Ksamil: Zgjerimi i plazheve rrit abuzimet me rërën: Inerte gëlqerore përt tu dukur e bardhë si gjithë zona!

26 Shkurt 2023, 21:10Sociale TEMA

Ksamil: Zgjerimi i plazheve rrit abuzimet me rërën: Inerte

Në Ksamil, përgatitjet për sezonin turistik të verës kanë filluar, me përpjekjet për zgjerimin e sipërfaqes së plazheve.

Rreth 1200 metër kub rërë gëlqerore e transportuar buzë detit nga guroret është duke u shtresëzuar mbi materialin autokton të Ksamilit në të gjithë hapësirën e plazheve që kontraktohen nga subjekte private.

Ekspertët e mjedisit dhe organizatat që po lobojnë për turizëm të qëndrueshëm e kanë vlerësuar këtë situatë si shumë problematike dhe me efekte negative në turizëm. Rëra përveçse nuk ka asnjë efekt kurativ çka është edhe pritshmëria e vizitorëve mund të rezultojë e rrezikshme për shëndetin e njerëzve, habitatin natyror dhe botën e ujit. Parametrat e kokrrizave natyrale të rërës në Ksamil janë 0,5 mm ndërsa ky material që po depozitohet është gati në trajtë pluhuri.

Kristo Kauri ekspert mjedisi liston një numër dëmesh që i janë shkaktuar Ksamilit gjatë 3 dekadave të fundit duke degraduar 50% të habitatit natyror e nëse ky kërcënim sipas tij nuk do ndalet efektet në mjedis dhe turizëm mund të jenë jo premtuese.

Ndërhyrjet e deritanishme duke nisur me ndotjen e tokës dhe të ujit kanë larguar nga bregu me gati 40 m habitatin e leshterikëve si dhe kanë përgjysmuar sipërfaqen e tyre në raport me 30 vjet më parë. Bashkë me to disa specie të ujit pothuajse janë zhdukur.

Bizneset e turizmit do të duhet të ndërgjegjësohen për këtë situatë problematike që po reflektohet vit pas viti në përshtypjet e vizitorëve thotë Soraldo Nebo që drejton një organizatë turizmi në rajon.

Komuniteti që është i shqetësuar për gjendjen ka kërkuar prej autoriteteve verifikimin e lejeve mjedisore në lidhje me rërën e sjellë në Ksamil. Gjithashtu ata kërkojnë zbatimin e standardeve lidhur me miratimin e hapësirave për plazhe e kontrollin e menaxhimit të tyre në mënyrë që të evitohet mbipopullimi i buzës së detit që po rezulton me pasoja në mjedis dhe shëndet.

2 Komente

  1. P
    Parruca

    Thuajani atyre te pa daleve e quajne « Maldivet e Mesdheut » ate gropen e gelqeres qe kane krijuar ne Ksamil. Plazh tallava me sherbime tallava te shoqeruara me muzike tallava qe degjohet nga njerez tallava. Vetem cmimet nuk jane tallava. Cmimet jane te krahasueshme me Sardenjen apo Korsiken ku ka vertete perla.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juli

      Shqiptarët shofin sot për sot. E jo sot për nesër. Që nga vitet 90' ashtu kanë bërë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje