
Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Tiranën është katërfishuar në vitet e fundit duke e kthyer kryeqytetin në një aktor të rëndësishëm të industrisë së turizmit.
Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim me guidat turistike në kryeqytet, me të cilët theksoi se numri i lartë i turistëve ka ardhur pas investimeve dhe transformimit që ka përjetuar Tirana.
“Unë besoj se, të paktën për pjesën e Tiranës qendrore, ia ka vlejtur mundimi dhe bashkëpunimi që kemi pasur. Kur kujtoj që, sidomos në vitin e kaluar kur kemi pasur edhe titujt Kryeqyteti Europian i Rinisë, apo këtë vit ai i Sportit, e kam pasur sfidë të hyj e të dal nga Bashkia prej grupeve të turistëve. Jam ndierë sikur jetoja në Babel, kur dëgjoja çfarë gjuhe fliste një grup dhe nuk e fliste grupi tjetër. Në këtë sens, unë besoj që këto janë ditët më të mira të turizmit në Tiranë. Pra, me gjithë problematikat që kemi, më mirë se kaq nuk ka qenë përpara dhe nuk ka qenë kurrë”, tha Veliaj.
Ndër atraksionet kryesore turistike ku është ndërhyrë së fundmi, Veliaj veçoi Piramidën, për të cilën tha se shumë shpejt do jetë në 3 pikat më të vizituara të Tiranës.
“Nuk besoj ka kaluar një vit që s’kemi shtuar një stacion të ri ku vërtet ia vlen të çosh turistë. Filluam me “Shtëpinë e gjetheve”, vazhduam me “Pazarin e Ri”, me Kalanë e Tiranës dhe janë bërë disa të quajtura “tourist traps”. Jam i bindur që Piramida do jetë atraksioni, në mos vendi më i instagramuar, të paktën tek tre më të kërkuarit nga turistët. Ai është një ballkon 360 gradë i Tiranës” , tha Veliaj.
Dy stacionet e reja për t’u vizituar nga turistët që do shtohen shumë shpejt janë “Sarajet” që është shpronësuar nga Bashkia dhe do të kthehet në Muzeun Etnografik të Tiranës dhe Shtëpia e Libohovitëve. Ndërkohë ka filluar puna për shtëpinë “Dritëro Agolli”.
Degjo Erjon Veliaj: Ke bere dhe po ben shume pune, dhe per kete une personalishte te pershendes. Para disa ditesh ishje ne Tirane dhe ikea shume i pezmatuere,perse do te thoni ju z.Erjon.Po ta them dhe ju dhe i kerkoj elektoratit te te mos te votoj me ty se praktikishte nuk je afer mases se popullit. Si ka mundesi qe tirana sote kur ju promovoni shume gjera te mira nuk ka nje autobus qe te quhet i tille per te udhetuare njerzit por vetem kafshet. Shofera injorant profesioniste,te babezitur,pisa,flasin nje fjalor bastard, bashkepunojne me faturinot te cileve duhet tja u nderroni emrin dhe tju thoni thjeshte hajdutet dhe me pisanjoset qe nuk e kane vendin ne sherbimin publik por ne are ose me bageti te trasha.Autobuzat mbushur plote me pislleqe nga me te ndryshmet. Si ka mundesi qe ju per Tiranen kini bere shume gjara dhe nuk kthyete dote biletat te blera ne dyqan dhe te timbruara ne makinetat e autobuzit qe ju i kini zhdukur qellimishte per te mbajtur ne pune horrat e ardhur ne Tirane. Si qytetar i tiranes dua qe ju te beni detyren ne kete drejtim : te zhdukni faturinot,te zgjidhni shoferat me kulture dhe edukate dhe ti paisni me uniforme si gjithe bota,te paisni autobuzat me makineta per timbrim biletash etj etj ..........KONTROLL I RREPTE DUHET. Une dhe shume si une nuk kane per te votuare edhe pse une i perkas te majtes moderne ashtu si dhe ju.Beni kthese 180°ne kete drejtim jetik ku gjithe populli kalon nje fare kohe per te vajtur dhe kthyere nga puna etj.