Shembja në aksin Librazhd–Përrenjas, ARRSH: Nuk ka ende afat për stabilizimin e rrëshqitjes në “Arrat e Gurres”

25 Shkurt 2026, 14:10Sociale TEMA
Shembja në aksin Librazhd–Përrenjas, ARRSH: Nuk ka ende afat

Drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoriteti Rrugor Shqiptar, Indrit Koleci, ka folur mbi situatën në aksin Librazhd–Përrenjas, pas shembjes së ndodhur në zonën e njohur si “Arrat e Gurres”.

Sipas Kolecit, aktualisht nuk mund të jepet një afat i saktë për stabilizimin e plotë të rrëshqitjes, pasi po vijojnë studimet teknike në terren.

“Afate nuk mund të themi, pasi kemi bërë relevim të zonës së poshtme të lumit. Kemi bërë një rilevim të shtratit të lumit. Vazhdojmë studimet në pjesën e sipërme për stabilizimin e masës së rrëshqitjes. Afate s’mund t’ju themi pasi janë volume të konsiderueshme,” u shpreh ai.

Sipas tij, brenda 3-4 ditëve pritet të ketë një vlerësim më të qartë për kohëzgjatjen e ndërhyrjes dhe për një afat paraprak të punimeve.

Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se do të vijojnë të aplikohen masat e përkohshme dhe do të orientohen qytetarët drejt rrugëve alternative, deri në stabilizimin e plotë të segmentit të dëmtuar.Drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoriteti Rrugor Shqiptar, Indrit Koleci, ka folur mbi situatën në aksin Librazhd–Përrenjas, pas shembjes së ndodhur në zonën e njohur si “Arrat e Gurres”.

 

Sipas Kolecit, aktualisht nuk mund të jepet një afat i saktë për stabilizimin e plotë të rrëshqitjes, pasi po vijojnë studimet teknike në terren.

 

“Afate nuk mund të themi, pasi kemi bërë relevim të zonës së poshtme të lumit. Kemi bërë një rilevim të shtratit të lumit. Vazhdojmë studimet në pjesën e sipërme për stabilizimin e masës së rrëshqitjes. Afate s’mund t’ju themi pasi janë volume të konsiderueshme,” u shpreh ai.

 

Sipas tij, brenda 3-4 ditëve pritet të ketë një vlerësim më të qartë për kohëzgjatjen e ndërhyrjes dhe për një afat paraprak të punimeve.

 

Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se do të vijojnë të aplikohen masat e përkohshme dhe do të orientohen qytetarët drejt rrugëve alternative, deri në stabilizimin e plotë të segmentit të dëmtuar.

3 Komente

  1. C
    Cc

    Firma qe punoi te kjo rruge nuk ben per hapur kanale kulluse jo pastaj pert te tjjera pune .

    Përgjigjjuni
    1. l
      lela

      po mire qe po beni punime per ta rregulluar po leket kush do i paguaj ? leket ti paguajn kompanit qe e ben rrugen dhe tu hiqet licenca ,qe kan ndertuar pa cilesi ,se dhe ajo qe shpesh themi per tenderat qe fitoi ai me cmim me te lart e sfitoi ai me cmim te ulet keto sjell se ul cmimin ul kostot e ulet cilesia cahen rruget ,te ndeshkohen dhe punonjesit e kontrollit dhe marjes ne dorezim te rugeve ,qe fusin leket ne xhep e japin firmen se kshu pa ndeshkuar asnje nuk mund te vazhdohet kjo gje do vazhdoj pa fund ,po su prek xhepi ose tu preket liria nuk ven mend njerzit

      Përgjigjjuni
      1. T
        Topografi

        a jane bere Studime Hidro-Gjologjike para Zbatimit te Projektit?? Pra ju po thoni se do te Behet Rilevimi??Dhe u dashka pritur Ulja e Ujrave ne Shtratin e Lumit??Po a u be Rilevimi para fillimit te Punimeve per Rrugen?? Firma Grabitqare,dhe Politikane te Korruptuar...Turpe dhe vetem Turpe...Hani po se paku Ruajuni nga BABEZIA...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje