Manifestim i madh në Tiranë në mbështetje të Ukrainës. Yuri Kim: Ne nuk do t’i harrojmë vrasjet masive nga Kremlini!

24 Shkurt 2023, 13:00Sociale TEMA

Manifestim i madh në Tiranë në mbështetje të

“Tirana qëndron” me Ukrainën, Kim: Ne nuk do t’i harrojmë vrasjet masive nga Kremlini. Kim: Ne do të jemi me popullin e Ukrainës, me këto parime për sa kohë nevojitet, presidenti Biden I kujtoi botës se Putin e kishte tërësisht gabim, ai mendonte se Ukraina ishte e dobët, ai gjeti popullin më të fortë të mundshëm, ai mendonte se perëndimi ishte përçarë të gjithë ne besojmë në liri dhe liritë, ai mendoi se mund të qëndronte më gjatë se ne e kishte gabim, populli i Ukrainës ka mundur t’Ja dalë mbanë pavarësisht sfidave, nuk është vetëm Tirana që qëndron me Ukrainën, por është Shqipëria, nuk është vetëm Shqipëra por Shtetet e Bashkuara, e gjoithë bota mbarë. Bota e di dhe ne e kemi parë ne nuk do e harrojmë vendet si Buça, Mariupol, dhunën seksuale, kampet, vrasje në masë nga Kremlini, do qëndrojmë së bashku të sjellim drejtësi dhe liri.

Ambasadori ukrainas në vendin tonë, Volodymyr Shkurov ka marrë pjesë në marshimin e organizuar nga Bashkia e Tiranës në solidarizim me luftën në Ukrainë, nga ku dha një mesazh mirënjohjeje.

Në fjalimin e tij ambasadori Shhkurova falenderoi Shqipërinë për mbështetjen e veçantë nga kryesimi në këshillin e sigurisë të OKB si dhe për ndihmën financiare dhe ushtarake që qeveria i ka dhënë Ukrainës.

“Ashtu si një vit më parë, armiku ka përqendruar mijëra tanke, armë të rënda, predha dhe avion luftarak. Pushtuesit rus janë fokusuar me forcat e tyre në shkallë të lartë ofensive me fokus Donetsk dhe Luhansk. Mbrojtësit kanë çliruar thuajse gjysmën e territorit të pushtuar nga Rusia. Ukraina tashmë është e mbuluar në gjak po vijon të luftojë për nderin dhe lirinë. Përgëzoj ukrainasit që jetojnë në Shqipëri. Mirënjohje të veçantë për mbështetjen edhe nga kryesimin i Shqipërisë në këshillin e sigurisë të OKB për ndihmën financiare dhe ushtarake që qeveria e Shqipërisë i ka dhënë Ukrainës. Falënderoj dhe popullin shqiptar për ndihmën humanitare. Falënderim edhe për Bashkinë e Tiranës, partitë politike, diplomatët e ambasadave të huaja dhe të gjithë juve të pranishëm për solidaritet ndaj popullit të Ukrainës”, tha ambasadori i Ukrainës.

Në fund të fjalimit të tij, ambasadori propozoi një minutë heshtje për viktimat e luftës 1-vjeçare në Ukrainë.

Në 1-vjetorin e luftës me shpresën që do të marrë fund, qytetarët po marrin pjesë në manifestimin që nis në rrugën Ukraina e lirë pranë ambasadës ruse. Të pranishëm në manifestim janë ambasadorja Yuri Kim, ambasadori ukrainas Volodymyr Shkurov, kryebashkiaku Veliaj, Lindita Nikolla, ministri Peleshi, ministrja Spiropali etj. Veç qytetarëve shqiptarë, ka dhe ukrainas të pranishëm.

5 Komente

  1. X
    Xhandarët e Botës.

    "Zonjë" mos harro gjithashtu edhe bombat atomike ne Hiroshima Nagasaki, kur lufta kishte mbaruar, mos harro Krimet në Gadishullin e Indokinës (mijra kilometra larg US) sidomos krimet me Napalm etj në Vietnam, mos harro aktet terroriste në Argjentinë, në Venzuelë e gjithandej ne Amerikën Latine, mos Harro sulmin në Gjirin e Dërrave. Në fakt pak më shumë se krimet e Rusisë në Ukrainë ju jeni shteti më i kriminalizuar në Botë dhe përpiqeni në mënyrë qesharake të "mbuloni djellin me shoshë. Ju në krye e më pas politika kurvë e Europës apo Rusia e Kina jeni xhandarët e kësaj Bote Botë e vonuar drejtë demokracisë së vërtetë ku popujt të jetojnë të qetë Pa NATO, pa një grupum te ri ushatarak apo aleanca të tjera të armatosura , pa ndarje alla Kore e Veriut /Kore e Jugut etj ndarje gjeografike popujsh për interesat tuaja dhe saletiteve tuaj, për interesa te Rusisë apo Kinës. Eshtë shumë vonë, shumë vonë për të luajtur rolin e Don Kishotit të mesjetës në një Botë që falë teklnologjis së shkencëtarëve ( jo e jo të politikanëve) ajo sot është e vogël sa një shtet para 100 vjëtësh.

    Përgjigjjuni
    1. b
      bekimi

      Po ty moj zonje po te perdor Salini Viqidolit si leter higjenike dhe c'na duhen keto tullumbace per Putinin ( ok eshte kriminel lufte) dhe Ukrainen qe jane probleme te fuqive te medha.. . Mos kujton se Amerika

      Përgjigjjuni
      1. D
        DAJ Bideja

        Teatri i "kukllave" ne ekran . Shpejt femije "mami" Kim do te tregoje perrallen e radhes Dhelpra dhe Korbi ......... dhe femijet degjojne tere qejf perrallen e mama Kim-it .

        Përgjigjjuni
        1. E
          Erdogan

          Pse talleni me nje popull te nenshtruar dhe fatkeq o colonizatore te mallkuar. Po Qipron e dhene Turqise e "harruat" ? Apo nuk kini interes ti tregoni vendin Sulltanit Erdogan. Clidhje kini you o Anglosaksone me shume se Rusia me Ukrahinen? Hopokrizia tuaj si hajdute te Parthenonit dhe mijera Vepra te Lashta tonat Greko-Ilyre dhe te popujve te tjere duket sheshit. O i kini borxh Greqise qe you beri "Njerez" dhe e nxirni Miliarda me Museumet tuaja o nuk i kini borxh askujt. Llafet e bukura per vendin e Demokracise,Theatros,Alfabetit,Lojerave Olimpike,Mrekulite e botes,Istorine etj do tju kthehen ne Buerang zonja hipokrite dhe vegel e cifuterise. Per Palestiezet e mbyllur ne Tel je per te thene dicka?

          Përgjigjjuni
          1. P
            Putin Gelboqja

            nga nke studim i koheve te fundit, shpellaret kane prejardhje ruse ...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje