane kashe e koqe ,po kompesohen me element te tyre ,qe kane depertuar ne grupimet e tjera elektorale .Berisha e Meta, bshke me tellallet e tyre ,kot ankohen .Ne pushtet vjene fara qe ata mbollen ne1991.Jane te kryqezuar me lidhje martesore sa nuk kuptohet, ne politke, se kush eshte i Majte e kushe eshte i Djathte .Strategji qe u realizua ne mandatet e Rames ,fill pas marrjes nen kontroll te vlerave reale te Ps. Ps nuk egziston me. Pd e tipit Berisha ,po perpelitet te kamuflohet neper kembet e te tjerve .Basha ,Alibeu dhe ata pak demokrat qe mendojne ndryshe ,nuk po gjejne rrugen te dalin si subjekte me vete politke duke lene menjane te shkuara . Kjo gjenje e sotme e politkes shqiptare s'ka azgje te perbashket me keto qe shkruhen ne matrialin e zonjes Rudina .Ato kane vlera ne situata te tjera kur kombi eshte me kompakte.Me burra patriot ,pa kllockat e Rames .Me politkane jashte influences agjenturore. Me shqiptare ,qe te mendojne njesoje, per fatet e vendit ,kudo qe jetojne .
Shume respekt per kete zonjen nga Decani. Nuk ka akuze me te rende per politiqenet shqiptare qe e kane katandise kete vend ne hale te botes. Vetem me kete deshimi ata duhet te ishin pas hekurave per jete. Llogjet e tyre patriotike neper TVra nuk vlejne nje cent. Kete vend e kane mbrojtur partiote si kjo zonja me lart se po te ishte per politikanet tane Shqiperia do te ishte zhdukur me koha nga harta e botes. Imagjinoni o njerez te Tik-Tokut, kjo zonje rrezikon jeten, humbet kemben dhe prape kthehet atje ku e therret ndergjeja patriotike. Po ju c'beni? Te pakten ngrini nje akuze kunder gjakatareve serbe, mos kruani b..and p...gjithe diten.
Pse kemi shtet ne?