Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë

26 Shkurt 2026, 09:50Sociale TEMA
Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u

Evis Sala ishte emër i padëgjuar më parë në politikë kur u emërua në shtator të vitit 2025 si Ministre e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale. Por ndërkohë në fushën e mjekësisë në botë, ajo ishte shumë e njohur pasi kishte drejtuar qendrën e imazherisë në një nga spitalet më të njohura në Itali.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, më 25 shkurt, Sala ka treguar në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”, se si i ka ardhur ftesa nga kryeministri Edi Rama për këtë pozicion, dilemat dhe se çfarë ka menduar kur ka ardhur në Shqipëri dhe ka parë nga afër situatën e shëndetësisë në vend.

“Ishte një telefonatë. Po dhe ishte një ftesë e kryeministrit Edi Rama për t’u takuar. Sigurisht që e takova, pa e ditur pse po e takoja. Mendoja se ishte një takim për t’u riparë, sepse njihemi prej vitesh. Por edhe atje u surprizova të them të vërtetën, sepse nuk kam qenë ndonjëherë e angazhuar në pozita politike. U suprizova nga ftesa”, tha ministrja Sala e cila sqaroi se njihej me kryeministrin Rama që nga koha e fëmijërisë, me të cilin i kishte ruajtur kontaktet ndër vite, edhe pse takimet e tyre ishin më të rralla.

A kishte dilema para se të pranonte postin? Ministrja u shpreh që: “Absolutisht. Së pari e mendova dhe nuk ishte një përgjigje ‘PO’ ose ‘JO’ e menjëhershme. Mora pak kohë për të menduar. Unë jam racionale si natyrë dhe dua t’i vlerësoj të gjithë indikatorët, pro-s dhe con-s (avantazhet dhe dizavantazhet).” Ajo shtoi se dilema vjen edhe nga fakti se ky është një pozicion i vështirë, dhe zbuloi se ishte konsultuar edhe me të afërmit para se të merrte vendimin.

Fevziu e pyeti ministren Sala se si ishte realiteti i Shëndetësisë në Shqipëri kur ajo e pa nga afër, siç ajo e kishte imagjinuar, apo totalisht ndryshe. Ajo u përgjigj se Shëndetësia në vend nuk ishte siç e kishte menduar dhe kuptoi se kishte shumë punë për të bërë. Por u shpreh se i kishte idetë gati.

“Realiteti që gjen kur nuk ke jetuar ose nuk e ke prekur situatën është gjithmonë më ndryshe. Kisha njohuri të disa sfidave e problemeve që kishte shëndetësia, por realiteti është gjithmonë pak më i ndryshëm kur nuk ke jetuar në vend.

Momenti i parë i realitetit nuk ishte demoralizues por ishte uau, këtu ka për të bërë punë dhe idetë i kam. Duhet ngritur ekipi. Sepse unë kam punuar gjithmonë në ekip dhe besoj se suksesi i individit bazohet në ekipin që ngre. Kur ekipi është i suksesshëm, edhe individi është i sukssesshëm.”, tha Sala.

E pyetur se përse e braktisi profesionin për t’u bërë ministre pas ftesës nga Rama, ajo u shpreh se nuk e shihte këtë si një braktisje.

“Nuk e quaj braktisje, sepse kur ke ndërtuar një karrierë të tillë, karrierën nuk e lë, karriera mbetet me ty. Mbetet eksperienca dhe mund të kthehesh gjithmonë. Sidomos mjekësia. Nuk e them që është e tillë, sepse kur ke një karrierë 30-vjeçare në një specialistet nuk është se e humbet përvojën apo saktësinë, por unë jam nomade në jetën time, jo si mjeke. Nomade në vendimmarrjet për të praktikuar në vende të ndryshme, i kam marrë sepse kanë qenë sfida”, tha ministrja Sala, duke shtuar se karrierën e saj 30-vjeçare në mjekësi, nuk e kishte ndërtuar vetëm si mjeke në profesion, por edhe si një menaxhere e mirë.

4 Komente

  1. D
    Duhej dikush

    E vërteta është se mjekët mund të largohen nga Shqipëria (për një jetë më të mirë), por nëse shkelin në dërrasë të kalbur, nënë Shqipëri s'do i braktis. Për të qënë menaxhere, duhen 12 vite studimi mjeke, ndërsa ju keni 5 gjithsej. Propozimi kryeministrit Rama errdhi sepse konsullata Italiane (në Tiranë) vuri në dijeni ministrin e shëndetësis për parashikimin të largimit tuaj nga puna, ku siq e pohuat dhe vetë që kryeministri Rama duke qënë shok fëmijrie pa të arsyeshme t'ju jap një mbështetje profesionale. Përfito dhe qepe.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje mjek ne pension

      Shume i sakte mendino juaj : Perfito dhe QEPE ???

      Përgjigjjuni
    2. m
      mullahu-pacient

      Nje cingije me shume, ne oborrin e mullahut te surrelit. Edhe ballukun shoqe e kish mullahu dhe bashkepunimi perfundoi ne spak.Puna e pare qe duhej te kishe bere, moj ministri, ish, qe a mund te sherohesh rama, nga trute e tij te semura rende, nga dashuria per veten.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Popull i thjeshte

        Rama, qe nga dita e pare qe ka marre kryeministrine, nuk ka bere gje tjeter vecse e ka perdorur si laborator te tekave te tij, sigurisht me shume deshtime te cilat ua ka faturuar taksapaguesve.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje