Driloni mbushet me ndërtime: Parku është zonë e mbrojtur, bashkia i justifikon

23 Shkurt 2023, 16:40Sociale TEMA

Driloni mbushet me ndërtime: Parku është zonë e mbrojtur,

Misioni i ekspertëve të UNESCO-s kundërshton kategorikisht ndërtimet në hapësirën e zonës së mbrojtur në Parkun Drilon-Tushemisht, buzë liqenit të Ohrit.   

Kjo zonë e mbrojtur rrezikon të dëmtohet nga një numër të konsiderueshëm ndërtimesh në hapësirën mes Drilonit dhe fshatit turistik të Tushemishtit.

Hiqni përgjithmonë nga projekti i zhvillimit të turizmit në Burimet e Drilon, opsionet për ndërtime në fushat bujqësore përgjatë burimeve, ndërtimin e Muzeut të Liqenit ose ndonjë ndërtese tjetër në majë të kodrës…”, udhëzoi UNESCO.

Por shqetësimi i UNESCO-s duket se nuk është marrë parasysh edhe pse ministria e turizmit dhe mjedisit shprehet në një përgjigje për Top Channel se projekti është diskutuar me administratën e zonave të mbrojtura,  me bashkinë Pogradec dhe UNESCO-n.

Por nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, Paskalino Zyko mohon impaktin në mjedis.

Plani i detajuar i zhvillimit është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit në dhjetor të vitit 2020 dhe në bazë të tij, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim po zbaton një projekt për rikualifikimin e parkut të Drilonit.

Në një reagim më herët për BIRN  Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin, AADF  konfirmoi se ishte angazhuar në rikualifikimin e zonës pranë burimeve të Drilonit, por mohoi çdo përfshirje me projektin e ndërtimeve në hapësirën mes Drilonit dhe Tushemishtit.

5 Komente

  1. k
    kundershtuesi.

    eshte nje krim qe po behet ne kurriz te kesaj bukurie natyrore qe na e ka fal natyra por e shkateron rilindja e ketij artistit qe di vetem beton ne cdo cep te shqiperise me rilindjen urbane. eshte nje idiotesi qe brezat sdo e falin por do jete vone me demin. turp.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alban Dega

      BULDOZERI ESHTE ZGJIDHJA SPAK te filloje hetimet per korrupsion per Bashkine e Kadastren e Pogradecit !

      Përgjigjjuni
      1. s
        saliu

        Matrapazet e bashkise ,te atyre te mepareshmeve e ketyre te fundit kane lejuar ndertime ne Voloreke ku aty eshte ndertuar nje goxha hotel e po planifikohen te tjera,KUSH JA FALI TOKEN NE NJE PARK TURISTIK ATIJ QE KA NDERTUAR HOTELIN

        Përgjigjjuni
        1. g
          goni

          kur flet per Pogradecin mjafton ta krahasosh me Strugen apo Ohrin ne krahun tjeter....vite drite larg...

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beni

            Ne muajin nentor te vitit te kaluar isha ne Drilon dhe fatkeqesisht ajo mbrekulli po masakrohet Driloni ishte perle , tani eshte kantier

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje