EMRAT: Aksidenti me 40 të vdekur në Greqi, 8 shqiptarë ndodheshin në trenin fatkeq

1 Mars 2023, 12:39Sociale TEMA

EMRAT: Aksidenti me 40 të vdekur në Greqi, 8 shqiptarë ndodheshin

8 shqiptarë ndodheshin në trenin e pasagjerëve që u përplas me trenin e mallrave në tunelin afër Tempa në Larisa të Greqisë.

TCH shkruan se ata janë identifikuar si: Elisea Paco, Vanesa Plasa, Erisa Almeta, Franklin Desani, Alma Shtoni,  Roberto Drithi , Anisa Liuri dhe Dhimitër Zonga.

Ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe për fat të mirë nuk janë lënduar.

Mësohet se vetëm njeri prej tyre është plagosur, kurse shtatë të tjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

18-vjeçarja Elisea Paco është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve, Alma Shtoni dhe Dhimitër Zonga janë me origjinë shqiptare, por me shtetësi greke.

Kujtojmë se treni me 350 udhëtarë që ishte nisur nga Athina për në Selanik është përplasur me një tjetër që po transportonte mallra duke shkaktuar një bilanc tragjik me të paktën 40 të vdekur dhe 85 të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës që lamë pas, në afërsi të Larisas, rreth orës 23:32. 150 zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes. Kërkimet vijojnë dhe bilanci fatkeqësisht pritet që të rëndohet. 

Paraprakisht raportohet se treni me udhëtarë është futur në korsinë e gabuar pasi një kabëll elektrik i ka prerë rrugën duke shkaktuar masë në një prej vagonave. Udhëtimi ka vijuar i qetë, pa e ditur se pas pak minutash, do të përplaseshin me një tren komercial.

Lini një Përgjigje