Fatos Lubonja rikthehet në Spaç për ekspozitë

27 Shkurt 2023, 18:07Sociale TEMA

Fatos Lubonja rikthehet në Spaç për ekspozitë

Fatos Lubonja, i cili kaloi 17 vjet në burg nën regjimin komunist shqiptar, prezantoi të shtunën në ish-burgun e komunizmit në Spaç një ekspozitë të quajtur “Fraktura”.

Nga Fjori Sinoruka

Shkrimtari dhe artisti Fatos Lubonja dhe kolegu i tij artist Ardian Isufi organizuan një ekspozitë në fundjavë ku u ekspozuan vepra dhe dokumente për jetën në ish-burgun e Spaçit, ku regjimi komunist burgosi mijëra shqiptarë dhe i detyroi ata të punonin në një kamp pune të detyruar.

“Spaçin e kujtoj çdo ditë. Kujtimi është pjesë e jetës sime”, tha Lubonja në ekspozitë të shtunën.

Spaçi ishte një nga burgjet më famëkeqe në Shqipërinë komuniste, i vendosur në një zonë të thellë malore në veri të vendit, ku të burgosurit detyroheshin të punonin në miniera bakri dhe piriti në kushte të vështira.

Pavarësisht premtimeve të autoriteteve shqiptare, vendi ende nuk është shpallur monument kulture për t’u ruajtur.

“Ekspozita thekson ndryshimin thelbësor midis vendeve të kujtesës dhe përfaqësimit të tyre. Është fillimi i një diskutimi të hapur dhe konkret për kthimin e këtyre vendeve në muze në Shqipëri”, thanë Lubonja dhe Isufi në një deklaratë.

Burgu u mbyll në vitin 1990, por mbetet një simbol i rëndësishëm sepse aty ndodhi një nga të paktat incidente ku shqiptarët u rebeluan kundër regjimit represiv të diktatorit Enver Hoxha.

Më 21 maj 1973, të burgosurit në Spaç organizuan një kryengritje kundër gardianëve të tyre, duke bërë thirrje për liri dhe fundin e komunizmit dhe duke ngritur flamurin shqiptar pa yllin e kuq komunist në të. Revolta u shtyp me dhunë pas dy ditësh.

15 Komente

  1. H
    Himarioti

    Në minierën në Spaç dhe, në të gjitha ato të Shqipërisë, kanë punuar jo vetëm të burgosurit politik por, edhe ata ordinerë, civila, komunistë, nga të gjitha trojet shhqiptare. Për Shqipërinë e Veriut, burimi më i madh i të ardhurave financiare kanë qënë minierat. Djem të rinj gjeologë, nga Tirana dhe e gjithë Shqipëria punonin në miniera bashkë me të burgosurit politikë. Ku është e keqja këtu? Të burgosurit i kishin të gjitha të garantuara sipas rregullave të sigurimit teknik dhe ushqimin special për punëtorët e minierës. Lubonja është një i çmendur, nëse ësht i lindur i tillë apo e ka fituar në jetë, është puna e tij. Ai është një antishqiptar, një nazifashist i çmendur.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Olti Hipopotam Curri

      Lidheni aty mutin mos e lini me te dali.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        Bravo qorr Ljubisha besoj me rubla e ke sponsorizuar nga Ruset

        Përgjigjjuni
        1. P
          Poseidon

          Bravo qorr Ljubisha besoj me rubla e ke sponsorizuar nga Ruset

          Përgjigjjuni
          1. P
            Poseidon

            Bravo qorr Ljubisha besoj me rubla e ke sponsorizuar nga Ruset

            Përgjigjjuni
            1. P
              Poseidon

              Bravo qorr Ljubisha besoj me rubla e ke sponsorizuar nga Ruset

              Përgjigjjuni
              1. P
                Poseidon

                Bravo qorr Ljubisha besoj me rubla e ke sponsorizuar nga Ruset

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Poseidon

                  Bravo qorr Ljubisha besoj me rubla e ke sponsorizuar nga Ruset

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Poseidon

                    Bravo qorr Ljubisha besoj me rubla e ke sponsorizuar nga Ruset

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Poseidon

                      Bravo qorr Ljubisha besoj me rubla e ke sponsorizuar nga Ruset

                      Përgjigjjuni
                      1. l
                        leko

                        Llum Lubonja pleh ky idjoti Isufi.

                        Përgjigjjuni
                        1. O
                          O Tempora __ O Mores !

                          jane bi grumbull gjithe te Lajthiturit qe u infektuan nga Bakteria e Shpelles dhe po i prezantojne shqiptareve hahahah ______ Filozofine e Absürdit _______si nji nastradinllek qe shtyn nga pas shpellaret rrevolucionare!

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Loni

                            Himarjoti o shkerdhate qe s'jeni himarjote, nuk futet njeriu ne burg pse mendon ndryshe...

                            Përgjigjjuni
                            1. U
                              Ushtari.

                              Mire ke bere o toso.Por mendohu mire kur flet per ata qe e kane kundershtuar ate sistem kur ti i gezoje privilegjet e atij pushteti.O toso te te beje nje pyetje.Perpara se te denoheshe a kishe ndonje shok apo shoqe ti nga klasa e te persekutuareve ne ate kohe.Besoj se jo se sera jote i qendronte shume larg atyre dhe nuk donit qe ti shikonit as me sy e jio te kishit shoqeri.Toso besoj se po them nje te vertete apo jo.Nuk te kam degjuar ndonje here te flasesh per cka po te pyes.

                              Përgjigjjuni
                              1. a
                                alphade

                                Lereni atje kete bajge antishqiptare po ne ate qeli ku ishte 40 vjet me pare ! Paske- shin pase dtejte atehere……!

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje