Era përhap me shpejtësi zjarrin në Mamurras, rrezikojnë disa banesa

25 Korrik 2024, 15:40Sociale TEMA
Era përhap me shpejtësi zjarrin në Mamurras, rrezikojnë disa

Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në lagjen “Demokracia” në Mamurras, që rrezikojnë edhe disa banesa që ndodhen aty pranë.

Burime për media bëjnë me dije se zjarri ka rënë në parcela me shkurre dhe ferra. Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Situata është e vështirë për shkak se flakët vijojnë të përhapen si pasojë e erës së fortë.

1 Komente

  1. M
    Mamurrsi

    Lerini qelbesirat te digjen e te shkrumbohen, vete e kane fajin, ja u vene vet flaken.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje