Rikthehet Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8!

25 Shkurt 2026, 20:20Sociale TEMA
Rikthehet Xhevahir Ngjeqari: Rrugët  po sabotohen që të prishet

Në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, inxhinieri Xhevahir Ngjeqari u ndal veçanërisht te rëndësia strategjike e Korridorit VIII, duke e cilësuar atë si një mundësi të madhe ekonomike për Shqipërinë, por të pashfrytëzuar siç duhet.

Çfarë është Korridori VIII?
Sipas Ngjeqarit, Korridori VIII nuk është thjesht një rrugë kombëtare, por një aks tranziti ndërkombëtar që lidh portet shqiptare me vendet e Ballkanit dhe më tej drejt Evropës Lindore.

Ai shpjegoi se avantazhi i Shqipërisë qëndron te pozicioni gjeografik dhe dalja në det, ku përmes një sistemi portual nga Vlora në Shëngjin, mallrat që vijnë nga Mesdheu, Gjibraltari apo Amerika mund të transportohen më shkurt drejt vendeve si Serbia, Maqedonia e Veriut apo Ukraina, duke kursyer qindra kilometra krahasuar me rrugët aktuale.

Ngjeqari deklaroi se problemi kryesor nuk është vetëm rruga, por mungesa e zhvillimit të porteve shqiptare.

“Mund ta bësh edhe me gjashtë korsi, por nëse nuk ka porte funksionale, korridori mbetet i cunguar.”
Sipas tij, aktualisht miliona ton mallra që mund të kalonin përmes Shqipërisë devijohen drejt porteve greke, duke përmendur zhvillimin e infrastrukturës në Greqi, përfshirë Egnatia Odos dhe zgjerimin e portit të Igumenicës, si konkurrencë direkte për portet shqiptare.

Inxhinieri tha se projekte strategjike si Korridori VIII pengohen nga vendimmarrje të gabuara dhe nga mungesa e vizionit afatgjatë.

Ai deklaroi se shpesh drejtuesit politikë, përfshirë kryeministrin Edi Rama, sipas tij keqinformohen nga specialistët teknikë, duke çuar në orientime të gabuara për investimet infrastrukturore.

Në përfundim, Ngjeqari theksoi se Korridori VIII duhet parë si projekt kombëtar me impakt rajonal dhe jo si segment i izoluar rrugor. Sipas tij, pa investime serioze në porte, logjistikë dhe lidhje të integruara, Shqipëria rrezikon të humbasë një mundësi historike për t’u kthyer në nyje tranziti në Ballkan./K.C/dritare.net

3 Komente

  1. b
    bah

    Keshtu ndodh kur kryeministri kalon gjithe kohen ose ne avion ose ne podcastin e tij. Sistemi i drejtesise komplet i sabotuar nga Argitasit. Infrastruktura e sabotuar. Rendi publik i sabotuar,rrahin deputetet e PD njerezit ne rruge,djegin policet me molotove dhe as nuk i prek kush.Arsimi i sabotuar,rrahin mesuesit nxenesit sikur te jene kafshe. Shendetesia e sabotuar,doktore te koruptuar e spitale pa asnje lloj kushti.

    Përgjigjjuni
    1. a
      astrit

      Eshte nje gje komplet tjeter logjika inxhenjerike në zhvillimin e vendit e komplet tjeter logjika e kryeminsitrit qe pelqen fishekzjare, bojra, e shohun

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjergji

        O zoterinj? Po nuk u pyeten specialistet mos prisni ndonje gje te mire per atdhene memedhene kobin e ku di une Me kembe ne toke cfar do gjeje Faleminderit

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje