
Blegtorët në fshatrat Myzeqesë po ndihen të rrezikuar, pasi janë të shumtë stanet me të imta që ditët e fundit janë bërë pre e grabitqarëve.
Tufa me ujq që dalin nga pylli sulmojnë stanet, mbytin dhe grabitin bagëtitë e fermerëve edhe kur ato janë në kullota.
TCH ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë ku duket një tufë me ujq duke sulmuar bagëtitë. Sali Duzha, 64-vjeçari qe ka ngritur biznesin e tij në fushat e Darzezës shprehet se bagëtitë janë sulmuar disa herë brenda pak muajve.
Duzha tregon se vetëm brenda një nate tufa e ujqërve që vepronte si një ushtri e mirëorganizuar pasi ka eleminuar qentë e stanit kanë vrarë rreth 30 shpendë e më pas janë futur në stallën e deleve dhe kanë rrëmbyer 12 krerë dele dhe qengja të vegjël.
Edhe më parë kopetë e bagëtive në këto zona janë sulmuar nga egërsira, ndërsa dy vitet e fundit ky fenomen sa vjen edhe shtohet. Jenë të shumtë stanet që janë sulmuar tregon Duzha, dhjetëra krerë me bagëti në këtë zonë kanë rënë prehë e egërsirave.
Blegtori bën thirrje për ndihmë pasi ujqit janë shtuar shumë, dhe tani rrezikojnë jo vetëm bagëtitë, por edhe jetën e banorëve që punojnë dhe jetojnë në fushat afër pyllit.
Dergoni nje tufe te tille andej nga parlamenti.
O Gazetar koti, nuk jan uqër por çakej. Nuk mund të qëndrojn uqërit nëper fusha.
Korrekt, por ujku,ujku por cakalli po ben kerdi.
Militantet e Berishes.Po Berishen s po e shoh ????????????
Po roja i stanit hante bar,se nje e shtene me cifte mjaftonte
Nga te ruhen bagetia dhe njerezia?! Nga ujqerit e pyllit apo nga ujqit e Kuvendit?! Eh more shqipe, te fluturojme lart bashke me bagetine, tja mbathim nga ketu!
Mendoj shtetiduhet te paisin me kallshnikov barinjet se,ndryshe kopja e ujqerve eshte bere e rreziksheme edhe per njerxit. Para dy a tt vjetedh ne zonen e divjakes ujqerit cfarosen 180 dele. Bariu i kerkonte ndihme shtetit per t'i groposur,pasì ai nuk kishte mundesi dhe rrezikohej per epidemi. Kjo eshte humbje e madhe dhe shteti duhet t'i ndihmoi.
Kujti thua o Vranakont?! Ministrja e Bujqesise, Frida Krifca nuk ka kohe te merret me bujqesine, se nuk i del koha per te mbaruar tualetin.
Po soba i ku ishte kur lehnin qente? Ferneri duhet te mbaje qen stani jo zagare fshati
Interesant, ne kohen e Enverit, nuk shikuam ndonje here ujqer neper fusha, ndonje çakall po, por me sa duket tani jane perzier bashke me ujqerit njerez dhe bejne te njejten gje.
Problemet me ujqerit apo cakejte jane kudo, jo vetem ne Shqiperi. Ne cdo vend te botes, predatoret mbahen nen kontroll, ne menyre qe te mos shtohen dhe te shfarosin kafshet e tjera po te demtojne bagetine e me keq akoma njerezit. Per kete aresye perdoren gjuetaret. Une jetoj ne Kanada dhe ketu gjuetia e ujqerve apo cakejve eshte e lejuar per te gjithe vitin, pasi ata jane shtuar shume. Para disa vitesh, ne zonen ku une gjuja drere, keta te fundit u zhduken. Bashke me nje shokun tim, vendosem disa kamera dhe zbuluam se ne ate zone kishte te pakten 14 cakej, por sipas nje banori, ata ishin rreth 35 si dhe kishin shume kelyshe te vegjel, keshtu qe filluam qe te shkonim per ti eleminuar. Vetem vitin e pare hoqem qafe 10 prej tyre, gje qe beri largimin e kopese nga zona jone dhe vetem vjet, me ne fund arritem qe te shikojme perseri drere dhe te vrasim nje mashkull te madh. Eshte gje e mire qe ne Shqiperi, Qeveria ka vendosur ndalimin e gjuetise, ne menyre qe te rritet numri i kafsheve te egra, por tani ka ardhur koha qe te lejohet vrasja e ujqerve apo cakejve, qe te ulet numri i tyre.
Fajin per ujqit ,apo cakenjte e ka Edi Rama ,Ha ha ha ha Shqipetaret cdo gje ja atribojne Edi Rames dhe qeveris ,apo Ministres se Bujqesis per kafsht qe grabisin delet O Shqipetare O shkencetare o fshatare, O katunar qe nuk do tju vijne mend asnjeher
Turi,po,po,Edi Rsma e ka fajin tek ne si per te gjitha problemet e tjera.Ai duhet te csktoje police te armatosur ne cdo tufe te fermeret oso ne cdo te hap nje pavione tregu per ujqit qe ata te bejne pazar duke e blere prehun e tyre.Fshatari te tregohet pak tolerante:ta uli pak pazarin ne cmim.
Ujku me kete ritem zhvillimi nje dite do te sulmoje edhe njerezit, nese nuk do t'i haje si delet dhe qengjeat, do t'i lemerise, do t'i sakatoje, prandaj merrni masa si banore te zones, shkoni ne pyll, ngrini leqe, hidhni ushqim me gastrotox dhe do te shpetoni. Ne fshatin tim me kete methode komshiu nga inati, qe s'kishte pula, i helmoi qenit komshiut, qe kishte pula. Komshiu i pulave e mbante qenin, per te ruajtur pulat nga dhelpra, nga qelbesi dhe nga qelbesi ''me dy kembe''... Shiti nja 3-4 pula dhe bleu perseri jo nje, por dy qen.