
Moti i keq që ka përfshirë qytetin e Durrësit ka shkaktuar një incident në port. Si pasojë e erës së fortë janë këputur cimat e tragetit ‘AF Claudia’ që pritej të nisej drejt Ankonës.
Menjëherë pas këputjes së cimës ka shkruar në ndihmë rimorkiatori i portit duke shmangur dëmet që mund të sillte era e fortë. Situata paraqitet e stabilizuar.
Qendra Ciklone ka përfshirë Mesdheun, e cila është afruar drejt vendit tonë duke shkaktuar stuhi ere të vrullshme dhe reshje shiu me intensitet të lartë në zonën e Shkodrës.
Sipas meteorologes Rezarta Xhakollari, stuhia do të vazhdojë deri pas mesnate në vendin tonë. Era do të jetë mbi 30 m /sek dhe dallgëzim të lartë mbi 8 ballë.
Lini një Përgjigje