
Një peshkarexhë në bordin e së cilës gjendeshin tre peshkatarë, babai dhe dy djemtë e tij është mbytur mesditën e kësaj të marte 3.2 milje larg Sazanit.
Falë ndihmës së menjëhershme të një anije tjetër peshkimi e më pas ndërhyrjes së rojës bregdetare, tre peshkatarët janë nxjerrë nga policia kufitare në portin e Triportit në Zvërnec.
Mezan Mezani, prej një jete peshkatar, qëndroi bashkë më dy djemtë në ujë për disa minuta.
Mezani dhe dy djemtë e tij punojnë prej vitesh me peshkimin, por situata e sotme ka qenë më e vështira që kanë hasur.
“S’kishim mundësi komunikimi, kemi qëndruar si në ato filmat, jo te anija se anija ishte përmbysur, kemi qëndruar lart. Dua t’i kërkoj ndihmë forcës detare, marinës sepse jo vetëm për mua si kapiten, se kemi punuar 20 vjet, por dëmi është jashtëzakonisht shumë i madh, mbi 220 mijë euro. Por edhe për anijet e tjera është pikë e rrezikshme, sepse është një anije që po mbahet thjesht nga kavot, pra është në mes të detit”, tha peshkatari.
Sipas peshkatarëve, anija e peshkimit e cila punon me tratë fundore ka ngecur në një bazament të rëndë, e ndërsa peshkatarët kanë tentuar të tërheqin tratën, rëndesa ka përmbysur anijen.
Shum mir. ta kuptojn qe peshkimi ka stine, kufinj dhe respekt per gjen e gjall. gjeja gjall te ha te gjall. ket rradh shpetuat......
Peshkimi me trata klasifikohet nga krimet me te egra ekologjike ndaj planetit. Zoti ju dha ate qe meritonit.
Qylaxhinj ,s keni turp sa po shpetuat nga vdekja dhe i kerkoni leke shtetit indirekt, gjoja demi eshte 250 mije euro ,ju qe s lini as edhe cironkat sepse nuk respektoni asnje rregull te peshkatarit ,po mire more .duke qene gjithe kohen ne det kur jeta juaj eshte ne rrezik ate dreq varke nuk e keni siguruar , apo c te siguroni karakatina 250 mije euro ,dhe tani i kerkoni ndihme shteti qe t ju rregulloje edhe dallget ? cemer muti race e qelbur
Thjesht keni pakuar Hakun e debit per 20 vjet mënyra juaj e peshkimit ësht shfarrosja e gjës së gjall. Ju kushedi sa korale e specie shërdoroni sa her ngrini rrjetën .