
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me lëvizjen sportive në shkollat 9-vjeçare.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se 10 mijë fëmijë të shkollave 9-vjeçare dhe të reja e të rinj të gjimnazeve janë bërë pjesë e ndeshjeve pasionante të 700 skuadrave.
“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë krejt të veçantë të formësimit përditë e më mirë të lëvizjes sportive në shkolla, ku mbi 10 mijë fëmijë të shkollave 9-vjeçare dhe të reja e të rinj të gjimnazeve, janë bërë pjesë e ndeshjeve pasionante të 700 skuadrave, ju uroj një ditë të mbarë ” shkruan Rama në postimin e tij.
me tw vertet nje program shume i mire per femijet
nje motivim me i madhe per te rinjt
duhet ti jepet krah sporteve dhe te gjithe studenteve qe e kane me qejf
Eshte me te vertete nje motivim i madh per te gjithe keta femije ku do te kene mundesine te behen akoma dhe me te shkathet
Organizimi i ketyre aktiviteteve eshte nje plus i madh per te gjithe keta femije
super organizim per te rinjte
Pjesemarrje masive dhe teper e rendesishme...
Nxenesit keshtu duhet te angazhohen perhere.........