VIDEO/ Nga Zaporizhia në Tiranë, rrëfimi prekës i ukrainasit: Si shpëtova nga agresioni rus

25 Shkurt 2023, 14:00Sociale TEMA

VIDEO/ Nga Zaporizhia në Tiranë, rrëfimi prekës i

Raketat iu kalonin mbi qytet  kur Volodymir vendosi të largohej nga Zaporizhia. Rusia sapo kishte nisur luftën në Ukrainë dhe qyteti i tij ishte ndër të parët që u sulmua.

“Qyteti  u sulmua nga raketa dhe ishte shumë e rrezikshme. Fronti i luftës ishte pranë nesh “, u shpreh ai në një intervistë për "ABC news". 

Nuk dëshironte të linte vendlindjen,  por thotë se u detyrua pasi i duhej të mbronte familjen.  Me bashkëshorten dhe pesë fëmijët, më i vogli i sapo lindur, udhëtoi drejt perëndimit të Ukrainës.

Frika për të nesërmen i detyroi të lëvizin nga një qytet në tjetrin, derisa sigurinë e gjetën në Shqipëri.

“Në fillim në shkuam në perëndim të Ukrainës e më pas morëm vendimin që të ikim jashtë. Në qendruam një muaj në Maqedoninë Veriut e më pas erdhëm këtu. Ka kaluar një vit që kur kemi ardhur. Ne këtu ndihemi të sigurt dhe për këtë, do doja të falenderoja shqiptarët.”


Volodymir u largua, por koka i ka mbetur pas. Një vjetori i sulmit e gjen Zaporizhian në duart e rusëve dhe ai atje ka lënë të afërmit, miqtë.

“Fatmirësisht nuk kam pas asnjë humbje. Por shumë njerëz atje po humbin familjarët e tyre, kushërinjtë, por edhe miqtë. Kur flas  me njerëzit e mi, ata thonë se nuk janë kurrë të qetë. Ata vazhdojnë të zgjohen nga sirenat”

Kur sirenat të shuhen Voldymir shpreson të rishohë Ukrainën, së bashku me fëmijët e tij.

“Nëqoftëse lufta mbaron do të kthehem.”

 

2 Komente

  1. P
    Populli i Ukraines duhet ndihmuar nga te gjithe

    I uroje paqe sa me te shpejte Ukraines

    Përgjigjjuni
    1. e
      emigranti

      Shume mire qe qeveria shqiptare mbeshtet kauzen e drejte per clirimin e Ukraines nga pushtuesi gjakatar rus. Do te bente shume mire nese do te mbeshteste te pakten me te njejten force te drejten e pjeses tjeter te popullit shqiptar ne Kosove dhe jo te ruante " asnjanesine " ndaj qeverise se inkriminuar serbe qe jo vetem nuk kerkoi ndjese per krimet e kryera ne Kosove, por promovoi kriminelet serbe dhe kerkon te demshperblehet me asosacionin dhe kishat e manastiret e miratuara nga Miloshevici, per ta kthyer Kosoven praktikisht ne nje vend shtojce te Serbise.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje